Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​10 të vdekur dhe 340 raste pozitive me COVID-19

Lajme
10 të vdekur dhe 340 raste pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: 411 TË SHËRUAR DHE 340 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 ...
Komentet te ​10 të vdekur dhe 340 raste pozitive me COVID-19 Janë të Mbyllura

Çmimet e prodhimeve bujqësore me 12.5 % rritje, krahasuar me 2015

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi nga viti 2015 deri në 2020, Sipas ASK-së, për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet, janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2020 dhe për vitin bazik të vitit 2015, (2015 =100). ASK thotë se ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore, sipas ASK-së, janë ndarë në prodhimet bimore dhe blegtorale. “Në kuadër ...
Komentet te Çmimet e prodhimeve bujqësore me 12.5 % rritje, krahasuar me 2015 Janë të Mbyllura

Manchester City mohon të ketë bërë ofertë për Messin

Sport
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të ribashkohet me Pep Guardiolan, por lideri i Premier Ligës i ka mohuar spekulimet se ka filluar bisedimet me argjentinasin. Manchester City ka hedhur poshtë spekulimet mbi transferimin e Lionel Messi, edhe pse kontrata aktuale e këtij të fundit skadon në fund të këtij sezoni, raporton “Goal”. Ylli argjentinas është i lirë të bisedojë me skuadra jo spanjolle, dhe së fundmi ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester City ose tek kampioni i Ligës 1 të Francës, PSG, përcjell KosovaPress. Më parë, është raportuar se liderët e Premier Ligës kanë bërë një ofertë për Messin, por burime të ...
Komentet te Manchester City mohon të ketë bërë ofertë për Messin Janë të Mbyllura

​Real Madrid do ta përdorin Odegaard për të nënshkruar me Haaland

Sport
Gjiganti spanjoll Real Madrid dëshiron që ta rikthej Martin Odegaard në “Santiago Bernabeu”, në fund të këtij sezoni, kur edhe i përfundon huazimi tek Arsenal, raporton “Mundo Deportivo”. “Galaktikët” kanë synim të nënshkruajnë me yllin norvegjez Erling Haaland, dhe dëshirojnë ta përdorin bashkëkombësin e tij Odegaard, për ta bindur sulmuesin e Dortmundin që të kalojë në radhët e tyre, përcjell KosovaPress. Momentalisht, Odegaard është në radhët e skuadrës londineze Arsenal, ku kaloi në formë huazimi nga skuadra e Real-it, dhe në fund të këtij sezoni do të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, pasi që e shohin si pjesë të një plani afatgjatë, së bashku me shokun e tij të kombëtares Haaland. ...
Komentet te ​Real Madrid do ta përdorin Odegaard për të nënshkruar me Haaland Janë të Mbyllura

“Java e Minatorëve” do të shënohet vetëm me disa aktivitete simbolike

Lajme
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim anëtarin e bordit të ndërmarrjes publike “Trepça”, Shyqyri Sadiku, ku është njoftuar se në këtë vit nuk do të ketë manifestim qendror të “Javës së Minatorëve” që i dedikohet minatorëve grevistë të vitit 1989, për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë CoVid-19, dhe respektimit të vendimit të Qeverisë për mos grumbullimit të madh të njerëzve. Sipas një komunikate të Komunës së Mitorivcës, edhe pse “Java e Minatorëve” nuk do të shënohet me manifestim siç është organizuar viteve më parë, gjatë këtij takimi është potencuar se menaxhmenti i “Trepça” SH.A, përfaqësuesit e sindikatës, dhe disa nga minatorët janë përkujdesur që të ...
Komentet te “Java e Minatorëve” do të shënohet vetëm me disa aktivitete simbolike Janë të Mbyllura

​Fatmir (Adem) Muriqi kërkohet nga Policia

Lajme
Policia në Pejë ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Fatmir (Adem) Muriqit, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nëpërmejt një komunikate thotë se bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. “Personi i kërkuar është Fatmir (Adem) MURIQI i lindur me 08.09. 1974 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Shpërdorim i Pozitës apo ...
Komentet te ​Fatmir (Adem) Muriqi kërkohet nga Policia Janë të Mbyllura

​Njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së nderohet me medaljen presidenciale ushtarake

Lajme
Sot u mbajt ceremonia e ndarjes së medaljes presidenciale ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj. “U.d. Presidentja Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e këtij Njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij Njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Ajo tutje tha “Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por ...
Komentet te ​Njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së nderohet me medaljen presidenciale ushtarake Janë të Mbyllura

Refuzohen 3.435 zarfe me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Nga 11, 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8 212 zarfe, ndërsa janë refuzuar 3435 zarfe me fletëvotime. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u bërë procesimi i të dhënave dhe formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se QNR-ja deri më tani nga 2382 vendovotime, ka arritur që të procesojë në sistem të dhënat për 2100 vendvotime. Elezi: Nga 2.382 ...
Komentet te Refuzohen 3.435 zarfe me fletëvotime nga diaspora Janë të Mbyllura

Bashkimi Evropian jep 7 milionë euro për vaksinimin e Ballkanit Perëndimor

Rajoni dhe Bota
Bashkimi Evropian ka akorduar 7 milionë euro për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është dhënë nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, sipas të cilit BE në partneritet me OBSH-në do të mbështesin vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE. Kjo do të ndihmojë edhe në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të ...
Komentet te Bashkimi Evropian jep 7 milionë euro për vaksinimin e Ballkanit Perëndimor Janë të Mbyllura

38.216 veteranë të luftës morën mbështetje financiare në fund të 2020-ës

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për tremujorin e fundit të vitit 2020, ku rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 679 familje, me gjithsej 103 189 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2 436 familje. Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi ...
Komentet te 38.216 veteranë të luftës morën mbështetje financiare në fund të 2020-ës Janë të Mbyllura