Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Protestuesit ishin të përgatitur për luftë në Capitol

Rajoni dhe Bota
Zyrtarët e sigurisë në Kongresin Amerikan kritikuan dështimet në inteligjencën e SHBA-së për trazirat e 6 janarit. Duke dëshmuar në komisionin e Senatit, ata thanë se protestuesit kishin ardhur të përgatitur për luftë, me armë, radio dhe pajisje të tjera. Ish shefi I policisë në Capitol Hill, Steven Sund, bëri me dije se njësia e tij ishte përgatitur për protestë dhe jo “për një sulm të koordinuar të stilit ushtarak”. Katër persona nga radhët e protestuesve pro-Trump u vranë gjatë trazirave në Kongresin amerikan. Në ngjarjet e 6 janarit humbi jetën edhe një polic, raporton A2. Tre nga 4 zyrtarët e policisë që dëshmuan në Komisionin për Sigurinë e Brendshme ...
Komentet te Protestuesit ishin të përgatitur për luftë në Capitol Janë të Mbyllura

Trazira në tri burgje në Ekuador, mbi 50 viktima

Rajoni dhe Bota
Policia e Ekuadorit konfirmoi se më shumë se 50 të burgosur kanë humbur jetën si rezultat i trazirave që shpërthyen sot në tre burgje në vend. Sipas raporteve nga faqja e internetit e së përditshmes El Comercio, viktimat vdiqën në incidentet e regjistruara në qendrat e burgjeve të Guayaquil, El Turi dhe Cotopaxi, raporton A2. Policia theksoi se po menaxhon situatën në burgje. Oficerët e policisë po kryejnë operacione për të rivendosur normalitetin, ndërsa ushtria ruan hapësirat e jashtme të strukturave./KosovaPress ...
Komentet te Trazira në tri burgje në Ekuador, mbi 50 viktima Janë të Mbyllura

Zidane: Nesër nisim rrugën drejt finales, nuk pranoj barazim me Atalantan

Sport
Zinedine Zidane e vlerëson si skuadër shumë sulmuese Atalantan dhe trajnerin Gian Piero Gasperini, por thotë se Real Madridi nuk do të pranonte nja barazim në këtë ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, e vlefshme për fazën 1/16 zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në Bergamo. “Ne e dimë lojën që na pret nesër dhe ne e dimë se nga do të vijmë. Ne kemi punuar mirë, jemi të përqendruar dhe kemi nevojë për të marrë një rezultat të mirë, ”tha trajneri i “Merengues” në konferencën e tij për shtyp. “Ne kemi përvojën e duhur dhe shpresojmë të arrijmë në finale. Ne ...
Komentet te Zidane: Nesër nisim rrugën drejt finales, nuk pranoj barazim me Atalantan Janë të Mbyllura

Lagarde: Mbrojtje e ekonomisë deri në përhapjen e imunitetit

Rajoni dhe Bota
Në të gjithë Europën, njerëzit po përballen me pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë, ndërsa është ende shumë e pasigurt se si do të shpalosen fazat e ardhshme të saj, prandaj ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë, derisa të arrihet përhapja e imunitetit, deklaroi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në Konferencën e Semestrit Europian, e organizuar nga Parlamenti i BE-së dhe presidenca portugeze, raporton ATSh. “Nëse përdoren për investime publike produktive, fondet e BE-së së Gjeneratës Tjetër mund të rrisin PBB-në reale të zonës së euros me rreth 1,5% të PBB-së, në një periudhë afatmesme”, shtoi ajo. Lagarde shpjegoi se qeveritë kombëtare do të duhet të mbështesin atë që ...
Komentet te Lagarde: Mbrojtje e ekonomisë deri në përhapjen e imunitetit Janë të Mbyllura

​Liga e Kampionëve, mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet

Sport
Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Uefa Champions League. Bayerni i Mynichut është duke e mposhtur Lazion me rezultat 2-0 me golat e Robert Lewandowskit, Musialas dhe Lory Sanes, përcjell KosovaPress. Në ndeshjen tjetër ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat e cila po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë nuk ka pasur gola të shënuara dhe rezultati është 0-0./KosovaPress ...
Komentet te ​Liga e Kampionëve, mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet Janë të Mbyllura

