Çështja se a duhet që punonjësit që ta ndajnë të njëjtën dhomë në udhëtime biznesi, ende mbetet e diskutueshme. Nuk është diçka e paligjshme nëse punëdhënësit kërkojnë nga punonjësit që t’i ndajnë dhomat. Por, pajtimet dhe mospajtimet vijnë nga anë të ndryshme. Mospajtimet zakonisht vijnë nga punonjësit për shkaqe komoditeti, ndërsa punëdhënësit kujdesen më shumë për kostot, por jo aq shumë edhe për komoditetin. Arsyet pse punëdhënësit kërkojnë që të ndahen dhomat Punëdhënësit duan që t’i shkurtojnë shpenzimet e udhëtimeve të punës apo argëtimit. Ekonomikisht, ndarja e dhomave ndikon në mundësinë e punonjësve që të marrin pjesë në konferenca, trajnime dhe takime biznesi, sepse pa dhomat e përbashkëta, vetëm gjysma ...
Komentet te A duhet punonjësit ta ndajnë të njëjtën dhomë, kur bëjnë udhëtim pune? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pas një jave që u detyruan të bënin mësimin online, si pasojë e motit me temperatura të ulëta, sistemi parauniversitar në Shqipëri rikthehet në programin e mëparshëm të parashikuar në Ministria e Arsimit. Sipas këtij skenari, nxënësit që frekuentojnë ciklin fillor dhe maturantët do ta ndjekin mësimin në shkollë, ndërsa nxënësit e klasave të 6-11 do ta bëjnë atë të kombinuar. Siç raporton A2, në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet gjithashtu me dije se shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online deri në vendimin e Komitetit Teknik ...
Komentet te Shqipëri, sot rinis mësimi në sistemin parauniversitar Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së diele janë raportuar 398 raste pozitive me COVID-19 në vend, numër ky më i larti për këtë vit. IKSHPK thotë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga virusi vazhdon të jetë i lartë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës së masave. Numri total i rasteve pozitive në vend është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 kurse numri i rasteve aktive është 6.639. Si pasojë e sëmundjes COVID-19, deri më tani në vend kanë vdekur 1572 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste, IKSHPK përsërit thirrjen ...
Komentet te Mbi 6600 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Dita e parë e javës mbizotërohet nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë. Mëngjesi mbetet i freskët në zonat malore, ku termometri minimal mbetet lehtësisht nën 0, Puka shënon vlerën më të ulët prej -2 gradë, ndërsa më ngrohtë paraqiten zonat bregdetare, ku mëngjesi do të shënojë deri në 12 gradë celsius. Mesdita mbetet e kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare duke sjellë edhe rritje të temperaturave maksimale deri në 13 gradë, në zonat malore të Kukësit, Burrelit, Pogradecit, ndërsa priten vlera termike nga 14 në 16 gradë, në bregdet dhe zonat e ulëta. Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare, me shpejtësi deri 26 km/h nga ...
Komentet te Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe rritje të temperaturave Janë të Mbyllura
Gjatë procesit të intervistimit, përveç të tjerash punëdhënësit duan të dinë se çfarë marrëdhëniesh keni me mbikëqyrjen. Ata do të përpiqen t’ju bëjnë pyetje në mënyrë që ta kuptojnë se si e shihni shefin ideal dhe sa do të mund të funksiononi brenda kornizave të menaxhimit. Gjersa përgjigjeni, si përmendja e përvojave të shkëlqyera me menaxherët e kaluar, ashtu edhe me ata që ishin një makth i vërtetë, mund të jetë një përgjigje do t’ju kushtojë shumë. Prandaj, një përgatitje për këtë pyetje do të ishte diçka me mend. Si të përgjigjeni rreth shefit ideal? Se në çfarë mënyrë duhet të përgjigjeni, varet nga pozita në të cilën keni aplikuar. ...
Komentet te Si të përgjigjeni në intervistat e punës se cili është menaxheri ideal? Janë të Mbyllura
Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të qengjit Dolly, me kontributin e tri deleve nëna, një me vezë, tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar. Shkenca e paraqiti Dollyn si arritje të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja. Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në moshën 6-vjeç, ...
Komentet te Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly? Janë të Mbyllura
Më 22 shkurt 1732 në Westmoreland të Virginia, u lind George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë e Virginias. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe gojëtar i zoti. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi së bashku me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe të gjeometrit. Qysh në moshë të re hyri në ushtrinë e Virginias. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet kufitare me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe me aleatët e ...
Komentet te 289 vjet nga lindja e presidentit të parë të SHBA-së Janë të Mbyllura
Johannes Gutenberg në vitin 1455 shtypi librin e parë të Biblës me pllaka metalike. Më parë, librat kopjoheshin me dorë apo shtypeshin me pllaka të gdhendura druri – procese që kërkonin muaj apo vite për të botuar një libër. Gutenberg shpiku një makinë shtypi që revolucionarizoi përhapjen e dijeve. Ai u nxit nga qëllimi për shpalljen sa më gjerë e me shpejt të ideve për reformimin e Kishës./KosovaPress ...
Komentet te Bibla e parë e shtypur në pllaka metalike para 566 vjetësh Janë të Mbyllura
Përshtypja e parë nuk përfundon me intervistën e punës, ndikimin më të madh e ka dita e parë në atë punë. Zakonisht kjo ditë është diçka që mbetet në kujtime gjatë gjithë jetës. Kjo është dita kur do t’ju duhet t’i njoftoni kolegët, të krijoni përshtypje të mirë, të krijoni vendin tuaj të punës, si dhe të mësoni për rregullat dhe kulturën e kompanisë. Akademi Pune, punë ju sjellë disa këshilla, se çfarë duhet të bëni për ta pasur një ditë të parë pune të suksesshme. Pse është dita e parë e punës e rëndësishme? Në ditën e parë do të mësoni shumë gjëra që do t’ju ndihmojnë të keni ...
Komentet te 12 gjërat që duhet bërë në ditën e parë të punës Janë të Mbyllura
Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se mëngjesi i ditës së sotme do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s./KosovaPress ...
Komentet te Java e fundit e shkurtit me mot pranveror Janë të Mbyllura