Për nder të ditëlindjes së 71-të të heroit kombëtarë Hamëz Jashari, njëherit ditëlindjes së shkollës, gjimnazit “Hamëz Jashari”, i pari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me pjesëtarë të familjes Jashari, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shkrimtarë të shumtë e qytetarë, shënimin e kësaj dite e filluan me nderime tek busti i Heroit Hamëz Jashari, në Skenderaj. Kremtimi i kësaj dite vazhdoi me homazhe tek kompleksi Memorial Adem Jashari, pranë varrit të heroit Hamëz Jasharit, në Prekaz, në shenjë nderimi për sakrificën e pashembullt të tij dhe familjes Jashari. Me këtë rast Jashari tha se këtë ditë e bënë edhe me madhështore, suksesi i këtij gjimnazi ...
Komentet te Shënohet ditëlindja e heroit Hamëz Jashari dhe Dita e Gjimnazit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe drejtori i departamentit të Emergjencave të kësaj komune, sot vizituan vend – punishten e ngritjes së urës mobile në fshatin Hajnoc të komunës së Kamenicës. Gjatë vërshimeve, në muajin janar të këtij viti ura e mëparshme u shkatërrua, ku mbetën të izoluar banorët e dhjetëra fshatrave të kësaj komune. Për të lehtësuar qarkullimin e banorëve të zonës, derisa do të rindërtohet ura e re, FSK-ja në bashkëpunim me komunën në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, me njësitë e saja të xhenios, janë duke bërë montimin e urës mobile, pronë e ...
Komentet te Komandanti i FSK-së përcjell nga afër ndërtimin e urës në Hajnoc të Kamenicës Janë të Mbyllura
Italia ka shënuar sërish një rritje në rastet ditore të COVID-19, ndërsa numri i viktimave, ende i lartë, ka tejkaluar kuotën e 95 mijë vdekjeve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 479 raste pozitive (dje ishin 13 762), sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat janë 353 (dje ishin 347). Gjithashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve në kujdes intensive, me gjithsej 2 059 të shtruar (+14 në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve), raporton ATSh. Në pavijonet e zakonshëm, janë të shtruar në spital me simptoma 17 831 persona. Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë tani 2 780 882, ndërsa vdekjet 95 235. ...
Komentet te Itali, 353 vdekje dhe mbi 15 mijë raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Nëntëmbëdhjetë persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa shton se nga 3848 testime të kryera, 1071 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë, por edhe tek spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive, ndërsa 12 pacientë janë të intubuar. Krahas infektimeve edhe numri i të shëruarve ka ardhur në rritje. Sipas MSH-së, listës së të shëruarve i janë shtuar 930 qytetarë, duke e çuar numrin total në 61,605, që nga fillimi i epidemisë. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 21173 Fier 2809 Vlorë 1756 Durrës 1735 Shkodër 1430 ...
Komentet te 19 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, të premten ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, ku janë pritur nga Auditori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni. Sipas komunikatës nga Zyra e Auditorit, thuhet se Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka përgëzuar homologun e tij Maksim Acevski për punën e bërë prej ardhjes së tij në krye të Entit Shtetëror të Revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij takimi Osmani dhe Acevski diskutuan për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Institucionin Suprem ...
Komentet te Kosova dhe Maqedonia Veriore thellojnë bashkëpunimin në fushën e auditimit Janë të Mbyllura
Vasfije Krasniqi-Goodman po premton se do të jetë zë i fuqishëm institucional i të mbijetuarve. Numri 4 i listës së Vetëvendosjes thotë se do të punojë e luftojë për drejtësinë dhe se do të arrijnë rezultatet e shpresuara. E mbijetuara e dhunës seksuale, e cila ka garuar për deputete në zgjedhjet e së dielës, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se është privilegj që i është bashkuar listës së LVV-së. Sipas saj, këto zgjedhje demonstrojnë bindshëm kulturën demokratike të rrënjosur. Tutje, sipas saj, numri që mban në listë tregon prioritetin për temat e përpjekjes së armatosur për liri dhe vëmendjen për personat që goditi më së shumti lufta e ...
Komentet te Krasniqi-Goodman: Do të jem zëri i fuqishëm institucional i të mbijetuarve Janë të Mbyllura
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e ka uruar për fitoren e përbashkët me Vjosa Osmanin. Përmes një statusi në Tëter, ambasadori Rohde ka thënë se në këtë takim diskutuan edhe për çështjet aktuale, sfidat dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit. “Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV së bashku me Vjosa Osmanin. Ishte një diskutim i mirë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, ka shkruar ambasadori Rohde./KosovaPress ...
Komentet te Ambasadori gjerman takon Kurtin, e uron për fitoren Janë të Mbyllura
Dy studiues në Kanada thonë se marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID e kompanisë Pfizer mund të shtyhet në mënyrë që të vaksinohen të gjitha grupet që kanë prioritet, duke shtuar se doza e parë garanton mbrojtje të madhe nga virusi. Vaksina kishte një efikasitet prej 92.6% pas marrjes së dozës së parë, thanë Danuta Skowronski dhe Gaston De Serres, bazuar në një analizë dokumentesh të paraqitura nga prodhuesi i ilaçeve tek Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Ekspertët thonë se këto zbulime ishin të ngjashme me efikasitetin që ofron doza e parë e vaksinës Moderna prej 92.1%. Në përgjigjen e tij, kompania Pfizer tha se regjimet alternative ...
Komentet te Vakina e Pfizer, studiuesit kërkojnë shtyrjen e marrjes së dozës së dytë Janë të Mbyllura
Ulja e rasteve me COVID-19 në mbarë Evropën është shpëtim për autoritetet, që munden tashmë të vlerësojnë përgjigjet e tyre përballë virusit dhe për të riforcuar sistemin shëndetësor, deklaroi sot drejtoria rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Për herë të parë që prej shtatorit, numri i rasteve të reja të sinjalizuara në një javë është më pak se një milion në 53 vende të rajonit evropian për OBSH-në (përfshirë edhe disa vende të Azisë Qendrore), konfirmoi drejtori i OBSH për Evropë, Hans Kluge, në një komunikatë. Rastet e reja janë ulur për të pestën javë radhazi, edhe pse numri mbetet ende i lartë”, shtoi ai duke theksua se edhe ...
Komentet te OBSH: Reduktimi i numrit të rasteve me COVID-19 shpëtim për Evropën Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se nga 3848 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë, ndërsa 19 pacientë kanë humbur jetën. Situatë e rënduar edhe në spitale ku po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 ...
Komentet te 19 pacientë humbin betejën nga Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura