Në 24 orët e fundit me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 1039 raste të reja nga 3258 testime të kryera dhe 15 persona të tjerë kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 64.318 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCOVID. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6.728 vaksina antiCOVID. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste ...
Komentet te 15 viktima dhe 1039 raste të reja me koronavirus në Shqipëri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë të vitit “Laureatët 2020” Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Ministrja në detyrë për Kulturë Rini dhe Sport Vlora Dumoshi, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, xhudistja Majlinda Kelmendi e personalitete të tjera nga fusha të ndryshme. Më këtë rast, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se përkundër angazhimit të madh të Kosovës për të ndihmuar sportistët, asnjëherë nuk iu dalin hakut atyre dhe sakrificës që ata e bëjnë. Hasani: Asnjëherë nuk mund t’iu dalim hakut sportistëve dhe sakrificës së ...
Komentet te Shpallen sportistët më të mirë të vitit “Laureatët 2020” Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partia e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, si dhe Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar. Ndërkohë jemi vetëm dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe KQZ vijon punën për partitë që do të marrin pjesë. Më parë ka regjistruar disa parti të tjera dhe tre kandidatë të pavarur. Vendimet e mbledhjes së KQZ ditën e sotme: 1.Partia Shqiptare Atdheu – Regjistrohet. ...
Komentet te Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron sot 9 parti të tjera, cilat janë 4 subjektet që i tha “Jo” Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj ka gjobitur sot me 6 mijë euro ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj Faik Grainca, i akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit. Kryetarja e Trupit Gjykues e Departamentit për Krime të Rënda Kadrie Goga Lubishtani, të pandehurin e shpalli fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit i zëvendësohet me dënim me gjobë, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti. F.G. akuzohet se më 01.09.2016 në Ferizaj, në cilësinë ...
Komentet te 6 mijë euro gjobë për ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj Janë të Mbyllura
Organizata Demokraci Plus i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojë ankesat e partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë, sipas të cilave në zgjedhjet e 14 shkurtit u është mohuar e drejta e përfaqësimit në Kuvend, përmes themelimit të partive politike satelite nga Lista Serbe, me qëllim të përfitimit të ndikimit mbi deputetë që mbajnë ulëse të garantuara për komunitetet. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, dy parti politike të regjistruara rishtazi dhe që kanë deklaruar se përfaqësojnë interesin e komunitetit boshnjak dhe rom, kanë arritur të përfaqësohen në Kuvend përmes votave të marra në komunat e banuara me shumicë serbe, e ku fare pak apo aspak nuk ...
Komentet te Demokraci Plus, thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i hetojë ankesat e partive politike nga komunitetet jo shumicë Janë të Mbyllura
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se rezervat valutore të Bankës Qendrore turke arrijnë në 95 miliardë dollarë dhe se ekonomia kombëtare është e pozicionuar mirë për një ndeshje konkurruese në skenën botërore. Duke iu drejtuar kongresit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Izmir, Erdogan tha se rezervat valutore të Bankës Qendrore arritën në 27.5 miliardë dollarë kur ai u bë kryeministër i vendit në vjeshtën e vitit 2002, dhe tani arrin në 95 miliardë, raportojnë mediat turke. Ai gjithashtu shtoi se rezervat e këmbimit valutor u rritën në 132 miliardë dollarë gjatë mandatit të tij kryeministror, përkatësisht deri në vitin 2014, kur ai u zgjodh ...
Komentet te Erdogan: Turqia ka 95 miliardë dollarë rezerva devizore Janë të Mbyllura
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, prezantoi sot një plan që do t’i jepte fund bllokimit në Angli, duke ofruar një qasje “të kujdesshme” në mënyrë që të mos kthehen të gjitha masat kufizuese që kanë tronditur ekonominë, raporton Reuters. Johnson është nën presion për të lejuar më shumë liri për miliona njerëz, të cilët janë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe për të ofruar shpresë për ndërmarrjet më të vogla që kanë ndjerë pasojat e masave kufizuese, vlerëson Reuters. Ndër masat që do të propozohen është hapja e shkollave duke filluar më 8 mars në katër faza, por në mënyrë që ato të mos fillojnë punën para 21 ...
Komentet te Johnson paraqet planin për zbutjen e masave Janë të Mbyllura
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se votat për kreun e Iniciativës së re politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hoxhiq në zgjedhjet e 14 shkurtit delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës. Ai një postim në Facebook bërë një krahasim të votave të subjekteve politike boshnjake gjatë zgjedhjeve të kaluara në Kosovë. Kryeziu përmend faktin se nga 6739 vota të fituara në zgjedhjet e 14 shkurtit, iniciativa e Hoxhiqit, 87 për qind e këtyre votave i ka fituar në vendbanimet me shumicë serbe, ku nuk ka ose ka pak shtrirje demografike të komunitetit boshnjak. “Vetëm në Komunën e Leposaviqit, ajo ka marrë rreth 1129 vota, ...
Komentet te Kryeziu: Votat për Adrijana Hoxhiq, delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak Janë të Mbyllura
Kosova shënoi 398 raste me COVID-19 të dielën, shifër kjo më e larta për këtë vit kalendarik. Kjo ka bërë që të ngritët alarmi si nga institucionet shëndetësore por edhe në mesin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të mblidhet Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19. Ky takim që do të kryesohet nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe do të mbahet me fillim prej orës 11:00. “Sot, nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID 19”, thuhet shkurt në njoftim. Ndryshe, IKSHPK thotë se numri i rasteve ...
Komentet te Situata me COVID, mblidhet Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim Janë të Mbyllura
58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm..KosovaPress ...
Komentet te 58 pacientë COVID po trajtohen në Spitalin e Pejës Janë të Mbyllura