Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Britani: Bie ndjeshëm numri i pacientëve me variante të reja të COVID-19

Rajoni dhe Bota
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi sot se numri i rasteve të varianteve të reja të koronavirusit në të gjithë Britaninë e Madhe ka shënuar rënie të papritur dhe sugjeroi se kjo do të thotë që masat në kufi po funksionojnë. “Gjatë javës së fundit apo më shumë, ka pasur dhjetëra raste të tilla, që është shumë më pak sesa ishte disa javë më parë”, tha Hancock për Sky News. Sipas tij, masat shtesë që po merren në kufi po funksionojnë, raporton gazeta britanike “Guardian”. Sa i përket shqyrtimit të udhëtimeve ndërkombëtare, ato do të shqyrtohen në ndikimin e vaksinës në variante të reja të koronavirusit nga Afrika e Jugut ...
Komentet te ​Britani: Bie ndjeshëm numri i pacientëve me variante të reja të COVID-19 Janë të Mbyllura

Ndërron jetë legjenda e motoçiklizmit, Fausto Gresini

Sport
Legjenda e motoçiklizmit, Fausto Gresini ka vdekur sot në moshën 60-vjeç, një muaj pasi festoi datëlindjen e tij më 23 janar. Gresini vdiq nga efektet e koronavirusit, me të cilin po luftonte që nga dhjetori dhe ishte shtruar në spitalin e Bolonjës. Ai ishte njeriu i parë i ekipit MotoGP “Gresini Racing”, shoferët e së cilit ngasin Aprilia. Ndër më të famshmit janë tashmë të ndjerët Marco Simoncelli, Tony Elias. Sot, Ales Espargaro dhe Lorenzo Savadori vozisin në kategorinë GP për Gresini Racing, Nikolo Bulega dhe Fabio Digganantonio në Moto2, dhe Gabriel Rodrigo dhe Jeremy Altoba në Moto3. Vetë Gresini ishte shofer dhe dy herë kampion bote në kategorinë 125 ...
Komentet te Ndërron jetë legjenda e motoçiklizmit, Fausto Gresini Janë të Mbyllura

MASH kërkon respektimin strikt të masave antiCOVID-19

Lajme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka bërë sot thirrje për vazhdimin e respektimit të masave kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, me prezencë në shkollë. Në një komunikatë për media thuhet se mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës. MASH kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë. Po ashtu, MASH kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndërmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së ...
Komentet te MASH kërkon respektimin strikt të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​Simeone kërkon gola nga Suarez

Sport
Diego Simeone shpreson që Luis Suarez do ta përdorë dhuntinë për të shënuar gola në ndeshjen e sotme, ku Atletico përballet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve. Suarez është duke kaluar një sezon fantastik me Atleticon, ku ka regjistruar 16 gola në 24 paraqitje, që prej transferimit nga Barcelona, përcjell KosovaPress. “Për të gjitha garat, jo vetëm në Ligën e Kampionëve, prezenca e Luis Suarez i jep besim skuadrës tonë, dhe pa dyshim që edhe rivali do të kushtojë më shumë rëndësi, sepse e tregon dhe vetë historia se çfarë dhuntie për gola ka ai, është një golashënues me një lidhje të fortë me golin”, tha Simeone në ...
Komentet te ​Simeone kërkon gola nga Suarez Janë të Mbyllura

​Lazio-Bayern Munih, takimi i parë në Ligën e Kampionëve për të dy skuadrat

Sport
Lazio do të takohet sot me kampionin aktual të Ligës së Kampionëve Bayern Munih, në kuadër të fazës eliminatore, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” në Romë. Lazio përfundoi fazën e grupeve në vendin e dytë, prapa Dortmundit në Grupin F, vetëm për t’u kualifikuar drejt fazës së eliminatorëve për herë të parë që nga viti 2000, ndërsa Bayern e kryesoi Grupin A, duke lënë prapa Atleticon, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, skuadra e Lazios ka regjistruar katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Bayern ka arritur katër fitore, një barazim dhe një humbje. Të dy skuadrat do të kenë mungesa të mëdha ...
Komentet te ​Lazio-Bayern Munih, takimi i parë në Ligën e Kampionëve për të dy skuadrat Janë të Mbyllura

