Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, më të përqendruara rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.KosovaPress ...
Komentet te Parashikimi i motit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një person ka raportuar se ka problem me djalin e tij i cili dyshon se përdor substanca narkotike dhe për këtë arsye u shkakton problem familjarëve të tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi prej 1 gram marihuanë dhe pastaj është dërguar në klinikën e psikiatrisë për tretman mjekësor. Rasti në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te Raporton djalin e vet në Polici, përdorte substanca narkotike dhe i shkaktonte probleme Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Yllka Metaj. Gjatë takimit, Guvernatori informoi drejtoreshën Metaj lidhur me masat që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato në aktivitetin e tyre. Sipas komunikatës për media nga BQK thuhet se, Guvernatori njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren, në rast të nevojës së mëtejme për t’i ndihmuar bizneset që ...
Komentet te Përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, takojnë Guvernatorin Mehmeti Janë të Mbyllura
Shumë klube, e veçanërisht Chelsea, janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Bayern Munich, Niklas Sule, raporton “AZ”. Thomas Tuchel dëshiron me çdo kusht ta transferojë mbrojtësin gjerman në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar veror, përcjell KosovaPress. Sa i përket vetë Sules, ai është i kënaqur te Bayerni, por me ardhjen e mbrojtësit Dayot Upamecano, të cilin Bayern e transferoi te RB Leipzig, Sule do të ketë kompeticion më të madh, në garë për një vend të sigurt në formacionin bazë/KosovaPress ...
Komentet te Chelsea dëshiron ta transferojë Sulen Janë të Mbyllura
Specializantët shëndetësorë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (Ora 11:30) Do të ketë video Konferencë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve lidhur me procesin që po zhvillohet në këtë qendër. (Ora 13:00) Do të ketë video – LIVE KRU “Gjakova” mban konferencë për media (Objekti i KRU “Gjakova”, ora 13:00) Do të ketë video – LIVE /KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura
Ish-sulmuesi i Arsenalit Kevin Campbell, e ka përkrahur ish-skuadrën e tij që ta bëjnë huazimin e Martin Odegaard si transferim permanent nga Real Madridi. Arsenali arriti marrëveshje gjatë afatit kalimtar dimëror me Real Madridin, për ta transferuar yllin norvegjez në formë huazimi deri në fund të këtij stinori, përcjell KosovaPress. “Martin Odegaard është lojtar i Real Madrid-it dhe ka gjashtë vjet që është me ta, por nuk ka arritur ta dëshmojë veten në mënyrën më të mirë. Sigurisht që ai e dëshiron një vend ku ndihet si në shtëpi, dhe po ashtu nuk e ka problem gjuhën angleze që të vijë në Arsenal”, tha Campbell për “Football Insider”. “Pse mos ...
Komentet te Legjenda e Arsenalit i kërkon atyre ta bëjnë permanente transferimin e Odegaard Janë të Mbyllura
Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur për ndarjen e miliona eurove për kategori të ndryshme që nuk kanë qenë të përfshira në pakot e mëhershme por që sipas ekzekutivit i janë ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut të pandemisë. 3 milionë euro janë ndarë për punëtorët e arsimit, 700 mijë për zyrtarët policor, 180 mijë për zjarrfikësit, 100 mijë euro për sektorin shëndetësor dhe 78 mijë për punëtorët social. Qeveria ka bërë të ditur se janë ndarë edhe 160 mijë euro për punëtorët teknik të sektorit privat. Ministria në detyrë e financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se i gjithë personeli i angazhuar në arsimin primar dhe sekondar do ...
Komentet te Qeveria Hoti ndan miliona euro për kategori të ndryshme Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin. Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasadori tregon se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë Qeverisë së re. Me këtë rast Orlando thotë se ka siguruar se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik. “Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. ...
Komentet te Ambasadori italian takon Kurtin: E inkurajova për formim të shpjetë të Qeverisë së re Janë të Mbyllura
Gjiganti anglez ka synim yllin e PSG-së. Kampioni i Premier Ligës angleze Liverpool, do të ketë përkrahjen e krerëve të tyre, për ta mundësuar transferimin e Kylian Mbappe, raporton “Le Parisien”. Raportohet se pavarësisht shumës së madhe që kërkon kampioni francez, e cila thuhet të jetë mbi 200 milionë euro, FSG (pronarët e Liverpool) janë të gatshëm që të investojnë gjatë verës, përcjell KosovaPress. PSG dëshiron një shumë gjigante për yllin francez, që është duke u monitoruar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, i cili këtë javë i tregoi botës talentin që e posedon, ku realizoi tre gola kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, “Të Kuqtë” thuhet se janë ...
Komentet te Liverpool ka fonde për Mbappe Janë të Mbyllura
Një grabitje e armatosur ka ndodhur natën e pavarësisë në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Sipas policisë, viktima ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve ka ardhë një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij, por pa pasoja. Të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga viktima para dhe janë larguar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar. Ndërsa, në Prishtinë është arrestuar një person për disa grabitje që kishte ndodhur ditë me parë në ...
Komentet te Grabitje e armatosur në një fshat të Fushë Kosovës Janë të Mbyllura