Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë në fillim të javës së ardhshme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me rreth 48 për qind të votave. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha sot se presin që deri të premten të përfundojë rinumërimi i 494 vendvotimeve. Elezi: Rezultatet finale priten të publikohen javën e ardhshme Video “Procesi i rinumërimit të vendvotimeve është duke vijuar sipas dinamikës së paraparë në QNR. Janë gjithsej 28 tavolina pune ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të vendvotimeve. Besojmë që do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje dhe pastaj gjatë vikendit besojmë që ...
Komentet te Javën e ardhshme pritet publikimi i rezultateve përfundimtare Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel. Me këtë rast, ambasadorja Butel uroi Osmanin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit duke thënë se mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, Osmani falënderoi ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e presidentit Emmanuel Macron për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Osmani theksoi se pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja, të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit. Në takim u ...
Komentet te Osmani takon Butel: Institucionet e reja të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e popullit Janë të Mbyllura
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka takuar sot kreun e Listës Serbe Goran Rakiq, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë, pas akuzave për manipulim të votave nga Lista Serbe dhe sulmit fizik ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq. Diplomati gjerman ka kërkuar që të gjithë akterët politikë të tregojnë maturi politike. “Sapo u takova me Goran Rakiq. Diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”, ka shkruar Rohde në Twitter. Ndryshe, tetë persona janë ndaluar për 48 orë, pasi kishin rrahur brutalisht djalin e ish-ministrit Nenad Rashiq. <blockquote class=”twitter-tweet”><p ...
Komentet te Sulmi ndaj djalit të Rashiqit, ambasadori Rohde takon Goran Rakiqin Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Kosovës dhe prokuroritë themelore janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, ka bërë të ditur koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula. Ajo ka thënë se për shkak të rëndësisë së hetimeve, konfidencialitetit të procedurës, informatat që kanë dispozicion aktualisht nuk mund t’i ndajnë me publikun për shkak se mund të dëmtohen hetimet, thuhet në një komunikatë për media./KosovaPress ...
Komentet te Prokuroria Speciale heton shkeljet e mundshme gjatë zgjedhjeve në Kosovë Janë të Mbyllura
IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, ...
Komentet te 4 viktima dhe 368 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
“Blutë” e dëshirojnë sulmuesin e Dortmund-it. Erling Haaland është bërë prioriteti kryesor për tu transferuar nga Chelsea, raporton “Tuttomercatoweb”. Roman Abramovich dëshiron që klubi i tij të bëj edhe një transferim të madh këtë verë, dhe synimi kryesor është ylli i Dortmund-it, përcjell KosovaPress. Haaland është duke kaluar nëpër një sezon fantastik, ku nga 17 paraqitje në Bundesliga, ka arritur të regjistroj 17 gola dhe katër asistime për skuadrën e Dortmundit./KosovaPress ...
Komentet te Haaland prioritet i Chelsea- Janë të Mbyllura
Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike ka vendosur sot të procedojë për votim në Qeveri kërkesën e Komunës së Obiliqit për themelimin e Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti” që do të merret me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës, si dhe shërbime të tjera në komunitet. Në një komunikatë për media thuhet se aksionar i vetëm i kompanisë do të jetë Komuna e Obiliqit. Idenë e themelimit të Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti”, e prezantoi kryetari Xhafer Gashi, i cili në takimin e Komisionit Ndërministror foli për rëndësinë e krijimit të kësaj ndërmarrjeje për Komunën e Obiliqit dhe komunitetin. /KosovaPress ...
Komentet te Së shpejti themelohet Kompania publike lokale “Kastrioti” Janë të Mbyllura
Ylli i Manchester Cityt po tërheq vëmendje nga shumë skuadra evropiane. Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Inter janë duke e monitoruar sulmuesin Sergio Aguero, raporton “The Mirror”. Katër klubet gjigante kanë kontaktuar agjentët e argjentinasit, për të shikuar rreth mundësisë së transferimit të tij, pasi që kontrata aktuale e tij me Cityn do të skadojë në fund të këtij sezoni, përcjell KosovaPress. Siç raportohet, krerët e Manchester Cityt ende nuk i kanë ofruar ndonjë kontratë të re Agueros, dhe ky i fundit pritet në fund të këtij edicioni të jetë lojtar i lirë, duke alarmuar kështu skuadrat e interesuara për shërbimet e tij./KosovaPress ...
Komentet te Aguero nën “radarin” e skuadrave të mëdha evropiane Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri, edhe pse ishte në dijeni se e mitura është nën 16-vjeç, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë, për shkak të problemeve me shtatzëni. Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të ...
Komentet te Kërkohet paraburgim ndaj personit për bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16-vjeç Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare Sokol Havolli, janë takuar sot me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Në këtë takim është diskutuar rreth planeve që Fondi ka për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, përmes skemës së garantimit të kredive. Mehmeti ka thënë se BQK-ja do të vazhdojë të mbështesë FKGK-në në të gjitha proceset, që do të ndihmojnë në rikuperimin e ekonomisë së prekur nga pandemia COVID-19. Nga ana tjetër, kryesuesi i Bordit Rinor Gjonbalaj dhe drejtori i FKGK-së Besnik Berisha falënderuan guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të BQK-së për të ndihmuar këtë ...
Komentet te Guvernatori Mehmeti takohet me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Janë të Mbyllura