5, 6 dhe 7 mars mbahet manifestimi gjithë-popullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Për organizimin e Epopesë së UÇK-që, Qeveria në detyrë në mbledhjen e mbajtur paraditen e së enjtes ka ndarë 40 mijë euro. Në po të njëjtën mbledhje është formuar edhe këshilli organizues i Epopesë së UÇK-së. Kryesues i Këshillit organizativ të Epopesë së UÇK-së do të jetë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetrari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues, zyra ...
Komentet te Qeveria ndan 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Kishnicë të Graqanicës. Vdekjen e viktimës, ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /KosovaPress ...
Komentet te Gjendet një trup i pajetë në një fshat të Graqanicës Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 198 gjoba në bazë të ligjit Covid-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 698 gjoba trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 8 aksidente me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te 198 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Një 29 vjeçar është arrestuar lidhur me rastin e gjuajtjes më armë në mbrëmjen e së mërkurës që ndodhi në rrugën “B” në Prishtinë e ku mbetën të plagosur dy persona, një nga një kalimtare. Policia raporton se njëri nga të dyshuarit nuk ka respektuar nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka shtënë me armë zjarri e për çka thonë se njëri nga policët është obliguar që të gjuaj me armë në drejt të të dyshuarit. Kështu ka bërë të ditur edhe sot Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media. “Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” ...
Komentet te Arrestohet 29 vjeçari për gjuajte me armë dhe plagosje te rruga “B” Janë të Mbyllura
Lajmi për suspendimin e 12 minatorëve të “Trepçës”, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në grevë ditë më parë, nuk është i saktë. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i minierës me flotacion “Trepça”, Nexhat Dedia. Sipas tij, përkundër që punëtorët kanë bërë shkelje të rregullores së punës, ata nuk janë suspenduar, por vetëm u është tërhequr vërejtja. “Nuk është suspenduar asnjë punëtor. Pavarësisht se kanë shkelur rregulloren e punës, atyre u është tërhequr vërejtja dhe asgjë më shumë. Puna në minierë është duke vazhduar me kapacitete të plota”, ka thënë shkurt Dedia. Edhe kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani, ka konfirmuar se punëtorëve ...
Komentet te Nuk ka minatorë të suspenduar, u tërhiqet vetëm vërejtja Janë të Mbyllura
Dy gjigantët anglez Liverpool dhe Manchester United, thuhet se kanë shprehur interesim në shërbimet e mesfushorit të West Ham Declan Rice, raporton “Transfer Window Podcast”. Gjithashtu, thuhej se interesim serioz ka shprehur skuadra e Chelsea-t, por me zëvendësimin e trajnerit të tyre, si duket, Rice nuk është më nën radarin e “Bluve” të Londrës, përcjell KosovaPress. Këtë sezon, Rice ka arritur të bëjë 24 paraqitje në Premier Ligë, duke regjistruar vetëm një gol dhe një/KosovaPress ...
Komentet te Liverpool e Manchester United të interesuar në Rice Janë të Mbyllura
Ministria për Punë të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ka regjistruar gjithsejtë 427 shkelje për mosmbajtjes së maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bën thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19./KosovaPress ...
Komentet te Vazhdojnë gjobat për mosmbajtje të maskës në Maqedoni Janë të Mbyllura
Miliona amerikane vazhdojnë të jenë të privuar nga energjia pas një vale të ftohti që përfshiu pjesë të mëdha të SHBA-së dhe pritet të zgjasë deri në fundjavë. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) theksoi se më shumë se 100 milionë amerikanë në Midwest ishin prekur nga paralajmërimet e stuhive të dimrit. ”Masa e ajrit të ftohtë, ardhur nga Arktiku ka filluar të lehtësohet, por temperaturat e ulëta pritet të vazhdojnë dhe të qëndrojnë mes 11 dhe 19,5 gradë Celsius nën normalen e sezonit në pjesën qendrore të SHBA-së”, thonë meteorologët. Jeff Zients, koordinator i luftës kundër COVID-19 të Shtëpisë së Bardhë, theksoi se i ftohti polar ka prekur ...
Komentet te Miliona amerikanë të privuar nga energjia dhe qendra vaksinimi të mbyllura nga i ftohti polar Janë të Mbyllura
Pas dy ditëve me ndeshje në Ligën e Kampionëve, tani radhën ka Liga e Evropës, ku rikthehet sot me një program përplot ndeshje interesante, në kuadër të raundit të 1/32-ës. Dy përballjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Real Sociedad e Manchester United dhe Benfica e Arsenal, përcjell KosovaPress. Pas diskualifikimit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Manchester United do të shikojë që të arrijë sukses në Ligën e Evropës, pasi e hapin këtë garë kundër spanjollëve të Real Sociedad-it. Në anën tjetër, Arsenal është mysafir i skuadrës portugeze Benfica, por ndeshja do të zhvillohet në stadium neutral, në “Stadio Olimpico”, të Italisë, për shkak të protokollit ...
Komentet te Liga e Evropës rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje Janë të Mbyllura
Gjykata e Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi që mbajti armë pa leje dhe vjedhje. Gjykata nëpërmjet një komunikate për medie ka treguar se me 10 janar të 2020-ës, i njëjti me dy persona të tjerë të maskuar kanë kryer vjedhje në një biznes të pajisjeve teknologjike. Përveç L.K dy personat e tjerë ende nuk janë identifikuar. “Me datë 10 janar 2020, pas mesnate në Prizren, në objektin e personit juridik – biznes të pajisjeve teknologjike, në bashkëveprim edhe me dy (2) persona të tjerë deri më tani të paidentifikuar – të gjithë të maskuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, depërtojnë me forcë duke kaluar pengesat ...
Komentet te Një muaj paraburgim për mbajtje të armës pa leje dhe vjedhje në Prizren Janë të Mbyllura