Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Shënon Lukaku, Ibra befason të gjithë me veprimin e tij – video

Sport
Milani ka pësuar një humbje shumë të rëndë nga Interi në derbin kryesor të kësaj javë në Serie-A pasi është mposhtur si vendas me rezultat 3-0. Kjo nuk ishte dita më e mirë për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli pasi tashmë pas kësaj humbjeje ata mbeten katër pikë prapa Interit që kryeson renditjen tabelare, shkruan KosovaPress. As sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic i cili deri më tani shihej si lider i Milanit, në këtë sfidë nuk arriti që të tregojë më të mirën e tij. Por, ajo që i ka befasuar më shumë tifozët e Milanit ishte veprimi i tij i papritur pas golit të tretë të Interit të cilin ...
Komentet te ​Shënon Lukaku, Ibra befason të gjithë me veprimin e tij – video Janë të Mbyllura

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Do të vazhdojmë të jemi të pathyeshëm

Lajme
21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në këtë ditë ka përmendur disa vargje të poetit të madh shqiptar, At Gjergj Fishtës. “Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s’huej” . Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se gjuha shqipe është mbretëreshë e gjuhëve. Postimi i plotë: ...
Komentet te Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Do të vazhdojmë të jemi të pathyeshëm Janë të Mbyllura

​Qentë endacakë, problem permanent për qytetarët

Lajme
Problemi me qentë endacakë në komunën e Prishtinës po vazhdon tash e sa vite. Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) vitin e kaluar mori buxhet në vlerë 1.3 milion nga Qeveria për vaksinimin dhe trajtimin mjekësor të qenve endacakë. Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se numri i qenve endacakë nëpër rrugë vazhdon të jetë i lartë dhe se ata ndihen të rrezikuar sidomos në kohë dimri. Gëzim Berisha ka thënë për KosovaPress, se qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët, andaj kërkon arritjen e një zgjidhje të përhershme, duke ditur rrezikun që ata sjellin edhe për fëmijët e vegjël, ku në të kaluarën ka pasur raste të sulmeve dhe lëndimeve ...
Komentet te ​Qentë endacakë, problem permanent për qytetarët Janë të Mbyllura

Milani gjunjëzohet para Interit, lufta për titull në duart e zikaltërve

Sport
Ka përfunduar me fitoren e thellë të Interit prej 3-0 kundër Milanit derbi i njohur si “Madoninna” i zhvilluar të dielën në “San Siro” “Nëroazzurrët” treguan një lojë bindëse duke ndaj “Rossonerëve” dhe në fund siguruan tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit, përcjell KosovaPress. Lautaro Martinez e kaloi Interin në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ky ishte njëherit edhe rezultati i 45 minutave të para. Në pjesën e dytë skuadra e Antonio Contes realizoi edhe dy herë. Së pari Martinez regjistroi golin e dytë personal dhe më pastaj edhe Romelu Lukaku i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 66’ për të vulosur ...
Komentet te Milani gjunjëzohet para Interit, lufta për titull në duart e zikaltërve Janë të Mbyllura

​Arsenali është pengesa e radhës për Cityn drejt titullit, formacionet zyrtare

Sport
Manchester City do të ballafaqohet sot me Arsenalin për të konfirmuar marshimin e sigurt drejt titullit të Premier Ligës në këtë edicion. Skuadra e Mikel Artetas e cila po kalon nëpër një krizë të rezultateve e pret atë të Pep Guardiolas që po vazhdon të shkel çdo kundërshtar që i del para, përcjell KosovaPress. Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave starton nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare: Arsenal: Leno, Belerin, Holding, Mari, Tierney, Elneny, Xhaka, Saka, Odegeard, Pepe, Aubameyang Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Fernandinho, Gundogan, Bernardo, Mahrez, De Bruyne, Sterling/KosovaPress ...
Komentet te ​Arsenali është pengesa e radhës për Cityn drejt titullit, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Fauci: Amerikanët mund të mbajnë maska edhe në vitin 2022

Rajoni dhe Bota
Imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci deklaroi sot se është e mundur që qytetarët amerikanë të mbajnë maska edhe gjatë vitit 2022. Ai në një intervistë për CNN tha megjithatë, se masat për të ndaluar përhapjen e COVID-19 do të relaksoheshin kryesisht me numrin e njerëzve të vaksinuar, raporton Reuters./KosovaPress ...
Komentet te Fauci: Amerikanët mund të mbajnë maska edhe në vitin 2022 Janë të Mbyllura

​“Parajsa e Prishtinës” vend i preferuar për vikend

Lajme
Parku Nacional i Gërmisë në kryeqytet vazhdon të jetë vend i preferuar i shumë qytetarëve për të kaluar një ditë fundjave. Përveç pamjes mahnitëse që ky Gërmia ka gjatë verës, sot qindra qytetarë kanë dal ta shikojnë edhe bukurinë që ia jep kësaj pjese të Prishtinës, borë e cila është pothuajse e shkrirë. Megjithë kënaqësitë që t’i jep e gjitha ajo që shihet në Gërmi, se ende ka nevojë për investime në infrastrukturë, pasi aty disa stazë për ecje janë të pa asfaltuara. Parku ka një sipërfaqe prej 1126 hektar dhe është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987, që thuhet se e vizitojnë rreth 1 ...
Komentet te ​“Parajsa e Prishtinës” vend i preferuar për vikend Janë të Mbyllura

​Dështon Barcelona, ndalet me barazim nga Cadizi

Sport
Barcelona nuk e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë dështimin e Atletico Madridit që pësoi disfatë nga Levante pasi ka barazuar me Cadizin me rezultat 1-1 në ndeshjen e cila u zhvillua të dielën. Ishin dy penallti ato që e vendosën fatin e ë tij takimi, përcjell KosovaPress. Skuadra e Ronald Koeman e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 kur Lionel Messi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32’. Kur po mendohej se Barcelona do t’i arkëtonte tre pikë të reja, në minutën e 89’ akordohet penallti për Cadizin të cilën e ktheu në gol Fernandez. Pas kësaj ndeshje, Barcelona mbetet në vendin e tretë ...
Komentet te ​Dështon Barcelona, ndalet me barazim nga Cadizi Janë të Mbyllura

Gjermania përjeton sërish rritje rastesh përpara lehtësimeve të parashikuara

Rajoni dhe Bota
Në Gjermani po rritet frika nga një valë e tretë e infeksioneve, ndërsa numri i rasteve po rritet përpara një lehtësimi të planifikuar të disa masave për të parandaluar përhapjen e virusit. Instituti ”Robert Koch” për kontrollin e sëmundjes raportoi sot 7 676 raste të reja gjatë së shtunës. Kjo shifër është 1 562 raste më e lartë se një javë më parë. Shkalla e incidencës shtatë ditore, që mat numrin e rasteve për 100 000 njerëz gjatë asaj periudhe, është rritur në 60,2 në të gjithë vendin, nga 57,7 një ditë më parë. Të dhënat janë veçanërisht shqetësuese pasi 10 nga 16 landet e Gjermanisë planifikonin që nesër të ...
Komentet te Gjermania përjeton sërish rritje rastesh përpara lehtësimeve të parashikuara Janë të Mbyllura

​IKSHPK: Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19, pasojë e neglizhimit të masave

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë raportuar 398 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit. Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19, sipas institutit, vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Instituti nëpërmjet një njoftimi thotë se mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. “Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet ...
Komentet te ​IKSHPK: Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19, pasojë e neglizhimit të masave Janë të Mbyllura