Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Shtohen variantet e reja të COVID-19 në Evropë, shtetet ndërmarrin masa

Rajoni dhe Bota
Vendet e Evropës Qendrore kanë paralajmëruar për një rritje të COVID-19 të premten për shkak të zbulimit të varianteve të reja. Rajoni, i cili përfshin vende të tilla si Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia filloi të goditej rëndë kur vala e dytë e infeksionit u shpalos në të gjithë kontinentin e vjetër. Të premten u njoftuan kufizime të reja në Pragë, ndërsa numri i pacientëve COVID-19 në Sllovaki ka arritur një rekord të ri. Republika Çeke Qeveria shtrëngoi masat të premten pasi një rritjeje të variantit britanik, i cili është deri në 70% më i transmetueshëm. Një rihapje e planifikuar e dyqaneve jo shumë të domosdoshme, javën është shtyrë ...
Komentet te ​Shtohen variantet e reja të COVID-19 në Evropë, shtetet ndërmarrin masa Janë të Mbyllura

​KEDS vazhdon edhe sot me reduktime në shumë pjesë të vendit

Lajme
KEDS edhe për sot ka paralajmëruar reduktime të energjisë elektrike në shumë pjesë të vendit. Kjo sic thuhet për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit. Këto janë njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet: 20.02.2021 Prishtinë 1. Në TS 35/10kV Fushë- Kosova II do të ndërprehet: Dalja 10KV Miradi e Epërme (Kodi: 15018019) prej orës 10:30 – 11:00 dhe nga ora 15:00 -15:30 Vendet: Miradi e Epërme. TS 10/04KV Miradi e Epërme Xhamia (Kodi: 15018019036) prej orës 10:30 deri në ora 15:30 Vendet: TS Miradi e Epërme- Xhamia Arsyeja: Ndërrimi i ormanit të tensionit të ulët në NS Miradi e Epërme te Xhamia. 2. Në TS 110/35/10kV ...
Komentet te ​KEDS vazhdon edhe sot me reduktime në shumë pjesë të vendit Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit për sot

Lajme
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një njoftimi bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s./KosovaPress ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura

​Njoftime dhe paralajmërime (Video)

​Njoftime dhe paralajmërime (Video)
Aktivistët “Marshojmë s’festojmë” mblidhen për t’u përgatitur për marshin që do të mbahet më 8 mars. (Termokiss, ora 11:00). Do të ketë video. Me rastin e fillimit të “Javës së Minatorëve” bëhen homazhe te varri i Heroit “Mehë Uka” në fshatin Bajgorë dhe tek pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989 në sheshin e qytetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Do të ketë video Temë – Rimëkëmbja ekonomike sfidë për Qeverinë Kurti 2. Do të ketë video Temë – Rreth 90 milionë euro vlera e importit të barnave në vitin 2020. Do të ketë video Temë – Afatet e shkurtra kohore, kërkohet zgjedhja e presidentit para formimit të qeverisë së re. Do të ketë video Gjatë ...
Komentet te ​Njoftime dhe paralajmërime (Video) Janë të Mbyllura

​Nga fillimi i pandemisë 1,568 kosovarë kanë humbur jetën nga Covid-19

Lajme
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 1,568 pacientë nga Covid-19. Rreth 66 mijë raste kanë rezultuar pozitive, ndërkaq 57 mijë e 385 pacientë janë shëruar. Raste aktive mbeten 6 mijë e 737. “Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./KosovaPress ...
Komentet te ​Nga fillimi i pandemisë 1,568 kosovarë kanë humbur jetën nga Covid-19 Janë të Mbyllura

NASA i gëzohet suksesit, imazhe mahnitëse të zbritjes së roverit në mars

Rajoni dhe Bota
Agjencia hapësinore amerikane ka publikuar një imazh mahnitës të dërguar nga roveri i saj Perseverance, që tashmë po qëndron mbi tokën marsiane. Ajo tregon robotin që i drejtohet terrenit, të enjten, gjatë uljes dhe është marrë nga anija që e lëshoi roverin në sipërfaqe. Perseverance ka një sasi të madhe të dhënash në bankën e saj të memories, që gradualisht do të nisë të shkarkohet në tokë. Mes fotove të tjera, është edhe një pamje nga një satelit, që fikson roverin me parashutë, në fazën e zbritjes. Nasa premton akoma më shumë imazhe në ditët e ardhshme. Mes tyre do të ketë edhe imazhe filmike të marra gjatë hyrjes, zbritjes ...
Komentet te NASA i gëzohet suksesit, imazhe mahnitëse të zbritjes së roverit në mars Janë të Mbyllura

​30 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Rajoni dhe Bota
Para 30 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra- mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus ...
Komentet te ​30 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha Janë të Mbyllura

​Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme viziton Shqipërinë

Rajoni dhe Bota
  Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson sot pritet të vizitojë Shqipërinë. Në qendër të takimeve të Johansson do të jetë bashkëpunimin mbi migracionin, duke zhvilluar edhe një vizitë në kufirin me Greqinë në Kakavijë. “Të shtunën, Komisioneri i BE për Punët e Brendshme, YlvaJohansson do të udhëtojë në Shqipëri për takime politike dhe për të diskutuar bashkëpunimin mbi migracionin. Komisioneri do të vizitojë gjithashtu operacionet e përbashkëta të Frontex në kufirin me Greqinë në Kakavijë”, thuhet nw njoftim./KosovaPress ...
Komentet te ​Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme viziton Shqipërinë Janë të Mbyllura

Ngjarjet e datës 20 shkurt

Ngjarjet e datës 20 shkurt
Aktivistët “Marshojmë s’festojmë” mblidhen për t’u përgatitur për marshin që do të mbahet më 8 mars. (Termokiss, ora 11:00)/KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 20 shkurt Janë të Mbyllura

Sulmet e 6 janarit në Kapitol, nën hetim 35 oficerë të policisë

Rajoni dhe Bota
Tridhjetë e pesë oficerë të policisë së Kapitolit po hetohen për veprimet e tyre gjatë trazirave të 6 janarit ndërsa gjashtë të tjerë janë pezulluar nga detyra, me të drejtë page. Njoftimi u bë nga departamenti i policisë në një deklaratë të premten. “Shefja e përkohshme Yogananda Pittman ka dhënë si direktivë që çdo anëtar i departamentit të saj, sjellja e të cilit nuk është në përputhje me rregullat e sjelljes së departamentit, do të përballet me ndëshkimin e duhur“, tha zëdhënësi John Stolnis. Autoritet nuk dhanë detaje rreth hetimeve. Pesë persona, përfshirë një oficer të policisë së Kapitolit, humbën jetën gjatë sulmit të dhunshëm të muajit të kaluar kur ...
Komentet te Sulmet e 6 janarit në Kapitol, nën hetim 35 oficerë të policisë Janë të Mbyllura