Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Shqipëri, 60 mijë gjoba me vlerë 1.5 milionë euro për maskën

Rajoni dhe Bota
Në Shqipëri që nga tetori i kaluar, kur mbajtja e maskës u bë e detyrueshme edhe në mjedise të jashtme, mesatarisht rreth 600 qytetarë në ditë janë ndëshkuar me gjobë nga policia. Ndërkohë në total për këtë periudhë uniformat blu kanë ndëshkuar rreth 60 mijë qytetarë. E përkthyer në shifra shuma e vlerës së gjobave ndaj qytetarëve është 180 milionë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 1.5 milionë euro. Pas ndryshimit të kufizimit të lëvizjes më 9 shkurt deri në orën 20:00 masa të shumta administrative janë vendosur edhe ndaj disa lokaleve, drejtuesve të automjeteve që lëvizin pa autorizim por edhe këmbësorëve. Por muajin e fundit, gjobave për shkeljen e masave ...
Komentet te Shqipëri, 60 mijë gjoba me vlerë 1.5 milionë euro për maskën Janë të Mbyllura

OBSH: Virusi nuk mund të mposhtet pa solidaritet

Rajoni dhe Bota
Ky virusi, armik i padukshëm, nuk mund të mposhtet pa solidaritet, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e përditshme për COVID-19 në Gjenevë. “Shpërndarja e drejtë dhe qasja e barabartë e vaksinave është veçanërisht e rëndësishme për vendet e brishta dhe shtetet e vogla. Askush nuk duhet të mbetet vetëm”, përsëriti ai, raporton ATSh. OBSH ka nisur planin e reagimit antiCOVID-19 (Gatishmëria Strategjike dhe Plani i Reagimit) për 2021, ndër përparësitë e të cilit është përshpejtimi i qasjes së barabartë në mjetet e reja, të tilla si vaksinat, diagnostikimet dhe terapitë./KosovaPress ...
Komentet te OBSH: Virusi nuk mund të mposhtet pa solidaritet Janë të Mbyllura

“Novavax” zotohet për 1,1 miliard doza vaksine për COVAX

Rajoni dhe Bota
Kompania bioteknologjike amerikane “Novavax” është zotuar të vërë në dispozicion të programit ndërkombëtar të vaksinimit antiCOVID-19 1,1 miliardë doza të vaksinës së saj kandidate, njoftoi sot Aleanca për Vaksinat GAVI. GAVI po bashkëdrejton me OBSH-në dhe Koalicionin për Inovacione në Gatishmërinë Epidemike (CEPI), sistemin COVAX, që synon të sigurojë këtë vit vaksina antiCOVID-19 në 20% të popullsisë së afro 200 vendeve dhe territoreve pjesëmarrëse. COVAX tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Institutin Serum të Indisë (SII) për 200 milionë doza të vaksinave “AstraZeneca/Oxford” ose “Novavax”, me një mundësi për 900 milionë doza shtesë, raporton ATSh. “I kombinuar me këtë kontratë, memorandumi i ri i mirëkuptimit, i nënshkruar me “Novavax” do ...
Komentet te “Novavax” zotohet për 1,1 miliard doza vaksine për COVAX Janë të Mbyllura

FMN: Inflacioni i lartë për shkak të paketës stimuluese, ide e tepruar

Rajoni dhe Bota
Frika e një inflacioni jashtë kontrollit në SHBA, i shkaktuar nga triliona dollarë në planin e ndihmës që presidenti Joe Biden dëshiron të kalojë, janë të tepruara, sipas kryeekonomistes së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Gita Gopinath. “Përvoja e katër dekadave të fundit e bën të pamundur, madje edhe me paketën e propozuar të buxhetit, që SHBA-ja të përjetojnë presione të përshkallëzuara të çmimeve që do ta shtyjnë vazhdimisht inflacionin deri edhe mbi objektivin prej 2% të FED”, tha Gopinath në një postim në blog, raporton ATSh. Në vitin 2020, inflacioni ishte 1,3% në SHBA, sipas indeksit PCE të përdorur nga FED. Banka Qendrore Amerikane po synon inflacionin vjetor 2%, por ...
Komentet te FMN: Inflacioni i lartë për shkak të paketës stimuluese, ide e tepruar Janë të Mbyllura

​Carragher: Liverpoolit i duhet një golashënues

Sport
Legjenda e “Të Kuqve” mendon që Liverpooli duhet të përforcojë më shumë repartin e sulmit. Liverpooli duhet të transferojë një golashënues të mirë, gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, pasi që Origi nuk është në formën më të mirë, mendon kështu Jamie Carragher. “Liverpool duhet gjithsesi të sjellë një golashënues në skuadër”, tha Carragher për Sky Sports. “Momentalisht, ata kanë vetëm dy sulmues, Salah dhe Mane, të tjerët rrallë që shënojnë. Loja e tyre bazohet vetëm tek ata dy”, shtoi ai. Kampioni anglez nuk ka pasur fat me lëndime këtë sezon, ku edhe në repartin e sulmit, i sapo transferuari Diogo Jota është ende i lënduar. Jota pati një ...
Komentet te ​Carragher: Liverpoolit i duhet një golashënues Janë të Mbyllura

