Republika Çeke do të forcojë rregullat e saj të përdorimit të maskave duke u kërkuar qytetarëve të mbajnë maska të gradës mjekësore në disa zona, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny. Duke filluar nga e hëna, njerëzit duhet të përdorin maska që filtrojnë grimcat ose me stukturë nanoargjend për mbrojtje më të lartë kur hyjnë në dyqane, transport publik ose spitale. “Qytetarët duhet të mbajnë maska të gradës mjekësore FFP2 ose FFP3, por mund të lejohet edhe mbivendosja e dy maskave normale kirurgjikale”, tha Blatny. Republika Çeke aktualisht po lufton me një rritje të infektimeve të reja ditore, që, sipas qeverisë, është për shkak të përhapjes së variantit më ...
Komentet te Republika Çeke ashpërson rregullat e përdorimit të maskave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mbi 110 262 590 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në botë që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 2 441 926 kanë humbur jetën dhe të paktën 67 666 600 persona konsiderohen sot të shëruar, sipas të dhënave të Universitetit amerikan “Johns Hopkins”. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 2 839 të vdekur, Brazili me 1 367 të vdekur dhe Meksika me 1.047 të vdekur. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë si për nga numri i viktimave ashtu dhe i rasteve, me 493 119 të vdekur për 27 895 990 raste të regjistruara, sipas të dhënave të ...
Komentet te Covid-19, mbi 110 milionë raste në botë Janë të Mbyllura
Fidan Gashi, njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në një restorant në Ferizaj është kthyer në familje. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka falënderuar Turqinë, por edhe Austrinë për ndihmën e pakursyer. Ky është statusi i tij i plotë: Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar. Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet ...
Komentet te Fidan Gashi, i lënduari nga shpërthimi në Ferizaj kthehet në familje Janë të Mbyllura
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarët e degëve të AAK-së, në një takim të mbajtur sot nën kryesimin e kryetarit Ramush Haradinaj, kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend. Sipas një komunikate të AAK-së, këto zgjedhje i kanë dhënë një avantazh Kosovës edhe në planin e brendshëm edhe në planin ndërkombëtar. “Në këtë takim të strukturave më të larta të AAK-së, u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë; liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. ...
Komentet te AAK vlerëson lartë procesin zgjedhor, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.M., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, pasi pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i pandehurin M.M., paraprakisht e ka pranuar fajësinë sipas aktakuzës. Me kërkesën e mbrojtjes ky dënim i’u zëvendësua me gjobë në shumë prej dymijë (2000) €. ...
Komentet te 2,000 € gjobë ndaj zyrtarit komunal të Rahovecit për falsifikim të dokumentit zyrtar Janë të Mbyllura
Paraburgim ndaj të pandehurit B.A për grabitje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.A, për grabitje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje “I pandehuri B.A: Me datë 26.07.2018, rreth orës 23:20, në një lokal në Pejë, me përdorimin e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që, i maskuar dhe i armatosur ...
Komentet te Paraburgim ndaj një personi për tentim grabitje me armë Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Sipas këtij rangimi nga sot e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë 4 komuna, Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani. Ndërsa në zonë të kuqe janë 7 komuna, Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Mitrovica e Jugut. Në zonën e gjelbër janë 27 komuna Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, ...
Komentet te Bëhet kategorizimi i ri, katër komuna në zonë të kuqe Janë të Mbyllura
Banka për Biznes (BPB) është bërë sponsor gjeneral i Federatës së Tenisit të Kosovës, me qëllim të avancimit të sportit të tenisit. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i Bankës për Biznes, Arton Celina dhe kryetarit të Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi. Me këtë rast, Celina tha se përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të sportit të tenisit në vend. Ai theksoi se presin që ky bashkëpunim të kurorëzohet me suksese të mëdha në arena të ndryshme. Celina: Presim që ky bashkëpunim të kurorëzohet me suksese të mëdha Video “Jam shumë i lumtur që sot së bashku me kryetarin ...
Komentet te BPB sponsorizon Federatën e Tenisit të Kosovës për avancimin e këtij sporti Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për gjashtë personat që dyshohet të jenë përfshirë në rrëmbimin e dy personave, shtetas të Maqedonisë. në mesin e tyre janë përfshirë edhe zyrtarë policorë. Rrëmbimi i dy personave u bë më 16 shkurt në një villë në fshatin Stanishor të Komunës së Novobërdës. “Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K., F.S. dhe M.Z. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datën 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë ...
Komentet te Një muaj paraburgim për 6 persona që u përfshinë në rrëmbimin në Novobërdë Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjakovë, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, për akuzën se ka keqpërdorur detyrën zyrtare për kohën sa ka qenë në krye të komunës. Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Shaqir Zika – pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin G.R. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi me kusht në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse në afatin e verifikimit prej dy (2) vjet nuk do të kryej vepre tjetër penale. Të pandehurve P.L. dhe I.I., ...
Komentet te Pal Lekaj dhe të tjerët dënohen lidhur me keqpërdorimet me subvencione Janë të Mbyllura