Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit. Ajo me këtë rast fton organet e rendit që sa më shpejt t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. “Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj. Osmani po ashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i sotëm i djegies së veturës së kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail ...
Komentet te Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq, kërkon hetime për djegien e veturës së Bajqinovcit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka thënë se skemat e qeverisjes së mirë të Lëvizjes Vetëvendosje do të zhdukin varfërinë ekstreme në Kosovë. Kurti në një postim në Twitter përkujton se rreth 100.000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se një euro në ditë, e cila gjendje sipas tij është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. “Skemat tona të qeverisjes së mirë dhe shoqërore do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, shkruan Kurti./KosovaPress ...
Komentet te Kurti: Skemat e qeverisjes së mirë të VV-së do të zhdukin varfërinë ekstreme në Kosovë Janë të Mbyllura
Presidenti i SHBA Joe Biden do të urdhërojë që të gjithë flamujt amerikanë të ulen në gjysmë shtizë për pesë ditë në kujtim të rreth gjysmë milion njerëz që vdiqën në vend si pasojë e pandemisë COVID, ka bërë të ditur New York MSNBC përmes një postimi në Twitter. Para inaugurimit të Biden, Amerika pikturoi të gjitha ndërtesat e larta dhe të famshme në Shtetet e Bashkuara me të kuqe, në kujtim të 400.000 viktimave të koronavirusit në atë kohë. SHBA po regjistron të paktën 69.900 raste të reja COVID-19 dhe të paktën 1.800 vdekje të lidhura me virusin çdo ditë, bazuar në një mesatare shtatë ditore të llogaritur nga ...
Komentet te SHBA: Flamujt do të vihen në gjysmë shtizë për shkak të vdekjes së rreth gjysmë milion njerëzve Janë të Mbyllura
UN Women dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë shpërndarë sot laptopë për gratë e reja dhe vajzat nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për ta lehtësuar mësimin e tyre online. Gratë e reja dhe vajzat që morën laptopë të hënën do t’i përdorin ato si mjete për t’i zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të qëndruar në lidhje gjatë trajnimit që do ta marrin nga partneri i UN Women, Fondacioni IPKO, i cili do t’i zbatojë aktivitetet përkatëse. Aktivitetet janë pjesë e projektit në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh – “Kthimi në normalitetin (e ri) në Kosovë: Përforcimi i qëndrueshmërisë përmes kthimit të sigurt dhe gjithpërfshirës në normalitet në shëndetësi ...
Komentet te Mësimi online, shpërndahen laptopë për gratë dhe vajzat nga komunitetet RAE Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar pas sulmit fizik ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq. Kurti në një postim në Facebook ka thënë se krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Ai me këtë rast ka kërkuar nga organet e rendit që urgjentisht ta zbardhin rastin dhe autorët të përgjigjen para drejtësisë. Postimi i plotë: Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri ...
Komentet te Sulmi ndaj djalit të Rashiq, Kurti: Krim banditesk – kriminelët të dalin para drejtësisë Janë të Mbyllura
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott ka reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona. Abbot në një postim në Facebook e ka quajtur sulmin të papranueshëm, duke kërkuar njëherësh hetime lidhur me zbardhjen e rastit. “Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq është neveritës pavarësisht motiveve të mundshme. Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”, ka ...
Komentet te Abbott dënon sulmin ndaj djalit të ish-ministrit Rashiq Janë të Mbyllura
Një veturë me targa të Kosovës është përfshirë sonte nga zjarri në rrethana ende të panjohura në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Lajmi për KosovaPress është konfiskuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 19:00. Ajo tha se nga zjarri është prekur edhe një veturë tjetër që ishte pranë veturës së përfshirë në zjarr. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./KosovaPress ...
Komentet te Digjet një veturë në lagjen “Arbëria” në kryeqytet Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur, lidhur me incidentin e sotëm në Llapnasellë. Djali i kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, njëherësh ish-ministrit Nenad Rashiqit është rrahur sot nga disa persona në afërsi të shkollës në Llapnasellë. Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për KosovaPress, duke thënë se personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore me ç’ rast ka kërkuar edhe ndihmën mjekësore. “Sot, rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën, njësitet e nevojshme policore kanë ...
Komentet te Arrestohen tetë persona për rrahjen e djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq Janë të Mbyllura
Shkencëtarët thonë se ka rrezik të rishfaqjes së sëmundjes derisa të gjitha grup-moshat të jenë të imunizuara. Ekspertët e kompanive të prodhimit të vaksinave thonë së fundmi se vaksinimi i fëmijëve mund të jetë çelësi i fitores ndaj pandemisë, teksa shtojnë se ka nisur testimi klinik i tyre te më të rinjtë. Megjithëse COVID-19 ka shfaqur një masë më të vogël të infeksionit dhe vdekshmërisë te më të rinjtë, ka prova se fëmijët mund të jenë transmetues. “Prandaj derisa të gjithë – përfshi edhe fëmijët – të jenë vaksinuar, mbetet ende rrezik “i konsiderueshëm rishfaqjeje””, tha John Edmunds, anëtar i grupit të mjekëve këshilltarë të qeverisë në Britani. Studiuesit e ...
Komentet te Vaksinimi i fëmijëve mund të jetë çelësi i fitores ndaj COVID, thonë prodhuesit Janë të Mbyllura
Aktorja e njohur Priyanka Chopra ka rrëfyer momentin e vështirë të jetës kur humbi babanë e saj në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Ajo pranoi se as terapia nuk funksionoi asokohe (në vitin 2013) dhe se u detyrua që ta shtynte veten drejt gjetjes së dritës në fund të tunelit. “Kështu ndihesha, më dukej sikur frika kishte ngelur aty. Provova terapinë, nuk funksionoi për mua atë kohë. Nuk mendoja se ilaçet ishin një mundësi. Nuk e di si nisi, thjesht mbaj mend që ndihesha keq për veten time. Ulesha në divan, shikoja televizor dhe haja pica për orë të tëra. Ndihesha si njeri i pangopur, nuk ...
Komentet te Aktorja e famshme tregon betejën me depresionin pas vdekjes së babait: Haja pica me orë të tëra Janë të Mbyllura