Shtetet e Bashkuara do të kryejë një pagesë mbi 200 milionë dollarë si pjesë e përmbushjeve të saja financiare ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri në fund të shkurtit, njoftoi sekretari i Shtetit Anthony Blinken. “Ky është një hap kryesor përpara në përmbushjen e detyrimeve tona financiare si një anëtar i OBSH-së dhe pasqyron angazhimin tonë të ripërtërirë për të siguruar mbështetjen e nevojshme të OBSH për të drejtuar përgjigjen globale të pandemisë,” tha Blinken në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Shtetet e Bashkuara besojnë se multi-lateralizmi, OKB dhe OBSH janë thelbësore, jo vetëm si një përgjigje efektive shëndetësore ndërkombëtare dhe humanitare ndaj COVID-19, por gjithashtu edhe për ...
Komentet te Anulohet vendimi i Trump – SHBA do të përmbushë obligimet e saja financiare ndaj OBSH-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Princi Philip, burri i Mbretëreshës Britanike Elizabeth, është shtruar në Spitalin King Edward VII të Londrës, njoftoi sot Pallati Buckingham. Sipas deklaratës, mjeku i tij këshilloi familjen që ai ende të qëndronte nën mbikëqyrjen e ekspertëve. Princi Philip nuk po ndjehej mirë këto ditë, kështu që kjo këshillë erdhi si një masë paraprake. Ai është 99-vjeç dhe do të qëndrojë në spital për disa ditë, në mënyrë që të përcillet gjendja e tij shëndetësore, dhe burime nga pallati mbretëror thanë për Daily Mail se ai nuk kishte nevojë për ndihmë në hyrjen në automjet. Ndryshe, muajin e kaluar, Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth morën dozën e parë të vaksinës kundër ...
Komentet te Princi Philip shtrohet në spital Janë të Mbyllura
Sllovakia shtrëngoi sot kontrollet në kufijtë e saj duke përmendur rrezikun e përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit në Evropë, në një kohë kur vendi po lufton kundër një niveli shumë të lartë vdekshmërie si pasojë e COVID-19, më i larti në botë. Ministria e Shëndetësisë theksoi se çdo person që kalon kufirin sllovak do të duhet të izolohet për 14 ditët që pasojë dhe disa pika kufitare më pak të frekuentuara do të mbyllen tashmë. “Regjimi i ri në kufi parashikon të pengojë përhapjen e mutacioneve të reja të koronavirusit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Marek Krajci. Sllovakia kishte filluar tashmë të mbyllte disa kalime në kufirin me Poloninë. ...
Komentet te Sllovakia rrit kontrollet në kufi Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje për blerjen e 300 milionë dozave shtesë të vaksinës Moderna kundër COVID-19, pas një kontrate të parë prej 160 milionë dozash vaksine, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Marrëveshja përfshin blerjen e 150 milionë dozave, të destinuara për shpërndarje në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit 2021, me një mundësi prej 150 milionë doza shtesë në vitin 2022”, theksoi kompania në një deklaratë. Në total, BE pritet të ketë 310 milionë doza të vaksinës Moderna këtë vit./KosovaPress ...
Komentet te BE kontratë me Moderna për 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Ekspertët belgë paralajmërojnë se për shkak të shfaqjes së llojeve më ngjitëse të virusit COVID-19, do të jetë e nevojshme të vaksinohen midis 80 dhe 90 për qind të popullsisë në mënyrë që të fitohet imuniteti kolektiv. Agjencia Evropiane e Barnave thotë se nuk ka ende të dhëna se sa zgjat imuniteti i njerëzve të vaksinuar. “Tani e dimë që 70 për qind e të vaksinuarve nuk do të jenë të mjaftueshme për ta vendosur virusin nën kontroll, kështu që duhet të synojmë për më shumë. Shkalla e vaksinimit prej 80 për qind duhet të jetë e arritshme “, vlerësoi epidemiologu kryesor belg, Pierre van Dam. Përveç faktit që shfaqen ...
Komentet te Për imunitetin kolektiv më shumë se 80 për qind e të vaksinuarve? Janë të Mbyllura
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka thënë se Kosovën e presin tema për zgjidhje përfundimtare, përmbyllja e zgjidhjes përfundimtare kërkon edhe guxim, kërkon edhe durim sepse Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës por është problem i rajonit, është problem i Evropës. Ahmeti në akademinë solemne organizuar me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se pa një zgjidhje përfundimtare as Evropa nuk mund të jetë e qetë, me një rajon me probleme të pambyllura por me mundësi reale për një pakënaqësi rajonale. “Prandaj do të doja të ftojë të gjithë miqtë e mi në radhë të parë, që unë i njoh ...
Komentet te Ahmeti: Pa një zgjidhje përfundimtare për Kosovën as Evropa nuk mund të jetë e qetë Janë të Mbyllura
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke shpresuar se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë Qeverinë Kurti 2, Albin Kurtin, kryeministër sikur edhe Vjosa Osmanin presidente. Kur vota e pjesës më të madhe të votuesve ka vendosur për vendimmarrjen, KMDLNj mendon dhe kërkon që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve. Reagim i KMDLNj – së: TË FORMOHEN INSTITUCIONET E KOSOVËS, PA VONESË DHE PA KUNDËRSHTIME! Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, situata politike u qartësua shumë. Pozita e ardhshme ka siguruar pushtet absolut duke udhëhequr ...
Komentet te KMDLNj: Opozita ta votojnë Qeverinë Kurti 2 dhe Vjosa Osmanin si presidente Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar ...
Komentet te Pesë të vdekur dhe 297 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka ia ka uruar presidentit të FFK-së Agim Ademit 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur telegramin e plotë të Dukës, përcjell KosovaPress. “I nderuar President, I dashur Agim, Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të futbollit shqiptar, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, festën e Pavarësisë. Prej 13 vjetësh si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka shënuar përparime të jashtëzakonshme duke qenë anëtare me ...
Komentet te Duka uron Ademin për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtë vit Çmim Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, ia ndau autorit, njëherit kryetarit të Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja. Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë̈ së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau edhe çmimet vjetore për letërsi për Ag Apollonin dhe Blerina Rugova-Gaxha. Ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi tha se përmes letërsisë është shpërfaqur identiteti jonë kombëtar. Dumoshi: Letërsia është shtet ndërtimi i Kosovës Video: “Nuk është e rastësishme që e kemi caktu këtë ditë për ta ndarë këtë çmim. Letërsia është shtet ndërtimi i Kosovës. Gjithmonë e kemi shpërfaqur identitetin tonë kombëtar përmes letërsisë, vargut dhe prozës”, tha ajo. ...
Komentet te Mehmet Kraja nderohet me çmimin “Azem Shkreli” Janë të Mbyllura