Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Superliga e Shqipërisë vazhdon xhiron e 20-të

Sport
Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit për xhiron e 20-të. Apolonia Fier pret Bylis në shtëpi, Teuta është mysafire e Tiranës, dhe Laçi do të zhvillojë ndeshje kundër Kastriotit, përcjell KosovaPress. Pas 19 xhirosh të zhvilluara, tabelën e Superligës e kryeson Vllaznia me 40 pikë, ku ndiqet nga skuadra Partizanit, pozicionohet në të dytin me 34 pikë. Në zonën e rrezikut gjenden Skënderbeu dhe Bylis. Ky i fundit pozicionohet në vendin e nëntë me 12 pikë, aq sa ka edhe vendi i fundit, Skënderbeu. Programi i plotë i ndeshjeve në Superligën e Kosovës vijon si më poshtë. 13:00 Apolonia Fier (8) – Bylis (9) ...
Komentet te ​Superliga e Shqipërisë vazhdon xhiron e 20-të Janë të Mbyllura

​Përkujtohet Greva e Minatorëve që tronditi themelet e Jugosllavisë

Lajme
Minatorët e Trepçës së bashku me përfaqësuesit e menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, kanë shënuar sot në mënyrë simbolike manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve”, duke përkujtuar kështu grevën e urisë 32 vite më parë në mbrojtje të Kosovës, që asokohe tronditi themelet e Jugosllavisë. Ata fillimisht vunë lule dhe bënë homazhe pranë varrit të heroit Mehë Uka në fshatin Bajgorë, për të vazhduar me vizita tek memoriali “Adem Jashari” në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Shipol, ndërsa aktivitetin e tyre e përfunduan tek pllaka përkujtimore e minatorëve të vitit 1989 në qendër të qytetit të Mitrovicës. Shyqyri Sadiku, njëri nga pjesëmarrësit e asaj greve, njëherit anëtar i Bordit të Trepçës, ...
Komentet te ​Përkujtohet Greva e Minatorëve që tronditi themelet e Jugosllavisë Janë të Mbyllura

​Rrëmbehet një vajzë në Istog

Lajme
Një vajzë është rrëmbyer nga dy persona me një veturë me targa kosovare. Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka njoftuar se Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te ​Rrëmbehet një vajzë në Istog Janë të Mbyllura

E merr veturën me qira, e shet në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Policia ka njoftuar se një person i dyshuar veturën e marr me qira e dërgon për ta shitur në Shqipëri. Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë. “Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne territorin e Shqipërisë. Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe ...
Komentet te E merr veturën me qira, e shet në Shqipëri Janë të Mbyllura

Një foshnje e vdekur në Fushë Kosovë, cilësohet vdekje e dyshimtë

Lajme
Një foshnje e gjinisë mashkull është dërguar pa shenja jete në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në trupin e foshnjës nuk është vërejtur ndonjë shenj e dukshme e dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. “Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të ...
Komentet te Një foshnje e vdekur në Fushë Kosovë, cilësohet vdekje e dyshimtë Janë të Mbyllura

​Rimëkëmbja ekonomike sfidë për Qeverinë Kurti 2

Lajme
Sfidat e qeverisë së re nuk do të jenë të pakta edhe në aspektin ekonomik, duke marrë parasysh tkurrjen ekonomike, pasojat e mëdha në sektorin privat dhe papunësisë të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Megjithatë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, kanë prezantuar programe të cekëta në aspektin jo vetëm politik, por edhe ekonomik. Njohësi i çështjeve ekonomike Bardh Ahmeti thotë për KosovaPress se qeveria e re duhet të formohet sa më shpejtë dhe të konstituohen të gjitha institucionet për t’i paraprirë dhe përshpejtuar agjendën e rimëkëmbjes ekonomike. Ai thotë se fillimi i vaksinimit të popullatës do ta ndihmonte në masë të madhe edhe ...
Komentet te ​Rimëkëmbja ekonomike sfidë për Qeverinë Kurti 2 Janë të Mbyllura

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

Lajme
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Drenas Komoran. Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me rrethanat që quan deri te aksidenti. “Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë ...
Komentet te Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona Janë të Mbyllura

ShBA, moti i keq vonon vaksinimin në të 50 shtetet

Rajoni dhe Bota
Stuhitë e dimrit kanë çuar në vonesa mbarëkombëtare për shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinave Covid-19 në të 50 shtetet e vendit duke ngadalësuar kështu kohën e vaksinimit në komunitetet në të gjithë vendin, tha Shtëpia e Bardhë. “Të 50 shtetet janë ndikuar nga kjo. Gjashtë milionë doza përfaqësojnë rreth tre ditë transport të vonuar”, tha Andy Slavitt, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19. “Ndërsa kushtet e motit përmirësohen, ne tashmë jemi duke punuar për t’i shpërndarë këto vaksina”, shtoi ai. Slavitt tha se 1,4 milionë doza ishin në tranzit dje dhe se dozat e prapambetura do të mbërrinin javën e ardhshme. Disa shtete njoftojnë për ...
Komentet te ShBA, moti i keq vonon vaksinimin në të 50 shtetet Janë të Mbyllura

​Afatet e shkurtra kohore, kërkohet zgjedhja e presidentit para formimit të qeverisë së re

Lajme
Zgjedhja e presidentit të vendit po konsiderohet se duhet të ndodhë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Afatet e shkurtra kohore që i ka Kosova për të qenë me ushtrues detyre të presidentit dhe mundësia për mosarritjen e konsensusit për të parin e shtetit po shihen si rrezik edhe për zgjedhje të reja. Prandaj nga njohësit politikë po kërkohet që presidenti të jetë prioritet para formimit të ekzekutivit të ardhshëm. Por, ka të tillë që vlerësojnë se vendi është ende në kohë, që fillimisht ta konstituojë Kuvendin, më pas të formohet qeveria, e në fund të zgjidhet presidenti. Arton Demhasaj nga Çohu thotë për KosovaPress se pas konstituimit të ...
Komentet te ​Afatet e shkurtra kohore, kërkohet zgjedhja e presidentit para formimit të qeverisë së re Janë të Mbyllura

Johnson në takim me G7: Të avancojmë së bashku në rrugën e bashkëpunimit për vaksinat antiCOVID-19

Rajoni dhe Bota
Samiti i G7-s që u zhvillua virtualisht u hap me një thirrje nga Boris Johnson për të avancuar së bashku në interes të të gjithëve në rrugën e bashkëpunimit për vaksinat antiCOVID-19. Kryeministri britanik bëri thirrje gjithashtu dhe për promovimin e një plani për një shpërndarje më të shpejtë dhe një mbështetje më të madhe financiare për vendet më të varfëra, raporton ATSh. Ky samit mblodhi drejtuesit e SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Japonisë, me pjesëmarrjen e krerëve të Bashkimit Europian dhe u drejtua nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Londra ka marrë presidencën e radhës së grupit dhe synon të presë në qershor një samit të drejtuesve në qendrën ...
Komentet te Johnson në takim me G7: Të avancojmë së bashku në rrugën e bashkëpunimit për vaksinat antiCOVID-19 Janë të Mbyllura