Në Gjykatën e Apelit nesër duke filluar nga ora 10:15 do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. Gjykata Themelore në Prishtinë me 12.10.2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit. Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet. “Ftoheni në prononcimin për media që do e mbajmë pas përfundimit të seancës gjyqësore, tek Gjykata e Apelit në Prishtinë. Para mediave do të flasë Rina Kika, avokatja e familjes së Kujtimit. Ju mirëpresim! Aktivistë të fushatës Drejtësi për ...
Komentet te Nesër seanca për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ka organizuar Ceremoninë e Laureatëve 2020 ku u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit të kaluar. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha si dhe mysafirë nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht drejtoria për sport atje e po ashtu i ftuar si mysafir ishte edhe ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gjergj Muzaka. Me këtë rast, çmimet i ndara ishin si më poshtë: Çmimi për “Përfaqësim të Prishtinës” i takoi trajnerit Gazmend Haliti Çmimi Special për Vepër Jetësore shkoi për: Ali Pllana ...
Komentet te Komuna e Prishtinës ndan çmimet për sportistët më të mirë “Laureatët 2020” Janë të Mbyllura
Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar Raportin Vjetor për Kosovën ku kërkohet nga Prishtina angazhim më të fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa edhe kësaj radhe eurodeputetët kërkuan urgjentisht nga shtetet anëtare të BE-së që të vendosin mbi liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa pesë shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën iu bë thirrje që ta bëjnë një gjë të tillë. Në këtë raport po ashtu u shpreh keqardhje për shuarjen e TaskForcës antikorrupsion. Nga Prishtina dhe Beogradi me anë të këtij dokumenti kërkohet angazhim konstruktiv në dialog dhe nënvizohet se këtë proces do ta udhëheqë BE-ja. Ndonëse përshëndesin riangazhimin ...
Komentet te PE miraton Raportin për Kosovën, kërkohet nga Prishtina ta luftojë krimin dhe korrupsionin Janë të Mbyllura
Pas të dhënave gjithmonë të ulëta të ditës së hënë, rritet bilanci i pandemisë në Itali. Sot të infektuarit janë 13314, ndërkohë që dje ishin 9630. Në rritje të ndjeshme edhe viktimat, 356, 82 më shumë se në 24 orët e mëparshme. Mbetet sipas ekspertëve një trend i qëndrueshëm, ku vala e infeksionit të dhjetorit nuk është përsëritur më, dhe nuk shënohen më shumë se 16 mijë raste nga mesi i janarit. Por situata në vendin fqinje mund të ndryshojë, dhe jo domosdoshmërish për mirë. Sipas analizave të fundit, rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal. Sot u ...
Komentet te Rriten shifrat në Itali, në veri autoritetet thonë se mund të ketë filluar “vala e tretë” Janë të Mbyllura
Ka një vend që nuk e njeh pandeminë. Është një vend i vogël që ka qenë gjithmonë pa Covid, pavarësisht nga fakti që e gjithë bota është e infektuar. Dhe më e bukura është që nuk është shumë larg nesh. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytet i vogël në rajonin e Marche që nuk është prekur kurrë nga koronavirusi. Është një fshat i vogël në malet Sibillini, i njohur për majat e tij dhe për pistat e skive, në provincën Macerata. Ka pak më shumë se 150 banorë, por tërheq shumë turistë, veçanërisht dashamirësit e borës dhe malit. Ajo që shënoi një rekord të tillë është ...
Komentet te Ekziston një qytezë pa Covid, dhe nuk është shumë larg nesh Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ishte sot pjesë e takimit të Komisionit të Ministrave për Ndërmarrje Publike, në të cilin nën udhëheqjen e ministrit të MEA-së z.Muharrem Nitaj, u shqyrtua kërkesa e komunës së Obiliqit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” SH.A. Sic potencohet në komunikatën e Komunës së Obiliqit, Kjo kërkesë për themelimin e NPL “Kastrioti” SH.A, ndërmarrje kjo që do të merret kryesisht me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës si dhe shërbime të tjera në komunitet, nga ana e KMNP-së u aprovua dhe kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi, kryetari Gashi ka prezantuar para KMNP-së ...
Komentet te Obiliqi së shpejti me Ndërmarrje Publike Lokale Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e 24 orëve të fundit me Covid-19 në Shqipëri. Sipas autoriteteve, në 3998 testime kanë rezultuar 1021 raste të reja dhe 15 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 65,403 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 42 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Deklarata e Ministrisë së Shëndetsisë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në ...
Komentet te 15 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së virusit korona, paralajmëroi sot kancelarja Angela Merkel, duke iu drejtuar deputetëve të Unionit të saj Demokristian konservator. “Tani jemi në valën e tretë,” ka thënë Merkel, raporton Reuters duke cituar dy burime pa emër nga takimi. Sipas bashkëbiseduesve të agjencisë, Merkel theksoi që çdo zbutje e masave të bllokimit, e futur në fund të muajit të kaluar dhe e zgjatur deri më 7 mars, duhet të zbatohet gradualisht dhe me kujdes. “Ne nuk kemi mundësi të kemi ulje dhe ngritje,” tha Merkel, duke sugjeruar që ajo dëshiron që çdo kthim në jetën normale të kryhet me kujdes dhe të shmangë bllokimin ...
Komentet te Merkel: Ne jemi në valën e tretë, duke zbutur me kujdes masat Janë të Mbyllura
Shkalla e inflacionit në Eurozonë regjistroi një rritje në janar të këtij viti në 0.9 për qind nga niveli minus 0.3 për qind në dhjetor 2020, sipas të dhënave të sotme nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian. Muajin e kaluar, çmimet e konsumit gjithashtu u rritën në Bashkimin Evropian në 1.2 për qind në nivelin vjetor, krahasuar me normën e dhjetorit prej 0.3 për qind, sipas një deklarate të botuar në faqen e internetit të Eurostat. Shkalla më e ulët e inflacionit u regjistrua në janar në Greqi (-2.4%), Slloveni (-0.9%) dhe Qipro (-0.8%), dhe më të lartat në Poloni (3.6%), Hungari (2.9 %) dhe Republika Çeke (2.2%). ...
Komentet te Inflacioni në eurozonë shënon rritje në janar Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog. Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, për proceset e rëndësishme që e presin vendin në vijim, zhvillimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimin rajonal. Hoxhaj ka theksuar nevojën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e menjëhershëm të qeverisë pas certifikimit të rezultateve, sepse qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit. Ai ka bërë të ditur që PDK-ja do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive. “Rezultatet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pjekuria politike ...
Komentet te Hoxhaj takon Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit Janë të Mbyllura