Shqipëri, nesër afati i fundit për regjistrimin e opozitës në KQZ

Rajoni dhe Bota
Koalicioni opozitar do të quhet “Shqipëria fiton” dhe do të regjistrohet në KQZ nesër. 25 shkurti është edhe afati i fundit që koalicionet parazgjedhore të regjistrohen në KQZ. Koalicioni me numrin më të madh të partive në këto zgjedhje pritet të jetë ai i udhëhequr nga Partia Demokratike. Por kur na ndajnë afro 24 orë nga përfundimi i këtij afati, Basha ende nuk i ka përmbyllur marrëveshjet me të gjithë aleatët e tij. Mbetet ende për t’u zyrtarizuar marrëdhënia që PD do të ketë me Partinë Republikane të Fatmir Mediut dhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, raporton euronews.al. Gjatë këtyre ditëve në selinë blu janë zhvilluar takime të shumta mes ...
Komentet te Shqipëri, nesër afati i fundit për regjistrimin e opozitës në KQZ Janë të Mbyllura

Holanda zgjat shtetrrethimin antiCOVID-19

Rajoni dhe Bota
Qeveria holandeze njoftoi sot në mbrëmje një zgjatje deri më 15 mars të shtetrrethimit aktual në vend, një masë që synon luftimin e përhapjes së COVID-19. “Qeveria do të njoftojë më 8 mars nëse ora e ndalimit do të zgjatet sërish përtej mëngjesit të 15 marsit, që korrespondon me ditën e parë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha kryeministri Mark Rutte në një konferencë shtypi. Në fuqi nga ora 21:00 deri në 04:30, shtetrrethimi, i pari në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore, u zgjat për herë të parë deri më 2 mars, raporton ATSh. “Tani për tani, ne jemi akoma në një fazë tepër të vështirë”, shtoi Rutte, ...
Komentet te Holanda zgjat shtetrrethimin antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Armend Thaçi e Albulena Gërvalla sportistët më të mirë të vitit në Prishtinë

Sport
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ka organizuar Ceremoninë e Laureatëve 2020 ku u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit të kaluar. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha si dhe mysafirë nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht drejtoria për sport atje e po ashtu i ftuar si mysafir ishte edhe ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gjergj Muzaka. Sportisti më i mirë i vitit 2020 u shpall Armend Thaçi, kurse sportistja më e mirë e vitit në Komunën e Prishtinës u shpall Albulena Gërvalla Me këtë rast, ...
Komentet te Armend Thaçi e Albulena Gërvalla sportistët më të mirë të vitit në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Osmani kërkon respektim të procedurave ligjore gjatë procesit të certifikimit të rezultateve

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se presin që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë. Ajo ka thënë se gjatë këtyre ditëve ka takuar ambasadorë të shumtë të akredituar në Kosovë, me ç’rast është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim. Osmani më tej ka shkruar se prioritetet e tyre do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë ...
Komentet te ​Osmani kërkon respektim të procedurave ligjore gjatë procesit të certifikimit të rezultateve Janë të Mbyllura

​BE ultimatum vendeve anëtare për politikat kufitare: Zbusni menjëherë kufizimet

Rajoni dhe Bota
Ekzekutivi i Bashkimit Europian u ka shkruar gjashtë vendeve anëtare duke u kërkuar të zbusin menjëherë kufizimet e njëanshme kufitare, që kanë vendosur për të luftuar Covid-19. Brukseli thotë se nevojitet një qasje më e lehtë për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda bllokut. Marrë shkas nga konstatimi, Komisioni Europian u ka dhënë afat 10 ditë Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë dhe Suedisë, që të justifikojnë kufizimet. Zyrtarët në Bruksel thanë se këto shtete kanë shkuar shumë larg me masat e vendosura, dhe theksuan nevojën e lëvizjes së lirë dhe shmangien e rregullave diskriminuese, raporton A2. “Komisioni Europian ishte shumë i qartë, pa qasje të koordinuar mes 27 vendeve anëtare, ...
Komentet te ​BE ultimatum vendeve anëtare për politikat kufitare: Zbusni menjëherë kufizimet Janë të Mbyllura