Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Koeman: Barazimi me Cadizin më i rëndë se humbja nga PSG

Sport
Ronald Koeman e quajti barazimin e së dielës me Cadizin më zhgënjyes sesa humbja e rëndë e së martës në Champions League ndaj Paris St Germain.. Një penallti e Alex Fernandez në minutën e fundit ia mundësoi Cadizit që të rrëmbejë një pikë në një barazim 1-1 në “Nou Camp” pasi Lionel Messi kishte shënuar në paraqitjen e tij rekord të klubit, 506 në LaLiga nga penalltia në pjesën e parë. Kështu Barcelona humbi shansin për të zvogëluar hendekun me Atletico Madridin e mundur nga Levante të Shtunën në gjashtë pikë, dhe Koeman tha se ndjenja ishte më e keqe sesa pas humbjes të së martës 4-1 ndaj PSG-së në ...
Komentet te ​Koeman: Barazimi me Cadizin më i rëndë se humbja nga PSG Janë të Mbyllura

Fuqia e pabesueshme e natyrës: Ju kurrë nuk keni parë një pinguin si ky

Rajoni dhe Bota
Për herë të parë në një ishull në Atlantikun Jugor është parë një pinguin i verdhë, pa asnjë njollë të zezë në trup. Fotografi që shkrepi kafshën e pazakontë e quajti përvojën një “shfaqje gjatë gjithë jetës”. Pinguini i verdhë është parë mes mijëra pinguinëve bardhë e zi në ishullin e Atlantikut Jugor. Yves Adams, i cili fotografoi pinguinin, thotë se nuk ka dëgjuar kurrë më parë për një pinguin të verdhë. “Kishte 120,000 shpezë në plazh dhe ky ishte i vetmi i verdhë midis tyre,” tha Adams. Adams është udhëheqësi i një ekspedite nga Belgjika që ndaloi në një ishull në Xhorxhinë Jugore për të fotografuar një koloni prej ...
Komentet te Fuqia e pabesueshme e natyrës: Ju kurrë nuk keni parë një pinguin si ky Janë të Mbyllura

Studimi: Syzat zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
Njerëzit që mbajnë syze kanë tri herë më pak të ngjarë të infektohen me COVID, pasi prekin shumë më pak sytë e tyre, tregon një studim nga India. Studiuesit nga India zhvilluan një hulumtim të bazuar në 304 të anketuar midis moshës 10 dhe 80-vjeç, të cilët mbijetuan sëmundjen e rrezikshme. Rreth 19 për qind e tyre kishin syze për pjesën më të madhe të ditës, pjesa tjetër jo, gjë që tregon se njerëzit që mbajnë syze tetë orë në ditë kanë më pak të ngjarë të preken me COVID-19, raporton Daily Mail, duke iu referuar Sunday Telegraph. “Njerëzit kanë zakon të prekin fytyrën e tyre 23 herë në orë ...
Komentet te Studimi: Syzat zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

Lajme
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së fundit të rasteve me koronavirus në nivel vendi. Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pas fushatës elektorate, askush nuk ka kredibilitet moral të kërkojë nga qytetarët mbyllje. “Në një situatë hipotetike (larg qoftë, por me probabilitet të lartë), ku rastet me COVID arrijnë mbi 800 në ditë, do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushatë me tubime, si ka kredibilitet moral të kërkohet nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, shkruan Ahmeti. Ndryshe, në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 398 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi. Në të njëjtën periudhë, janë shëruar 228 persona, derisa ...
Komentet te Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, vjen reagimi i Shpend Ahmetit Janë të Mbyllura

​Itali, gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga anoreksia

Rajoni dhe Bota
Çdo herë janë më të rinj personat që vuajnë nga anoreksia, prindërit sjellin fëmijë anoreksikë që nuk janë më të vjetër se 10-vjeç në spitale dhe pandemia COVID-19 ka përkeqësuar shëndetin mendor të të rinjve, tha sekretarja e përgjithshme e Shoqatës Italiane të Pediatërve Elena Bocola për Huffington Post. Rreth tre milionë italianë vuajnë nga anoreksia, dhe 2.3 milionë prej tyre janë të rinj, shkruan media britanike./KosovaPress ...
Komentet te ​Itali, gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga anoreksia Janë të Mbyllura

​A është Interi favorit për titull? Conte jep përgjigjen e tij

Sport
Antonio Conte i ka vlerësuar lartë lojtarët e Interit pas fitores 3-0 ndaj Milanit dhe shpjegon sekretin prapa përmirësimit të Christian Eriksen. “Lojtarët e mi meritojnë lavdërime, ishte një lojë e përgatitur mirë, ata ishin protagonistët absolutë në fushë,” tha Conte për “DAZN”. “Ishte një lojë e bukur, ishte një derbi me shumë presion sepse të dy ekipet janë atje lart në tabelë. Jam i lumtur sepse e përgatitëm mirë ndeshjen. Ne ishim të mirë për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë ndaj një ekipi të fortë, ”vazhdoi trajneri. “Milan dhe Pioli meritojnë lavdërime për atë që kanë bërë, ne duam t’ia kushtojmë fitoren tifozëve tanë, mirëpritja e tyre në stadium ...
Komentet te ​A është Interi favorit për titull? Conte jep përgjigjen e tij Janë të Mbyllura

​Shqipëri: 1.184 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
ë 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 4013 testime nga të cilat 1184 kanë rezultuar me koronavirus, 796 qytetarë janë shëruar dhe 13 persona kanë humbur jetën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Me bilancin e sotëm, Shqipëria ka kaluar pragun e 100 mijë të infektuarve, nga marsi 2020. Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: ...
Komentet te ​Shqipëri: 1.184 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit, do të ketë ngritje temperaturash

Lajme
Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik. Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te ​Parashikimi i motit, do të ketë ngritje temperaturash Janë të Mbyllura

Pioli: Shumë vështirë të luash ndaj Interit, Ibra pati këtë kërkesë gjatë ndeshjes

Sport
Stefano Pioli është i bindur se Milani do të reagojë pas disfatës 3-0 në derbin “Madonnina” dhe zbulon pse Zlatan Ibrahimovic kërkoi të zëvendësohej. “Goli i parë ishte i rëndë për ne. Na mungoi intensiteti në pjesën e parë, duhet të kishim bërë më shumë, por meritonim të shënonim në pjesën e dytë, ”tha Pioli për “DAZN”. A është i zhgënjyer nga performanca e Zlatan Ibrahimovic? “Një sulmues varet nga performanca e ekipit. Në pjesën e parë ne luftuam t’i afrojmë lojtarët pranë zonës së tyre dhe krijonim disa mundësi. Ibra kërkoi të zëvendësohej sepse kishte pasur një ngërç,” shpjegoi Pioli. “Ne prodhuam më shumë goditje në portë në pjesën ...
Komentet te Pioli: Shumë vështirë të luash ndaj Interit, Ibra pati këtë kërkesë gjatë ndeshjes Janë të Mbyllura

Haziri apel qytetarëve: Mbani maskat dhe lajmëroni organet antiCOVID-19 nëse keni simptoma

Lajme
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pas rritjes së fundit të rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë. Ai ka thënë se pavarësisht rasteve të reja, komuna e Gjilanit vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër dhe shpreson të ketë rënie të numrit të infeksioneve gjatë ditëve të ardhshme. “Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos e harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet antiCOVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”, ka thënë Haziri, njëherësh udhëheqës i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së ...
Komentet te Haziri apel qytetarëve: Mbani maskat dhe lajmëroni organet antiCOVID-19 nëse keni simptoma Janë të Mbyllura