Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

​Hidhet shorti i Kupës së Kosovës
Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të Kupës së Kosovës. Ndeshje interesante janë paraparë të zhvillohen, por përballja më atraktive do të jetë mes Feronikelit e Prishtinës, përcjell KosovaPress. Shorti i plotë i Kupës së Kosovës vijon si më poshtë: Feronikeli – Prishtina (Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’) Trepca’89 – Llapi (Stadiumi ‘Riza Lushta’) Istogu – A&N (Stadiumi ‘Demush Mavraj’) Dukagjini – Drenica (Stadiumi ‘18 qershori’)/KosovaPress ...
Komentet te ​Hidhet shorti i Kupës së Kosovës Janë të Mbyllura

​Humbje rekord për Air France-KLM

Rajoni dhe Bota
Air France-KLM ka humbur 7,1 miliardë euro vitin e kaluar, një tronditje e pazakontë, e shkaktuar nga COVID-19 që ka prekur ndjeshëm sektorin e transportit ajror dhe ka privuar grupin franko-holandez nga dy e treta e klientëve të tij. “Qarkullimi i të ardhurave u ul a me 59% krahasuar me 2019, në 11,1 miliardë euro”, theksoi grupi në një komunikatë, duke paralajmëruar se tremujori i parë i 2021 do të ishte “i vështirë” dhe se shikueshmëria e një rimëkëmbjeje mbetet “e kufizuar”, edhe nëse ai pret një ringjallje të trafikut në tremujorin e dytë dhe të tretë falë vaksinave. “Këto humbje dhe rënie të aktivitetit, janë urdhra nga të mëdhenjtë ...
Komentet te ​Humbje rekord për Air France-KLM Janë të Mbyllura

Majlinda kalon në gjysmëfinale

Sport
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka filluar garën e Grand Slam-it në mënyrë fantastike. Fituesja e medaljes së artë olimpike e mposhti në raundin e parë gjermanen Annika Wurfel me IPPON, vetëm për të kaluar në gjysmëfinale, përcjell KosovaPress. Kampionia kosovare do ta mësojë kundërshtaren e radhës, pasi që të përfundojë ballafaqimi mes xhudisteve Joana – Kuznetsova./KosovaPress ...
Komentet te Majlinda kalon në gjysmëfinale Janë të Mbyllura

OKB: Plan global vaksinimi

Rajoni dhe Bota
Bota ka nevojë urgjente për një plan global vaksinimi për të bashkuar të gjithë ata që kanë fuqinë, ekspertizën shkencore dhe kapacitetet prodhuese dhe financiare të kërkuara, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres para vendeve të G20. Organizata Botërore e Shëndetësisë, që njoftoi një rënie me 16 për qind të rasteve me COVID-19 në botë, theksoi gjithashtu se “zjarri nuk është shuar”, më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë që ka shkaktuar mbi 2,4 milionë të vdekur. “Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë është ulur për të pestën javë radhazi dhe që prej fillimit të vitit, bilanci i përjavshëm i infektimeve pothuajse është ...
Komentet te OKB: Plan global vaksinimi Janë të Mbyllura

Agim Ademi, krenar me sukseset e Agim Agushit

Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka pritur sot në takim zhonglerin e njohur Agim Agushin, i cili po ashtu është pjesë e librit Guinness. Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përcjell KosovaPress. Agushi u nda i kënaqur me arritjet dhe punën e presidentit Ademi në FFK, dhe u shpreh krenar me Kombëtaren e Kosovës në futboll, ku sukseset e tyre i quajti historike. Presidenti Ademi theksoi që është krenar me rekordet e sportistit Agushi, dhe i ofroi atij përkrahje, duke thënë që sportistët si Agushi janë motivim dhe shembuj për gjeneratat e reja. /KosovaPress ...
Komentet te Agim Ademi, krenar me sukseset e Agim Agushit Janë të Mbyllura

