Paraja është një ndihmë e madhe për transferime, por pronarët e klubeve nuk janë gjithmonë të suksesshëm kur bëhet fjalë për futbollin. Fansat e futbollit e dinë se Sheikh Mansour, i cili është pronari i Manchester City, është pronari më i pasur i një klubi në botë, përcjell KosovaPress. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që shumica prej më të pasurve kanë arritur të sjellin suksese në klubet e tyre. Këta janë 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në të gjithë botën: Sheikh Mansour – Manchester City – 30 miliardë euro pasuri Dietrich Mateschitz – RB Leipzig/ Red Bull Salzburg – 26.9 miliardë euro pasuri Andrea Agnelli ...
Komentet te Këta janë 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Joao Felix ka emëruar Cristiano Ronaldon si mentorin e tij, ku po ashtu ka treguar edhe admirimin që e ka për yllin e Chelsea Mason Mount, para ndeshjes së Atleticos me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve. 21-vjeçari ka treguar influencën e madhe që ka Cristiano Ronaldo tek ai, ku gjithmonë e këshillon për ta përmirësuar lojën e tij, dhe që të përgatitet për ndeshje të mëdha, përcjell KosovaPress. “Cristiano ka një influencë të madhe tek unë. Kur jemi me kombëtaren tonë, ai gjithmonë mundohet të më këshillojë dhe të më motivojë”, tha Felix për “Daily Mail”. Po ashtu, Felix ka folur edhe për yllin e Chelsea Mason Mount, ...
Komentet te Felix tregon mentorin e tij, dhe shpreh admirim për Mason Mount Janë të Mbyllura
Për shkak të punimeve teknike nga Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë, ka bërë të ditur KRU Prishtina. Në njoftimin për media thuhet se ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 10:00 deri 20:00./KosovaPress ...
Komentet te Drenasi nesër pa furnizim me ujë të pijshëm Janë të Mbyllura
Shkencëtarët australianë kanë zbuluar veprën më të vjetër të artit të gdhendur në shkëmb – një portret të kangurit 17.300-vjeçar. Vepra e artit në dimension dy metra është pikturuar me të kuqe, raporton BBC. Ajo u gjet në rajonin Kimberley të Australisë perëndimore, i njohur për pikturat e tij aborigjene në shkëmbinj. Zbulimi u botua në revistën “Nature Human Behavior”. Shkencëtarët deklarojnë se kjo mund të jetë vepra më e vjetër e artit e paprekur në Australi. Në fillim të këtij viti, studiuesit gjetën pikturën më të vjetër të shpellës në botë, një derr në një madhësi natyrale – 45.000-vjeç, në ishullin Sulawesi në Indonezi./KosovaPress ...
Komentet te Në Australi zbulohet vepra më e vjetër e artit të gdhendur në shkëmb Janë të Mbyllura
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, përmes një letre ka kërkuar që të thyehet heshtja brenda partisë dhe të nisë debati dhe analizat për problemet e brendshme. Ai thotë se kjo heshtje brenda LDK-së është për të ruajtur pozicionet dhe për të mos acaruar raportet me asnjë kandidat të mundshëm që mund të pasojë Mustafën në krye të partisë. “Në vend të analizës dhe diskutimeve të problemeve dhe dështimeve me struktura, anëtarë dhe votues, mbizotëron heshtja për të ruajtur pozicione (çfarë pozicione mund të kemi me 13%, rrokullisur nga 46%, që t’i ruajmë, s’e kam idenë!). Heshtje se “mos po kthehet Vjosa, e mos t’i prishi punët me të” ...
Komentet te Mustafa kërkon të thyhet heshtja në LDK: Duhet analiza e diskutime, jo heshtje për të ruajtur pozicionet Janë të Mbyllura
Persona të panjohur kanë hyrë brenda në një xhami në Gjakovë, prej nga kanë marrë një sasi të hollash. Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë Nusret Gjurkaj ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur sot në xhaminë e Qylit. “Sot, më datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares së pasme të Xhamisë së Qylit, N/N persona kanë thyer xhamin dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda ku pastaj kanë thyer edhe arkën e Sadakas, ku mblidhen të holla dhe kanë vjedhur 170 euro dhe kanë dëmtuar edhe dy dollapë dhe një kamerë të sigurisë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori ...
Komentet te Vidhen 170 euro në një xhami në Gjakovë Janë të Mbyllura
Gjykata Penale ka dhënë vendimin për rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç janë dënuar me burgim të përjetshëm. I pandehuri tjetër, Haki Aziri është dënuar me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza. Pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin, përfaqësuesja e Prokurorisë, Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për katër të dënuarit. Kujtojmë se Alil Demiri dhe Agim Ismailoviç janë në arrati. Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të ...
Komentet te “Monstra”, burgim të përjetshëm për tre të akuzuar Janë të Mbyllura
Gjermania është nën presion për të shpjeguar ndalimet e saj të hyrjes në territorin e saj të qytetarëve nga Republika Çeke, Sllovakia dhe Tiroli, pasi Komisioni Evropian u ankua në një letër se masat ishin jo proporcionale dhe të pajustifikuara. “Ne besojmë se qëllimi i ndjekur me të drejtë i Gjermanisë, mbrojtja e shëndetit publik gjatë një pandemie, mund të arrihen me masa më pak kufizuese”, thuhet në letrën e organit ekzekutiv të BE-së dërguar ambasadorit gjerman në BE, Michael Clauss. Letra drejtuar autoriteteve gjermane jep 10 ditë kohë për përgjigje. Në teori, mosmarrëveshja mund të çojë në veprim juridik kundër shtetit anëtar, megjithëse kjo konsiderohet e pamundur gjatë pandemisë ...
Komentet te BE kërkon shpjegime nga Gjermania mbi ndalimet e hyrjes në vend Janë të Mbyllura
Konferencë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (QNR, ora 15:00) Do të ketë video – LIVE Kryetari i Partisë Progresive Demokratike Nenad Rashiq do të mbajë konferencë për media (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 15:00) Do të ketë video – LIVE Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës organizon ceremoninë e Laureatëve 2020 (Kinema Armata, ora 18:00) Do të ketë video – LIVE Intervistë: Dr. Jakup Ismajli, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë rreth situatës me COVID në klinikë (Video) Intervistë: Përparim Kryeziu, zëdhënës i LVV, rreth aktualitetit politik dhe qëndrimeve të LVV (Video)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftime (Video) Janë të Mbyllura
Një nga helikat e motorit të avionit që pati probleme pasi u nis në fluturim nga Denveri dhe ra në tokë, në një zonë të banuar, kishte shenja të konsumimit të metalit, thanë hetuesit. Bordi kombëtar për sigurinë e transportit tha se helika do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera. Fluturimi 328 mundi të ulej në aeroportin e Denverit të shtunën, por pjesë të motorit ranë mbi shtëpitë poshtë, fatmirësisht pa lënduar askënd. “Boeing” ka rekomanduar uljen në tokë të të gjithë avionëve të tij 777 me të njëjtin motor. Ai tha se 128 avionë duhet të pezullohen deri sa inspektimi të përfundojë. “United Airlines”, “Egyptair” dhe operatorë në Japoni ...
Komentet te Metali i konsumuar, shkak i incidentit me “Boeing 777”? Janë të Mbyllura