Në repartin COVID në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës momentalisht janë duke u trajtuar 4 gra shtatzëna. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, dy prej tyre së shpejti pritet të lindin pasi janë në javët e fundit të shtatzënisë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli i cili tha se nga janari i vitit 2021 e deri tani në këtë repart të dedikuar për COVID janë trajtuar gjithsej 21 shtatzëna. Ismajli: 4 paciente i kemi të shtrira në repartin për COVID Video “Momentalisht në repartin e dedikuar për COVID për shtatzëna, janë të hospitalizuara katër paciente. Dy janë ...
Komentet te Katër shtatzëna me COVID-19 po marrin trajtim në Klinikën Gjinekologjike Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sistemi i shpërndarjes së vaksinave anti-COVID, COVAX u krijua për të parandaluar vendet e pasura që të monopolizojnë të gjitha dozat e vaksinave, që prodhohen ende në sasi shumë të vogla, për të përmbushur kërkesën globale. Ai përfshin një mekanizëm financimi që duhet të lejojë 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme që të kenë qasje në vaksina. Mirëpo, vendet e pasura tashmë po iu drejtohen prodhuesve drejtpërdrejt duke siguruar doza shtesë dhe kështu duke ndikuar që të zvogëlohet sasia e përcaktuar për COVAX. Këtë e vuri në pah edhe kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që akuzoi disa vende të pasura për minimin e sistemit të ...
Komentet te A po dështon sistemi i shpërndarjes së vaksinave COVAX? Janë të Mbyllura
Huazimi i deklaratës së filozofit Rene Descartes “Cogito Ergo Sum” (mendoj, pra jam), në “Ndaj, pra jam” e përshkruan më së miri epokën në të cilën po jetojmë. Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën se si ne sot jetojmë dhe i përjetojmë gjërat. Ato janë kudo dhe kurdo. Në një kohë të tillë, pa to, nganjëherë mund të vihet në pikëpyetje edhe “ekzistenca” e dikujt. Janë më shumë se 4.5 miliardë njerëz në mbarë botën që sot e përdorin internetin, ndërsa 3 miliardë e 800 mijë prej tyre janë përdorues të rrjeteve sociale. Dikur këto të fundit u përdorën për rrjetëzimin e personave pa dallime, kurse sot, ky rrjetëzim i formësuar ...
Komentet te Rrjetet sociale që bashkë me “pëlqimet” sjellin edhe frymëzim Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Përmes këtij procesi do të mund të saktësohet numri i fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit. Sipas të dhënave të ofruara nga KQZ deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, ku siç dihet brenda një pakoje mund të ketë më shumë se një zarf me fletëvotim. Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me ...
Komentet te Mbi 9 mijë fletëvotime të ardhura me postë janë shpallur të pavlefshme Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pasditen e djeshme filloi procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve, për të cilat mori vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme. Arsyet e rinumërimit të këtyre vendvotimeve u kategorizuan në katër grupe kryesore. E para është se gjatë procesimit të formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve 35 vendvotime nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak se gjatë auditimit është vërejtur se nuk janë bartur saktë votat e subjekteve politike në formularin e rezultateve. E dyta arsye është përmendur se gjatë procesimit të formularëve të rezultateve të kandidatëve 6 vendvotime nuk kanë mundur të procesohen ...
Komentet te Vijon rinumërimi i mbi 400 vendvotimeve Janë të Mbyllura
Burimet e para të naftës në Kuvajt janë zbuluar më 23 shkurt të vitit 1938, duke e bërë këtë shtet si njërin ndër pesë vendet më të pasura në botë. Kuvajti ka rezerva të naftës së papërpunuar 104000000000 fuçi (15 km³), e cila vlerësohet të jetë 10% e rezervave botërore. Sipas kushtetutës së Kuvajtit, të gjitha burimet natyrore të vendit dhe të ardhurat që lidhen janë pronë e qeverisë. Duke qenë një vend pa taksa, të industrisë së naftës në Kuvajt llogaritë për 80 % të të ardhurave të qeverisë. Rritja e çmimeve të naftës që nga viti 2003 rezultoi në një rritje të ekonomisë në Kuvajt. Sipas të dhënave ...
Komentet te 83 vjet nga zbulimi i naftës në Kuvajt Janë të Mbyllura
Ka persona që ndihen fatlumë kur kanë një punë të cilën është e caktuar se çfarë të veshin, për shkak se, mendojnë që kjo ua redukton humbjen e kohës, për të menduar se çfarë do të veshin për ditën e ardhshme. Për të tjerët, moda është formë personale e të shprehurit. Ata mezi presin që të nesërmen të duken komplet ndryshme dhe nuk duan që të gozhdohen nga rregullat strikte të kodit të veshjes në një kompani. Nëse bëni pjesë në këta të fundit, janë 6 profesione, ku mund ta shprehni gjithë kreativitetin edhe përmes veshjes. Dizajner/e mode Nëse e doni modën atëherë dhe keni kontroll të plotë mbi veshjet ...
Komentet te 6 profesione në të cilat mund të visheni sipas dëshirës Janë të Mbyllura
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës organizon ceremoninë e Laureatëve 2020. (Kinema Armata, ora 18:00/KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 23 shkurt Janë të Mbyllura
Më 24 shkurt në Hagë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt. Këta të fundit akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”. Në seancën që u zhvillua më 19 dhjetor në Hagë, Hysni Gucati u deklarua i ...
Komentet te Të mërkurën, konferenca e ardhës për ecurinë e rastit Gucati dhe Haradinaj Janë të Mbyllura
Kim Kardashian është përqendruar në mirëqenien e vet dhe të katër fëmijëve të saj mes divorcit nga Kanye West. Pas gati shtatë vjet martese, Kardashian (40) zyrtarisht bëri kërkesë për divorc nga West (43) të premten, sipas revistës People. Çifti ka vajzat North dhe Chicago, dhe djemtë Saint e Psalm, të cilët do të mbushin 2 vjeç në maj. Një burim tha për revistën People se ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ishte me familjen gjatë fundjavës, duke kaluar kohë me ata që ishin më pranë saj ndërsa ajo vazhdon të merret me çështjen e divorcit. “Megjithëse Kim dhe Kanye janë ndarë për muaj të tërë, ishte ende emocionuese ...
Komentet te Divorci i çiftit të njohur, Kanye West nuk ishte “i gatshëm për kompromis” Janë të Mbyllura