Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Zveçan, ku i përfshirë ka qenë një automjet me drejtues mashkull kosovar, i cili nga pakujdesia humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe del nga rruga duke u futur në lumin Ibër. Si pasojë e aksidentit shkaktohen vetëm dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te Humb drejtimin e automjetit dhe bije në lumin Ibër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte sot në Shtëpinë e të Moshuarve, në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi për të moshuarit e për personelin kujdestar. Kryeministri vlerësoi faktin se “në shtëpitë e kujdesit shtetëror, ku nuk kemi pasur asnjë humbje jete siç ka ndodhur në disa vende të tjera, sepse personeli i këtyre shtëpive ka bërë një sakrificë të admirueshme, duke u mbyllur brenda bashkë me të moshuarit e duke i mbyllur derën armikut të padukshëm”. Duke iu drejtuar infermierëve që po kryenin vaksinimin, Rama tha: “shumë mirë që i keni vënë edhe dorezat sot se janë edhe inspektorët në Facebook, si thoshte Faik Konica dembelët aktiv që nuk të lënë ...
Komentet te Vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, procesi do të vijojë edhe për personat mbi 80-vjeç Janë të Mbyllura
Kosova shënon sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përkundër pandemisë, kjo ditë mblodhi shumë qytetarët në sheshet e Prishtinës. Flamuri i Kosovës, kaltër dhe verdhë, i shoqëruar me atë kombëtar u panë në duart e shumë qytetarëve. Këta të fundit i harruan masat kundër pandemisë. Në tri sheshet kryesore të kryeqytetit “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, qytetarë të shumtë kishin marrë vallen nën shoqërimin e daulleve. Atmosfera dukej e ngrohtë dhe flamujt po shkëlqenin në motin e ftohtë që po mbretëron këtë të mërkurë. /N.Jakupi/ KosovaPress ...
Komentet te E harruan pandeminë, qytetarët po i gëzohen Ditës së Pavarësisë Janë të Mbyllura
Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. Ish-kryeministri Haradinaj theksoi se sot po nderojnë presidentin e parë dhe historik, Ibrahim Rugova, siç tha për vlerësimin e veprës për pavarësi, liri dhe demokraci. Haradinaj: Urime të gjithëve pavarësia Video “Në përvjetorin e 13 të pavarësisë të vendit, nderojmë te varri i presidentit tonë të parë dhe historik Ibrahim Rugova në shenjë vlerësimi të veprës së presidentit për pavarësi, për liri dhe demokraci. Ashtu si i nderuam në Prekaz për sakrificën, për liri të familjes Jashari, të komandantit legjendar Adem Jashari. Po ashtu në Reçak, në Gllogjan ...
Komentet te Haradinaj bën homazhe te varri i presidentit Rugova Janë të Mbyllura
Organi antimonopol i Italisë gjobiti Facebook 7 milionë euro (8.5 milionë dollarë) për mosrespektimin e kërkesës për të korrigjuar praktikat e pahijshme tregtare në lidhje me përdorimin e të dhënave të përdoruesit. “Hetimi aktual ka konfirmuar që (kompania) nuk ka botuar një njoftim të ndryshuar mbi përdorimin e të dhënave të përdoruesit dhe nuk e ndaloi praktikën e vendosur jo besnike,” tha rregullatori italian në një deklaratë, raporton Reuters. Në nëntor 2018, Komisioni italian për Mbrojtjen e Konkurrencës së Tregut vendosi që Facebook nuk i informoi si duhet përdoruesit për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre. Komisioni gjobiti kompaninë amerikane me 5 milionë euro (5.5 milionë dollarë) dhe ...
Komentet te Italia gjobit Facebook me 7 milionë euro Janë të Mbyllura
Një femër ka raportuar se është sulmuar me mjet të fortë nga persona të panjohur të cilët kanë grabitur nga viktima para të gatshme 200 euro. Rasti ka ndodhur dje në Deçan. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë./KosovaPress ...
Komentet te Sulmohet dhe ia grabisin 200 euro Janë të Mbyllura
Njerëz të armatosur sulmuan një kolegj në Nigeri herët këtë mëngjes dhe rrëmbyen shumë nxënës, i tha Reuters një zëdhënës i guvernatorit, i cili nuk specifikoi numrin e nxënësve të rrëmbyer. Sulmuesit sulmuan Kolegjin Shtetëror të Shkencave në rrethin Kagar dhe kapërcyen sigurinë e shkollës, pas së cilës ata morën nxënësit larg, thanë banorët vendës. Presidenti nigerian Muhammadu Bukhari dënoi sulmin dhe rrëmbimin dhe urdhëroi shërbimet e sigurisë të kryejnë një operacion shpëtimi. Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin dhe rrëmbimin. Në veri të Nigerisë, ekstremistët e grupit islamik Boko Haram janë aktivë, si dhe Shteti Islamik, si dhe grupe të tjera të armatosura./KosovaPress ...
Komentet te Sulmuesit e armatosur rrëmbejnë një numër të madh nxënësish në Nigeri Janë të Mbyllura
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar ushtruesen e detyrës së presidentes në Kosovë, Vjosa Osmani, në 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e urimit të kreut të shtetit thuhet se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha sfidat e ardhshme, si liberalizimi i vizave apo avancimi i procesit të integrimit euro-atlantik të Kosovës. “Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha sfidat e ardhshme, e bindur se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre 13 viteve Pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e shtetit dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të ...
Komentet te Meta në Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Të fuqizojmë bashkëpunimin vëllazëror Janë të Mbyllura
Një kryesues në një vendvotim në Pejë, ka kryer veprën keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, duke liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundojë numri i votave. Rasti kishte ndodhur më 14 shkurt në orën 22:20. Kurse, është raportuar në Polici më 16 shkurt./KosovaPress ...
Komentet te Kryesuesi i një vendvotimi në Pejë akuzohet për keqpërdorim të dytës gjatë zgjedhjeve Janë të Mbyllura
Në shënim të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Haradinaj ka qëndruar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka nderuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri. Pas homazheve, Haradinaj tha se janë këtë për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij. Haradinaj deklaroi sërish se nëse Kosova bllokohet për integrim euro-atlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë. “Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euro- atlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj. Ndryshe, Haradinaj ...
Komentet te Haradinaj në Prekaz flet për bashkim kombëtar Janë të Mbyllura