Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka ardhur mjaft provokuese me pozën e fundit të postuar në Instagram. Ajo ka ndarë me 1.5 milionë ndjekësit e saj një imazh ku shfaqet e kuruar në çdo detaj. Tayna mban veshur një palë xhinse e xhaketë të kombinuar, ndërkohë ka ekspozuar gjoksin. Gjithashtu bie në sy që ajo nuk i ka mbërthyer xhinset, teksa bashkëngjitur me foton shkruan: “Uh lala million signed me m’kallxu mu ti s’ki ça?” Projekti më i fundit i Taynës është kënga “Magdalena”, të cilën e ka në bashkëpunim me këngëtarin Flori Mumajesi./tch/KosovaPress ...
Komentet te Me pantallona të zbërthyera, Tayna i vë “flakën” rrjetit me pozën e fundit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
UEFA ka caktuar një hetues disiplinor të martën për të parë pretendimet se Zlatan Ibrahimoviç ishte abuzuar në mënyrë raciste kur AC Milan luajti në Red Star Beograd javën e kaluar. Ibrahimović ishte ulur në tribuna si një zëvendësues gjatë ndeshjes së Europa League në Serbi dhe pamjet shfaqin detaje dhe fyerje në drejtim të tij. Abuzimi i pretenduar thuhet se kishte për synim prejardhjen ballkanike të familjes së Ibrahimoviç. Ai lindi në Suedi nga prindër nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia, përcjell KosovaPress. Megjithëse nuk iu shitë asnjë biletë tifozëve për këtë ndeshje, zyrtarët dhe mysafirët e klubit të Yllit të Kuq ishin në tribunën kryesore. Rregullat disiplinore të ...
Komentet te UEFA fillon hetimet për fyerje raciste drejt Zlatan Ibrahimovic në Beograd Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 813 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 509 kanë rezultuar pozitivë ose 18% e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë humbuar 9 persona. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 354 pacientë/KosovaPress ...
Komentet te 9 viktima dhe 509 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik në Prishtinë Nicholas Abbott me të cilin bisedoi për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend. Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë, si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve./KosovaPress ...
Komentet te Osmani-Abbott diskutojnë për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit Janë të Mbyllura
Intervistë: Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë së Turizmit, rreth efekteve që mund të ketë një shtrëngim i mundshëm i masave (Video) Intervistë: Dardan Berisha, basketbollist, rreth ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë (Video)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka reaguar pas deklaratave të pretendentit për kryeministër, Albin Kurti, i cili gjatë ditës kërkoi nga bordi i AKP-së të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Pretendenti për kryeministër Albin Kurti përmes një statusi në Facebook ka kujtuar kohën kur vet si kryeministër i vendit kishte paraparë ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. E përmes një komunikate për media, Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton opinionin se në takimin e tij joformal të mbajtur javën e kaluar, ...
Komentet te Bordi i AKP-së i reagon Kurtit Janë të Mbyllura
Politikani serb nga Kosova, Nenad Rashiq rrahjen e djeshme të djalit të tij e ka quajtur sulm të organizuar dhe me motiv të mundshëm politikisht. Ani pse nuk adresoi gishtin ndaj asnjë partie politike, Rashiq përmes një konference për medie kërkoi sot të ndalen etiketimet dhe shpifjet, pasi pasojat po prekin edhe familjet. Derisa theksoi se ky rast duhet të zgjidhet, Rashiq tha se nuk e prejudikon rastin, por sulmi ka ndodhur nga persona që nuk kanë qenë nxënës të shkollës së djalit të tij. Ndërkohë, Rashiq komentet e liderit të Listës Serbe, Goran Rakiq se ky rast është inskenim ndërmjet tij dhe Albin Kurtit, i konsideron të turpshme dhe ...
Komentet te Rashiq rrahjen e djalit të tij e quan sulm të organizuar Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në basketboll nuk arriti që të vazhdojë kualifikimet për në Kampionatit Botëror 2023 pas dy humbjeve radhazi ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë në Prishtinë. Ndeshja ndaj Sllovakisë ishte mundësia e fundit që Kosova të kualifikohej tutje pasi paraprakisht Islanda e kishte mposhtur Luksemburgun dhe gjithçka varej nga rezultati i këtij takimi. Kapiteni i Kosovës Dardan Berisha, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se mungesa e tifozëve në sallë dhe lodhja e ekipi ndikoi në rezultatin final të kësaj ndeshjeje. “Mendoj, ka qenë edhe presioni, na kanë munguar shumë tifozët, për shkak të pandemisë nuk kanë qenë aty edhe që është për neve plus i madh dhe në ...
Komentet te Berisha për humbjen nga Sllovakia: Ndikoi lodhja por na munguan edhe tifozët Janë të Mbyllura
Bizneset po vuajnë pasojat e pandemisë dhe fjalët se me rritjen e ndjeshme të rasteve me COVID mund të çojnë në shtrëngimin e masave i ka shqetësuar të njëjtit. Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës reagoi duke thënë se çdo kufizim për bizneset do të thotë falimentim për mijëra biznese të këtij sektori. Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva, deklaroi për KosovaPress se nuk duhet të kufizohen bizneset dhe nuk duhet të bëhen eksperimente të tjera, pasi çdo masë e palogjikshme nga ana e ekzekutivit nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet. Sogojva u shpreh se shtrëngim i masave është dashur të ndodhë më herët, gjatë ...
Komentet te Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kundër shtrëngimit të masave: 60% e bizneseve do të falimentonin Janë të Mbyllura
Sulmuesi gjerman me prejardhje kosovare Mergim Berisha është duke kaluar nëpër momente jetësore me klubin e RB Salzburg-ut. Aktualisht, Berisha është pjesë e skuadrës austriake RB Salzburg, ku edhe është produkt i akademisë të po së njëjtës skuadër, përcjell KosovaPress. Ky është sezoni i parë që sulmuesi ka arritur të gjejë vetën tek austriakët, ku pas 15 paraqitjeve në Bundesligën austriake, Berisha ka tetë gola dhe gjashtë asistime për skuadrën e Salzburgut. Impakti i tij nuk është vërejtur vetëm në Bundesligën austriake, ku gjermanit me prejardhje kosovare nuk i kanë munguar golat as edhe në Ligën e Kampionëve, ku në gjashtë paraqitje ka arritur të regjistroj katër gola dhe dy ...
Komentet te Mërgim Berisha po shkëlqen në Austri me RB Salzburg-un Janë të Mbyllura