Ndahet nga jeta Dr. Iskender Çitaku

Lajme
Ka ndërruar jetë specialisti i oftalmologjisë doktor Iskender Çitaku. Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Dr.Çitaku diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968. Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë. Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar. Oda e Mjekëve të Kosovës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./KosovaPress ...
Komentet te Ndahet nga jeta Dr. Iskender Çitaku Janë të Mbyllura

​Hoti dënon rrahjen e djalit të Rashiq: Dhuna është e papranueshme

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Llapnasellë, ku disa persona rrahën brutalisht djalin e politikanit serb Nenad Rashiq. Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se sulmi ndaj Nikolla Rashiqit, është një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit. Ndryshe, tetë persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi dje rrahën brutalisht djalin e ish-ministrit Nenad Rashiq. /KosovaPress ...
Komentet te ​Hoti dënon rrahjen e djalit të Rashiq: Dhuna është e papranueshme Janë të Mbyllura

​Facebook heq ndalimin në Australi

Rajoni dhe Bota
Qeveria australiane njoftoi sot se Facebook ka pranuar të heqë ndalimin e ndarjes së lajmeve në platformën e tij në këtë vend pasi u arrit një marrëveshje mbi një ligj sipas të cilit gjigandët digjitalë do të paguajnë për përmbajtjen informuese. Ministri i Financave Josh Freidenberg dhe Facebook konfirmuan në deklarata të ndara se kishin arritur një marrëveshje mbi ndryshimet në ligjin e propozuar, sipas të cilit Facebook dhe Google do të paguanin për lajmet e botuara në rrjetet e tyre. Facebook bllokoi qasjen dhe ndarjen e lajmeve për përdoruesit australianë javën e kaluar kur Dhoma e Përfaqësuesve Australiane miratoi një faturë për të paguar për atë përmbajtje. Dhoma e ...
Komentet te ​Facebook heq ndalimin në Australi Janë të Mbyllura

​Austria konfirmon 1.727 raste të reja dhe 37 viktima nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit, 1.727 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Austri, gjë që e mban numrin ditor të pacientëve në një nivel të qëndrueshëm. Deri më tani, 448.371 njerëz janë testuar pozitivisht për koronavirus në Austri, dhe 423.024 janë kuruar. Nga 16.923 pacientë aktivë, 1.362 janë aktualisht në spitale, nga të cilët 271 janë në kujdes intensiv. Kjo është një rritje prej 53 pacientëve COVID-19 në repartin “e zakonshëm”, dhe me 16 në kujdesin intensiv. Numri i të vdekurve u rrit me 37 në një total prej 8.434. Deri më tani, janë kryer 503.274 vaksina. Austria zhvilloi 42.385 teste PCR në 24 orët e ...
Komentet te ​Austria konfirmon 1.727 raste të reja dhe 37 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Atletico Madrid-Chelsea, formacionet e mundshme

Sport
Chelsea do të përballet me Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/16-ës, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në shtetin e Rumanisë, për shkak të protokollit antiCOVID-19 kundër udhëtimeve që ka shteti i Spanjës. Teknikisht, në këtë ndeshje Atletico është vendas, ndërsa përballja tjetër do të zhvillohet në Londër, në muajin mars, përcjell KosovaPress. Skuadra spanjolle ka arritur të prekë dy herë finalen e Ligës së Kampionëve, dhe tri herë finalen e Ligës së Evropës në 11 sezone, ndërsa ka regjistruar nëntë fitore në 11 xhiro me nga dy ndeshje kundër ekipeve angleze. Ndeshja e sotme në Rumani do të jetë e para mes këtyre ...
Komentet te Atletico Madrid-Chelsea, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura