Në pajtim me Rregulloren e Punës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, mbledhja e 66-të me radhë. Në mbledhje janë miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me vendimin e parë është miratuar Programi për Komunitete, i cili përcakton kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe transfereve nga buxheti i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, me qëllim të mbështetjes dhe promovimit të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës. Ky program do të zbatohet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit dhe ...
Komentet te Qeveria mban mbledhje, ja vendimet që u morën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Për dallim nga qytetarët e Kosovës, ata në Luginën e Preshevës kanë mundësi të zgjedhin katër lloje të vaksinave anti-COVID. Deri më tani në këtë komunë janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetarë, ndërkohë që zotimet janë se nuk ka dyshime në marrjen e vaksinave dhe se Serbia nuk i ka diskriminuar ata në marrjen e kësaj vaksine. Megjithatë, i pari i kësaj komune thotë se ka pasur presion tek qytetarët nga kundërshtarët politikë. Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se vaksinimi ka filluar masivisht qysh nga janari i këtij viti dhe se për më tepër, kjo komunë posedon katër lloje kryesore të tyre të cilat ...
Komentet te Mbi 2 mijë qytetarë vaksinohen në Preshevë, Arifi akuzon opozitën për presion ndaj qytetarëve Janë të Mbyllura
Në Gjykatën e Apelit sot duke filluar nga ora 10:15 do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. Gjykata Themelore në Prishtinë me 12.10.2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit. Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet. I akuzuari Sefedin Osmani me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin Kujtim Veseli të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e ...
Komentet te Vrasja e Kujtim Veselit, sot shqyrtohet ankesa e familjes që kërkon rritjen e dënimit për autorin Janë të Mbyllura
Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajë sot seancën për dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Konferenca e Gucatit dhe Haradinajt do të mbahet në ora 11:00 dhe pritet të jetë seancë lidhur me ecurinë e çështjes. Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00. Kjo është seanca e tretë kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pas ngritjes së aktakuzës. Datat e seancave janë bërë publike edhe në kalendarin e Dhomave të Specializuara. Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i ...
Komentet te Specialja mban seancën e radhës ndaj krerëve të OVL UÇK Janë të Mbyllura
Nuk duhet ta mbivlerësoni rëndësinë e ngjarjeve në krijimin për ndërtimin e karrierës tuaj. Hulumtimet tregojnë se shumë kandidatë mësojnë për vendet e punës përmes referimeve nga miqtë si dhe lidhjet profesionale. Sipas një sondazhi, të bërë nga “Jobvite” në vitin 2019, rezultoi që gati gjysma e respodentëve janë informuar për ndonjë punë nga shokët, 37 për qind kanë dëgjuar për pozita të hapura përmes lidhjeve profesionale, ndërsa 35 kanë parë konkurse në rrjete sociale. Kurse, firma e teknologjisë “SilkRoad”, zbuloi se 54 për qind e punësimeve vijnë nga rekomandimet e punonjësve. Një mënyrë e ndërtimit të lidhjeve janë ngjarjet profesionale, si konferencat, trajnimet e të tjera të tilla. Por, ...
Komentet te Ndërtimi i lidhjeve profesionale, pa marrë pjesë në ngjarje të mëdha Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës./KosovaPress ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot dhe nesër Janë të Mbyllura
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00) Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. Të pranishëm në ceremoni do të jenë Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Naser Sahiti. (Objekti i MEA-së, kati IV, ora 10:00) Në Gjykatën e Apelit mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ORA 10:15) Shoqata “Miqtë e Amerikës”, mban aktivitet në solidarizim të ...
Komentet te Ngjarjet e datës 24 shkurt Janë të Mbyllura
Ata të cilët i kanë provuar thonë që u pëlqejnë shumë, janë shumë të shijshme. Përbërësit: – 1 filxhan prej 2,5 dcl; – gjysmë filxhani gjalpë; – 2/3 filxhan çokollatë të zezë; – 1 filxhan e gjysmë lajthi të bluara; – 1 filxhan lajthi të prera; – 8 lugë ujë; – pak më shumë se një filxhan sheqer pluhur. Përgatitja: Shkrini sheqerin dhe ujin, pastaj shkrini gjalpin dhe pastaj çokollatën. Shtoni lajthitë dhe përzieni mirë. Formoni tretjen në formë trekëndëshi – në këtë do t’ju ndihmojë një fletë folie. Vendoseni shkurtimisht në një frigorifer me ngrirje të thellë për të kompresuar mirë përzierjen. Nëse dëshironi, mund ta derdhni ëmbëlsirën ...
Komentet te A ADHURONI TOBLERONE? PROVONI RECETËN PËR NJË VERSION DELIKAT SHTËPIAK Janë të Mbyllura
Përbërësit: – 200 g çokollatë, – 100 g bademe, – 50 g sheqer, – 100 g miell, – 100 g grizë, – pluhur për pjekurina, – 200 ml qumësht bademi, – 150 ml lëng portokalli, – 50 ml vaj. Përgatitja: Bluani bademet dhe grini trashë në rende gjysmë çokollate të ftohur. Pluhurin për pjekurina përzieni në miell dhe shtoni në sheqer dhe grizë. Përzieni bademet dhe çokollatën. Ngjishni brumin me 150 ml qumësht dhe lëng, pastaj masën ndajeni në kallëpe për mafinë (12 hapje, tepsi klasike për mafinë). Piqni në furrën e ngrohur në 200 gradë rreth 20 minuta. Për glazurë shkrini 100 gramët e çokollatës së mbetur me 100 ...
Komentet te MAFINË ÇOKOLLATE ME BADEME DHE PORTOKALL Janë të Mbyllura
Kufizimet e ashpra në kufijtë e Gjermanisë do të zgjaten edhe për tetë ditë të tjera, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, një veprim që ka të ngjarë të zemërojë Komisionin Europian, që i ka quajtur masat e përgjigjes pandemike joproporcionale dhe të pajustifikueshme. “Kufizimet kufitare, që ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe shteti austriak i Tirolit, do të qëndrojnë tani në fuqiq deri më 3 mars”, konfirmoi zyrtari gjerman. Ekzistojnë përjashtime nga rregullat për ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin mallra në vend, megjithëse ata duhet të regjistrohen në internet për të hyrë dhe për të paraqitur ...
Komentet te Gjermania zgjat kufizimet kufitare pavarësisht kundërshtimit nga KE Janë të Mbyllura