Komisionarja Evropiane për Shëndetësinë, Stella Kiriakides, konfirmoi se Hungaria ka të drejtë të miratojë përdorimin e përkohshëm të një vaksine të paautorizuar në territorin e saj në raste urgjente, përkatësisht të aprovojë kryerjen e një prove klinike me vaksinën ruse. “Kjo është një çështje e autoriteteve kombëtare dhe përgjegjësia për një përdorim të tillë bie mbi shtetet anëtare,” tha Kiriakides. Kiriakides shton se prodhimi përfundimtar i vaksinës ruse në territorin e Hungarisë është “gjithashtu përgjegjësi e Hungarisë”. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në lidhje me përdorimin dhe prodhimin e mundshëm të vaksinës ruse Sputnik V, e cila nuk është aprovuar për përdorim në BE, Kiriakides thekson se në BE ...
Komentet te BE: Hungaria përdor vaksinën ruse në rrezikun e vet Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Aleanca Kosova e Re (AKR) kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) që të rinumërojë të gjitha kutitë e votimit në të gjithë territorin e Kosovës, pasi që sipas tyre rezultatet brenda listës janë manipuluar nga komisionerët në qendrat e votimit. Megjithëkëtë, AKR ka vlerësuar se procesi i numërimit të votave ka shkuar në rregull deri në momentin kur kanë filluar të numërohen votat e kandidatëve për deputetë. “Aleanca Kosova e Re vlerëson lartë organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit. Sipas AKR, procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputet. ...
Komentet te AKR-ja kërkon rinumërim të fletëvotimeve në Kosovë Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian dënoi sulmet e fundit drejtuar nga kryeministri slloven, Janez Jansha kundër gazetarëve, disa prej tyre korrespondentë në Bruksel. “Ne nuk pranojmë fjalë fyese drejtuar gazetarëve dhe i dënojmë ato”, tha Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Jansha, përmes disa komenteve në Twitter, kishte sulmuar disa gazetarë, disa autorë artikujsh mbi hetimet mbi lirinë e shtypit në Slloveni, nën sulm nga qeveria e Janshas. Jansha ka sulmuar në Twitter një gazetar nga Politico Europe, autor i reportazhit “Lufta e Sllovenisë ndaj medias”. “Lili Bayer ishte udhëzuar të mos tregonte të vërtetën dhe kështu ka bërë”, shkruan Jansha. “Ajo ka cituar burime anonime të ...
Komentet te BE dënon sulmet e kryeministrit slloven kundër medias Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm ka dënuar me një vit heqje lirie dhe 500 euro gjobë të akuzuarin F.B., për shkak se ka kryer veprën penale mashtrim. F.B. më 22 shkurt 2019, në Prizren, kishte arritur marrëveshje me personin e dëmtuar S.K., për blerjen e një kamionete në vlerë 5.300 euro, një shumë të të cilës do t‘ia paguante ditën e nesërme, ndërsa për pjesën tjetër do të punonte tek i dëmtuari, por nga ajo ditë i pandehuri F.B., nuk është lajmëruar dhe nuk ia ka paguar shumën e të hollave të dëmtuarit, por të njëjtën kamionetë e shet te një person tjetër për 1.500 euro, duke i shkaktuar ...
Komentet te Një vit burg dhe 500 euro gjobë për mashtrim Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., gjatë vitit 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Gjilan, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke anashkaluar interesin e institucionit, ku në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues ‘’Livadhet e Arapit’’, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi. Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të ...
Komentet te Lëshoi kundërligjshëm leje ndërtimi, ngritet aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit në Gjilan Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve O.K., L.S., L.H. dhe S. Sh., pasi kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë. Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 31.12.2020, 27.01.2021, 13.02.2021 dhe 16.02.2021, të pandehurit në bashkëveprim duke e ditur se paratë janë të falsifikuara, i kishin vënë në qarkullim duke i përdorur si të vërteta, duke blerë Iphone X dhe gjësende nëpër markete të ndryshme, me ç’rast kanë dëmtuar persona të ndryshëm. Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të ...
Komentet te Gjykata i dërgon paraburgim të pandehurit, pasi që kishin vënë qarkullim para false Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” apelon tek qytetarët për më shumë kujdes për rrjetin e kanalizimit. Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla-Dina kërkoi që mos të hedhin mbetje inerte në rrjetin e kanalizimit pasi në këtë mënyrë po dëmtohet infrastruktura e kanalizimit. Ajo tha se rastet e bllokimit të pusetave të rrjetit të kanalizimit në Gjakovë, Rahovec janë të shpeshta. Syla-Dina ka theksuar edhe se abuzimet me kanalizim po ndodhin si pasojë e vetëdijesimit të ulët të qytetarëve sa i përket rrjetit të kanalizimit. Syla-Dina: Mbetjet inerte të mos hedhen në kanalizim Video “Abuzimet me kanalizim fatkeqësisht janë të shpeshta kjo si pasojë e vetëdijesimit të ulët të qytetarëve sa ...
Komentet te KRU “Gjakova” apelon qytetarët të mos hedhin mbetjet inerte në rrjetin e kanalizimit Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale nga anglezja Chelsie Giles. Tani, kampionia olimpike do të garojë për vendin e tretë, ose për medaljen e bronztë, të turneut të “Grand Slam”, që është duke u zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, përcjell KosovaPress. Kelmendi hap garën me fitore kundër gjermanes Annika Wurfel, për të vazhduar me fitore në çerekfinale kundër ruses Alesya Kuznetsova me Ippon. Në garë për medaljen e bronztë, Majlinda do të përballet me përfaqësuesen belge Charline Van Snick./KosovaPress ...
Komentet te Majlinda do të garojë për medaljen e bronztë Janë të Mbyllura
Përballja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Anglisë, në kuadër të fazës së eliminatorëve për Botërorin “Katar 2022”, do të zhvillohet në Tiranë. Ndeshja do të zhvillohet më datën 28 mars, në stadiumin “Air Albania”, përcjell KosovaPress. Spekulohet se Federata e Futbollit të Anglisë ka siguruar leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar drejt Shqipërisë për shkak të bllokimit të linjave të udhëtimit nga shteti britanik. Shqipëria dhe Anglia gjenden në Grupin I, së bashku me Poloninë, Hungarinë, Andorrën e San Marinon./KosovaPress ...
Komentet te Tirana mikpritëse e ndeshjes Shqipëri-Angli Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime të ardhura nga diaspora, deri më tani ka aprovuar 4 mijë e 811 sosh, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891. Këto fletëvotime janë refuzuar për shkak se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit, nga votues të paidentifikuar dhe për shkak që kanë bashkangjitur dokumente jo valide. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vijon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime dhe selektimi i tyre. Ai tha se gjatë periudhës së votimit përmes postës kanë pranuar rreth 43.500 pako me fletëvotime dhe vetëm ...
Komentet te KQZ refuzon 1.891 zarfe me fletëvotime nga diaspora Janë të Mbyllura