Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Ushtria e Kosovës, një histori suksesi në 13 vite shtet

Lajme
Në 13-vjetorin e pavarësisë, Forca e Sigurisë së Kosovës po vlerësohet histori suksesi përgjatë rrugëtimit të shtetndërtimit. Ani pse jo gjithmonë me buxhet të mjaftueshëm, FSK ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit të planit të transformimit në ushtri të Kosovës, për çka komandanti i Forcës thotë se i kanë tejkaluar pritshmëritë e këtij plani. Gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë se ngritja e kapaciteteve të FSK-së po bëhet me ndihmën e partnerëve strategjik. Në një intervistë për KosovaPress, komandanti i FSK-së thotë se suksesi më i madh përgjatë këtyre viteve mbetet uniforma e ushtrisë së shtetit të Kosovës. Rama: E kemi arritur qëllimin tonë shekullor që të kemi ushtrinë tonë ...
Komentet te Ushtria e Kosovës, një histori suksesi në 13 vite shtet Janë të Mbyllura

​Porto-Juventus, formacionet e mundshme

Sport
Kampioni aktual i Portugalisë do të përballet me kampionin e Italisë, ku sot në kuadër të Ligës së Kampionëve, Porto pret në shtëpi skuadrën e Juventusit. Juventus e përfundoi fazën e grupeve si lider i Grupit G, duke lënë prapa në vend të dytë skuadrën e Barcelonës. Që nga fillimi i vitit 2021, lojtarët e Andrea Pirlos kanë qenë në formë të shkëlqyer, por kanë dështuar ta vazhdojnë atë ecuri në dy ndeshjet e fundit, ku rikthehen nga një humbje, nga skuadra e Napolit. Në anën tjetër, skuadra e Portos arriti të kualifikohej lehtësisht, ku gjatë fazës së grupeve përfunduan në vend të dytë, pas Manchester Cityt, duke humbur vetëm ...
Komentet te ​Porto-Juventus, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

​Zhvillohen sot dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës angleze

Sport
Dy ndeshje do të zhvillohen sot në Premier Ligën angleze, ku njëra i takon javës së 16-të. Kurse tjetra asaj të 17-të. Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë mes Everton e Manchester City, e cila i takon xhiros së 16-të. Ndërsa ndeshja tjetër do të jetë në kuadër të xhiros së 17-të, kur Burnley pret në shtëpi skuadrën londineze Fulham, përcjell KosovaPress. City do të shikojë që të arkëtojë tre pikë të plota sonte si mysafirë, ku në rast fitoreje, epërsia e pikëve ndaj vendit të dytë do të jetë 10 pikë dallim. Programi i plotë i ndeshjeve të sotme në Premier Ligë është i bashkangjitur ...
Komentet te ​Zhvillohen sot dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës angleze Janë të Mbyllura

Therje me thikë në Bresje të Fushë Kosovës

Lajme
Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me mjetë të mprehtë thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rasti ka ndodhur dje në Bresje të Fushë Kosovës. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje/KosovaPresss ...
Komentet te Therje me thikë në Bresje të Fushë Kosovës Janë të Mbyllura

Plagosje në Prishtinë

Lajme
Një person ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë. Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar./KosovaPres ...
Komentet te Plagosje në Prishtinë Janë të Mbyllura

Haradinaj: Kosova do ec drejtë integrimit euroatlanik dhe bashkimit me Shqipërinë

Lajme
Në ditëlindjen e 13-të të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me strukturat e kësaj partie kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial ”Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Nga aty, Haradinaj u shpreh optimist se Kosova do të ec përpara në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantik dhe bashkimit me Shqipërinë. Haradinaj: Kosova do ec drejtë integrimit euroatlanik dhe bashkimit me Shqipërinë Video “I bashkohem nderimit për të rënët për liri, nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të nderuara. Pra në ditën e përvjetorit të 13-të ta pavarësisë së Kosovës, deri këtu Kosova ka pasur edhe sukseset e veta edhe sfidat e veta, ...
Komentet te Haradinaj: Kosova do ec drejtë integrimit euroatlanik dhe bashkimit me Shqipërinë Janë të Mbyllura

Hoxhaj: Në 13-vjetorin e pavarësisë me mendje jemi në Hagë

Lajme
Në 13-vjetorin e Kosovës shtet, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po thotë se është me mendje dhe zemër në Hagë. Sipas kësaj partie, atje po mbahen padrejtësisht shokët e tyre, të cilët kontribuuan për shtetësinë e Kosovës. Për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, sakrifica e familjes Jashari lindi shpresën dhe projektoi të ardhmen. Sipas tij, kjo e ardhme ishte Kosova e lirë dhe të pavarur e sovrane. Ai gjatë homazheve në Prekaz, tha se po bëhet një sakrificë e re për të treguar që nuk mund të rishkruhet historia e drejtë. Hoxhaj: Në këtë 13-vjetor Kosova është me mendje e zemër në Hagë ...
Komentet te Hoxhaj: Në 13-vjetorin e pavarësisë me mendje jemi në Hagë Janë të Mbyllura

​Beqiri: Vlera dhe respekti ndaj Rugovës po shtohet çdo vit pa dallim partie

Lajme
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit, Ibrahim Rugovës, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në mungesë të kryetarit në dorëheqje, Isa Mustafa, nënkryetari i partisë, Ismet Beqiri tha se vlera dhe respekti ndaj ish-presidentit Rugova po shtohet çdoherë e më tepër pa dallim partie. Beqiri: Vlera dhe respekti ndaj Rugovës po shtohet çdo vit pa dallim partie Video: “Sot në këtë ditë të shënuar të 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës ne po nderojmë figurën kryesore të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, presidentit historik, Ibrahim Rugova. Në shenjë respekti dhe mirënjohje për gjithë atë që ka ...
Komentet te ​Beqiri: Vlera dhe respekti ndaj Rugovës po shtohet çdo vit pa dallim partie Janë të Mbyllura

Një përvjetor ndryshe i Pavarësisë së Kosovës

Lajme
13 vjet më parë Kosova ishte lajmi i të gjitha mediave botërore. Vëmendja e madhe mediatike dëshmohej me mbi 2000 gazetarë të huaj që qëndronin në kryeqytetin e Kosovës. Po ndodhte ajo që shqiptarët e prisnin me shekuj, ngjarja më e rëndësishme për popullin që prej çlirimit të vendit në 1999. Kosova po shpallej shtet i pavarur. Mot i ftohtë ishte në Kosovë në ditën e 17 shkurtit të 2008-ës, por jo për t’i ndalur njerëzit që nga të gjitha anët të mbushnin rrugët në shenjë feste për atë që po ndodhte. Ani pse askush nuk e kishte idenë si do të dukej flamuri i Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë, ...
Komentet te Një përvjetor ndryshe i Pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura

​Osmani: Prekazi, ikonë e pavarësisë së Kosovës që i përkujton botës gjenocidin serb

Lajme
Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ata vlerësuan lart jetën dhe veprën e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë viktimave të gjenocidit serb në Kosovë. Osmani tha se kompleksi memorial “Adem Jashari”, ku prehet komandanti Adem Jashari dhe familja e tij, është ikonë e lirisë së Kosovës. Ajo tha se familja Jashari është simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri. Osmani: Prekazi i përkujton botës gjenocidin serb në Kosovë Video “Këtu është vendi ku çdo ditë duhet ...
Komentet te ​Osmani: Prekazi, ikonë e pavarësisë së Kosovës që i përkujton botës gjenocidin serb Janë të Mbyllura