Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Facebook bllokon faqet e lajmeve në Australi

Rajoni dhe Bota
Facebook ka bllokuar përdoruesit australianë të përdorin burimet e lajmeve në faqet e tyre, raporton Reuters. Gjiganti i mediave sociale bllokoi të gjithë përmbajtjen e medias të enjten për shkak të një mosmarrëveshjeje me qeverinë mbi pagimin e përmbajtjes. Masa u kritikua me shpejtësi nga prodhuesit e lajmeve, politikanët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, veçanërisht pasi u bë e qartë se faqet zyrtare të shëndetit, paralajmërimet e sigurisë emergjente dhe rrjetet e mirëqenies ishin pastruar nga faqja së bashku me lajmet. “Veprimet e Facebook për të mos e shoqëruar Australinë sot, duke ndërprerë shërbimet thelbësore të informacionit mbi shëndetin dhe shërbimet e emergjencë, janë arrogante dhe zhgënjyëse,” tha ...
Komentet te Facebook bllokon faqet e lajmeve në Australi Janë të Mbyllura

​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 25 shkurt

Lajme
Ministria e Financave ka njoftuar se më 25 shkurt do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro. Sipas MF-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. “Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te ​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 25 shkurt Janë të Mbyllura

​Tahiri, Pupovci dhe Rusta-Blaka fillojnë sot Kampionatin Botëror në skitari

Sport
Albin Tahiri, Arbi Pupovci dhe Fiona Rusta-Blaka janë tre skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në kuadër të Kampionatit Botëror në skitari. Ky kampionat është duke u mbajtur në Cortina d’Ampezzo të Italisë, përcjell KosovaPress. Numrat rendor që do t’i mbajnë skitarët tanë janë, Tahiri me numër 82, Pupovci me numër 87 dhe Rusta Blaka me numër rendor 93. Të dy konkurrencat do të fillojnë sot garat nga ora 10:00../KosovaPress ...
Komentet te ​Tahiri, Pupovci dhe Rusta-Blaka fillojnë sot Kampionatin Botëror në skitari Janë të Mbyllura

AAK reagon pas deklaratës së Rada Trajkoviqit

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reagur pas deklaratës së Rada Trajkoviq e cila tha se AAK është në diskutime me Listen Serbe për një marrëveshje të mundshme për zgjedhjen e Presidentit. AAK theksoi se nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Tutje nga AAK u bë e ditur se zonja në fjalë nuk e kishte për herë të parë që përdorë emrin e Aleancës për të qenë në vëmendje, e këtë dëshiron ta arrijë duke dhënë deklarata të pa baza e pompoze sikurse kjo e fundit. “Aleanca nuk do të ...
Komentet te AAK reagon pas deklaratës së Rada Trajkoviqit Janë të Mbyllura

​Ngjarjet e datës 18 shkurt (Video)

​Ngjarjet e datës 18 shkurt (Video)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) Do të ketë video – LIVE   PS. Do të ketë njoftime shtesë./KosovaPress ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 18 shkurt (Video) Janë të Mbyllura

​Stuhitë dhe moti i keq pushtojnë ShBA-në

Rajoni dhe Bota
Një stuhi e frikshme dimri dhe i ftohti i acartë kanë pushtuar mbarë Shtetet e Bashkuara por Teksasi është ai që po i ndjen më shumë pasojat, ku energjia elektrike është shkëputur me miliona banorë që kanë mbetur në errësirë prej ditësh tashmë. Sipas autoriteteve shtetërore, nga kufiri me Meksikës deri në Oklahoma e Houston, banorët po jetojnë në terr. Zyrtarët e Teksasit thanë po ashtu se fajtore është kompania e shpërndarjes së energjisë e për këtë do të nisin hetimet. Por problemet me energjinë janë shoqëruar këto edhe me temperaturat më të ulëta rekord, që duket se do të vazhdojnë deri në fund të javës. Mbi 21 milionë qytetarë ...
Komentet te ​Stuhitë dhe moti i keq pushtojnë ShBA-në Janë të Mbyllura

Moti sot

Lajme
Mot i butë dhe me diell parashihet të mbaj në Kosovë gjatë së enjtes. Në këtë ditë nuk pritet të ketë reshje shiut e as të borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tregon se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s./KosovaPress ...
Komentet te Moti sot Janë të Mbyllura

​1 mijë e 553 të vdekur nga COVID-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se që nga 13 marsi i 2020-ës 65 mijë e 65 qytetarë janë infektuar me COVID-19 në vend. 56 mijë e 655 qytetarë u shëruan nga infektimi me virusin korona, mirëpo janë 1 mijë e 553 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus. Aktualisht në vend janë 6 mijë e 857 raste aktive me COVID-19. Më së shumti rast pozitive janë paraqitur në Komunën e Prishtinës. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi ...
Komentet te ​1 mijë e 553 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Bien në mënyrë dramatike fitimet e kompanisë ruse të naftës Rosneft

Rajoni dhe Bota
Performanca e dobët financiare e kompanisë së naftës Rosneft nuk është për t’u habitur, pasi gjatë vitit 2020 ekonomia e Rusisë ka pësuar kolaps. Kështu ka thënë shefi ekzekutiv, Igor Sechin gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin, duke shtuar se gjatë këtij viti të hyrat e kompanisë ishin 80 për qind më pak. Gjithashtu, sipas medieve ruse, një zhvlerësim të madh të Rosneftit pati, pasi në muajin mars të vitit të kaluar Sechin shkaktoi një kolaps të paparë në çmimet e naftës. Gjatë tremujorit të tretë të 2020-së, kompania ruse pësoi humbje prej gati 1 miliard dollarë. Rosneft është kompania e dytë më e madhe e naftës e kontrolluar nga ...
Komentet te Bien në mënyrë dramatike fitimet e kompanisë ruse të naftës Rosneft Janë të Mbyllura

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

Rajoni dhe Bota
Si sot para 110 vitesh do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 kilometra nga pika e nisjes. Më 18 shkurt 1911 ishte 23-vjeçari Henri Pequet që pilotoi avionin që mbante 6.500 letra. Ai drejtoi një Humber-Sommer me rreth pesëdhjetë kuaj fuqi dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 13 minuta. Letrat ishin të shënuara “Posta e Parë Ajrore, Allahabad 1911”./KosovaPress ...
Komentet te 110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar Janë të Mbyllura