Qeveria britanike njoftoi sot se deri në 10.000 tifozë mund të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit nga mesi i majit, si pjesë e zbutjes së masave të mbrojtjes nga koronavirusi. Kryeministri Boris Johnson paraqiti një plan për të zbutur masat në katër hapa dhe në fazën e tretë, arenat sportive mund të jenë të hapura për publikun. Faza e tretë mund të fillojë më 17 maj, dhe sezoni në Premier Ligë pritet të përfundojë më 23 maj. Në stadiumet me një kapacitet prej më shumë se 40.000 vende, do të lejohet prania e deri në 10.000 tifozëve. Deri në një të katërtën e kapacitetit do të lejohet në objektet ...
Komentet te Deri në 10.000 tifozë mund të kthehen në stadiumet angleze në mes të majit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Guvernatori i shtetit federal amerikan të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha sot se kinematë mund të hapnin deri në 25 për qind të kapacitetit të sallave të kinemasë nga 5 marsi, me kusht që të mos ketë më shumë se 50 persona në hapësirë. Maskat për fytyrë do të jenë të nevojshme, shtoi Cuomo në konferencën e sotme me gazetarët dhe kinematë janë të detyruara të mbajnë standardet për ajrosjen e sallës dhe të shënojnë vendet në të cilat mund të ulet dhe kështu të ruajnë distancën, raporton Bloomberg. Cuomo gjithashtu njoftoi planet për të lejuar serish mbajtjen e dasmave dhe disa tubimeve të tjera, dhe në fillim të këtij ...
Komentet te Nju Jorku do të hapë kinematë më 5 mars Janë të Mbyllura
Futbollistët e Sevilla mposhtën sonte si mysafirë skuadrën Osasuna në ndeshjen e fundit të xhiros 24 të La Ligës spanjolle me rezultat 2:0 (1:0). Me këtë fitore, Sevilla kaloi Barcelonën në tabelë dhe arriti në vendin e tretë me 48 pikë. Kjo është fitorja e gjashtë e Sevilla radhazi në La Liga, dhe ata nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit. Sevilla erdhi në epërsi me golin e Diego Carlos në minutën e 19-të, pas asistimit të Jordan. Luuk de Jong dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të, pas asistimit të Munir. Osasuna e përfundoi ndeshjen pa asnjë goditje brenda portës kundërshtare./KosovaPress ...
Komentet te Sevilla kalon Barcelonën me fitoren e gjashtë radhazi Janë të Mbyllura
Futbollistët e Juventusit mposhtën sonte para shikuesve të tyre skuadrën Crotone në ndeshjen e fundit të xhiros 23 në Serie A me rezultat 3:0 (2:0). Pas humbjeve nga Napoli dhe Porto, Juventus fitoi tri pikë të lehta kundër “Fenerëve”, për të cilët kjo është humbja e pestë radhazi dhe ngadalë mund të mendojnë për kthimin në Serie B. Juventusi tani ka 45 pikë, katër më pak se Milan në vendin e dytë dhe një lojë më pak. Interi kryesor në tabelë me nëntë pikë më shumë se “bardh-e-zinjtë”. Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 38-të, pas asistimit nga Alex Sandra. I njëjti lojtar shënoi golin e dytë në minutën e ...
Komentet te Juventusi mposht Crotonen, Ronaldo golashënues i dyfishtë Janë të Mbyllura
Kandidatja për deputete nga Iniciativa Qytetare “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviq ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas rrahjes së sotme brutale të djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq nga një grup serbësh në Llaplesellë. Trajkoviq në një postim në Twitter ka shkruar se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona. “Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë. President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrin “fitoret” e saj me 95%”, shkruan Trajkoviq. Ndryshe, tetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me sulmin fizik ndaj ...
Komentet te Rrahja e djalit të Rashiqit, Trajkoviq-Vuçiqit: Me këto metoda po i arrin fitoret Lista juaj serbe Janë të Mbyllura
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka folur rreth djegies së veturës së tij sonte në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ishte brenda veturës kur kjo e fundit mori flakë. Bajqinovci falënderon zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë për shuarjen e zjarrit. Postimi i plotë: Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falënderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen./KosovaPress ...
Komentet te Bajqinovci flet rreth djegies së veturës së tij: Dola para se të merrte flakë Janë të Mbyllura
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka folur rreth formimit të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe rreth zgjedhjes së presidentit. Ai në një intervistë për Pressing në T7, ka thënë se së pari duhet të formohet qeveria dhe pastaj të shkohet me zgjedhjen e presidentit. “Së pari duhet të formohet qeveria, e pastaj të zgjidhet presidenti. Nëse po pyesni a është sistem i mirë, atëherë kjo është çështje tjetër. Mendoj se në çdo demokraci, njerëzit vazhdimisht duhet të mendojnë a është e dobishme të amandamentohet Kushtetuta. SHBA ka amandamentuar Kushtetutën shumë herë përgjatë shekujve. Kushtetuta e Kosovës është mjaft e re dhe ...
Komentet te Kosnett: Së pari të formohet qeveria, pastaj të zgjidhet presidenti Janë të Mbyllura
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett është shprehur i mahnitur nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore me rreth 48 për qind të votave sipas rezultateve preliminare. Kosnett në emisionin Pressing të T7 tha se zgjedhjet ishin të lira, të drejta dhe profesionale dhe se ekziston një dëshirë e madhe në Kosovë për t’iu dhënë rastin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për ta formuar qeverinë e re. “Isha shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u ...
Komentet te Kosnett: Jam i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”. Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve. Ndryshe, djali i ish-ministrit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq është rrahur nga disa persona në Llapnasellë, me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sulmi ndaj ...
Komentet te Ndalohen për 48 orë personat që rrahën djalin e politikanit serb Nenad Rashiq Janë të Mbyllura
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje që policia ta hetojë këtë rast dhe të arrestohen sulmuesit. Ai ka thënë se ky është rasti i fundit, në një seri ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe në Kosovë. “Unë e dënoj fuqishëm sulmin kundër djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq. Nxis policinë të hetojë këtë rast dhe të arrestojë ata që janë përgjegjës për këtë akt. Ky është i fundit, në një seri veprimesh ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe të Kosovës”, ka ...
Komentet te Hoxhaj dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq: Policia ta hetojë rastin dhe t’i arrestojë përgjegjësit Janë të Mbyllura