Danimarka forcon kufizimet në kufirin gjerman

Rajoni dhe Bota
Danimarka do të shtrëngojë kufizimet e saj në kufirin gjerman, pas rritjes së rasteve COVID-19 në një lokalitet në kufi me mbretërinë skandinave, njoftoi sot Ministria daneze e Drejtësisë. “Për shkak të situatës epidemiologjike në Flensburg (Gjermania veriore), qeveria ka vendosur të rrisë përpjekjet e saj në kufirin Danimarkë-Gjermani, ku policia, ndër të tjera, do të mbyllë një numër vendkalimesh kufitare dhe të kalojë përmes kontrollit të kufirit të intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha ministria në një deklaratë, raporton ATSh. Që nga mesnata e së shtunës (ora lokale), autoritetet do të mbyllin një duzinë postash kufitare. Në Gjermani, me të cilën mbretëria ndan gati 70 kilometra kufij tokësorë, kryetarja ...
Komentet te Danimarka forcon kufizimet në kufirin gjerman Janë të Mbyllura

​Varrezat e Martirëve në Meje po shemben

Lajme
Memorialet, varrezat, por edhe objekte të tjera që tregojnë të kaluarën e dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës vazhdojnë të mos kenë kujdesin e duhur institucional. Për këtë janë dëshmi edhe varrezat e Martirëve të fshatit Meje të Gjakovës, të cilat kanë filluar të shemben. Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shpërfaqin gjendjen e tyre të rëndë, e që kërkon nevojën urgjente për të ndërhyrë dhe parandaluar shkatërrimin e tyre. Rikujtojmë se edhe Kullat e Jasharajve të Prekaz janë në gjendje të rëndë dhe institucionet shtetërore ende nuk kanë ndërmarr diçka për restaurimin e tyre.KosovaPress ...
Komentet te ​Varrezat e Martirëve në Meje po shemben Janë të Mbyllura

​Chelsea e Liverpool ende të interesuara për Alaban

Sport
Gjigantët e Premier Ligës janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Bayern-it. Chelsea dhe Liverpool thuhet se janë ende të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munich David Alaba, dhe do të garojnë kokë për kokë që të arrijnë marrëveshje me të, raporton “ESPN”. Para ca ditësh, Alaba e konfirmoi që në fund të këtij sezoni do t’i jep fund karrierës së tij 13 vjeçare tek Bayerni, dhe klubi që ka shprehur interesim serioz për të është Real Madridi, përcjell KosovaPress. Madridi thuhet se është destinacioni i tij i preferuar, por Chelsea e Liverpool po refuzojnë që të largohen nga gara për të, duke u spekuluar që do ...
Komentet te ​Chelsea e Liverpool ende të interesuara për Alaban Janë të Mbyllura

Merkel: Gjermania e gatshme për një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike

Rajoni dhe Bota
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot gatishmërinë e Gjermanisë për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet transatlantike. “Përshëndes zotimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për rivendosjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe partnerëve të tij europianë”, tha udhëheqësja gjermane në fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton ATSh. Kancelarja shtoi se komuniteti ndërkombëtar kishte, gjithashtu, nevojë për një axhendë të përbashkët për t’u marrë me Kinën, të cilën e përshkroi si një konkurrente dhe partnere./KosovaPress ...
Komentet te Merkel: Gjermania e gatshme për një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike Janë të Mbyllura

Itali, kufizime të reja për shkak të rritjes së shifrave COVID-19

Rajoni dhe Bota
Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi sot një forcim të masave në tre rajone për të luftuar epideminë COVID-19. “Rajoni i Campania-s, që përfshin Napolin, Emilia-Romagna-n me qendrën e saj administrative, Bologna, si edhe Molise, do të lëvizin nga kategoria “e verdhë” (me rrezik të moderuar) në kategorinë “portokalli” (me rrezik të mesëm) nga e diela”, specifikoi ministria. Kjo nënkupton mbylljen e bareve dhe restoranteve, që mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 në rajonet “e verdha”, raporton ATSh. Gjithashtu, nënkupton edhe kufizime shtesë udhëtimi, sipas të cilave banorët në rajonet “portokalli” nuk mund të largohen nga komuna e tyre e banimit, përveçse për arsye profesionale ose në rast ...
Komentet te Itali, kufizime të reja për shkak të rritjes së shifrave COVID-19 Janë të Mbyllura