MEA mbështet financiarisht Infrakos-in dhe ngrohtoren e Gjakovës

Lajme
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Infrakos-in dhe me Ngrohtoren e qytetit në Gjakovë. Drejtorët e këtyre ndërmarrjeve, Xhevat Ramosaj dhe Albana Skivjani, e kanë njoftuar ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. “Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Qytetit “Gjakovë”, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në kategorinë ekonomike “Subvencion dhe Transfere”, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te MEA mbështet financiarisht Infrakos-in dhe ngrohtoren e Gjakovës Janë të Mbyllura

​KMDLNJ: Specialja nuk garanton gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Lajme
KMDLNJ ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë që të trajtojë ish-krerët e UÇK-së në përputhje me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria, në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe në përputhje me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale të Kosovës. Në një reagim për media, KMDLNJ përkujton se që nga fillimi ka reaguar për shkeljen e të drejtave të njeriut të të akuzuarve siç është diskriminimi në përkthimin e materialeve e që e vështirëson pregatitjen e mbrojtjes efektive dhe bashkëpunimit mbrojtës – i akuzuar. “Materialet që iu janë dorëzuar të akuzuarve janë përkthyer vetëm pjesërisht ndërsa Gjykata Speciale deklaron vazhdimisht se materialet po ...
Komentet te ​KMDLNJ: Specialja nuk garanton gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së Janë të Mbyllura

MSH diskriminon 13 specializantë – katër muaj pa paga

Lajme
Që katër muaj, prej kur nënshkruan kontratën me MSH-në për specializim, 13 prej tyre ende nuk kanë marrë asnjë pagë. Ata po shprehën të indinjuar dhe të anashkaluar nga ministria, ndërkohë që po vazhdojnë të punojnë. Specializantët nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë së punës nga Gjakova, sot kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë. Ata e kanë fituar specializimin në konkursin e rregullt të MSH-së, por kontrata e tyre nuk po respektohet. Arianit Zajmi, i cili është specializant i Neurologjisë, tha se po diskriminohen, për shkak se ka pasur të tillë të cilët janë paguar. Zajmi: Kërkojmë është që të kemi një trajtim të barabartë (Video) “Ajo ...
Komentet te MSH diskriminon 13 specializantë – katër muaj pa paga Janë të Mbyllura

​PZAP shqiptoi gjoba në vlerë prej 216,350 euro për subjektet politike

Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqyrtuar dhe vendosur sot lidhur me 10 ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve. Sipas PZAP-së, ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj. Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranojë si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme. Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej 1,200.00 euro, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. “Natyra e ...
Komentet te ​PZAP shqiptoi gjoba në vlerë prej 216,350 euro për subjektet politike Janë të Mbyllura

Gjeorgji: Kryeministri Gakharia jep dorëheqjen, pas urdhrit të gjykatës për arrestimin e një figure të opozitës

Rajoni dhe Bota
Kryeministri gjeorgjian, Guiorgui Gakharia dha sot dorëheqjen në shenjë proteste kundër vendimit të një gjykate për ndalimin e një drejtuesi të opozitës, një kthesë e re në krizën politike që ka tronditur vendin që nga zgjedhjet legjislative të tetorit. “Unë kam marrë vendimin për të lënë detyrat e mia”, theksoi Gakharia gjatë një takimi qeveritar të transmetuar në televizion, duke besuar se ”ky vendim gjyqësor përbën një rrezik për shëndetin dhe jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe krijon mundësinë për një përshkallëzim politik në vend”. Nika Melia, drejtues i Lëvizjes Kombëtare të Unifikuar (MNU), një parti e themeluar nga ish-presidenti në mërgim, Mihail Sakachvili, është akuzuar nga drejtësia për organizim të ...
Komentet te Gjeorgji: Kryeministri Gakharia jep dorëheqjen, pas urdhrit të gjykatës për arrestimin e një figure të opozitës Janë të Mbyllura