Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Pandemia ndikoi në uljen e dhuruesve të gjakut, situata me rezervat në Transfuzion e kënaqshme

Lajme
Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, pas aksioneve të shumta vullnetare ka arritur që të sigurojë rezerva të kënaqshme të grupeve të ndryshme të gjakut. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, Bukurie Zhubi thotë se edhe përkundër pandemisë dhe shifrave të larta të qytetarëve të infektuar me COVID-19, ky institucion shëndetësor ka arritur të normalizojë gjendjen me rezervat e gjakut për t’ju dalë në ndihmë pacientëve në nevojë. Ajo tha se gjatë muajit shkurt janë organizuar aksione të shumta për dhurim të gjakut. Zhubi: Rezervat e gjakut janë të kënaqshme   Video   “Rezervat janë të kënaqshme, kemi rezerva të mjaftueshme dhe kemi mundësi për t’i mbuluar të ...
Komentet te Pandemia ndikoi në uljen e dhuruesve të gjakut, situata me rezervat në Transfuzion e kënaqshme Janë të Mbyllura

​Haradinaj kritikon LVV-në për qasjen ndaj dialogut dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për idenë që dialogu të vazhdojë me serbët lokal, si dhe vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri. Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të shtetit. Ky është statusi i tij i plotë: Kosova sot, prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta, duke përfshirë këtu dialogun e brendshëm ...
Komentet te ​Haradinaj kritikon LVV-në për qasjen ndaj dialogut dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sport
Gara më prestigjioze në botë, e njohur ndryshe edhe si Liga e Kampionëve, vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të 1/16-ës, ose fazës së eliminatorëve. Mbrëmë kishim rezultate interesante, ku Chelsea arriti si mysafirë t’i shkaktoj humbje gjigantit spanjoll Atletico Madrid, dhe Bayerni e deklasoi Lazion në Itali me rezultat 1:4, përcjell KosovaPress. Në ndeshjet e sotme, Atalanta pret në shtëpi Real Madridin dhe Manchester City zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Borussia Monchengladbach. Po ashtu, këto do të jenë ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, ku në xhiron e radhës do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, për të kompletuar fazën e eliminatorëve./KosovaPress ...
Komentet te ​Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje interesante Janë të Mbyllura

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit

Lajme
Është shtyrë seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. Avokatja e familjes së dëmtuar, Rina Kika tha se mbrojtja e të akuzuarit ka munguar sot në këtë seancë. “Ne kemi parashtruar ankesë që ky dënim të rritet deri më 35 vjet. Meqë kodi penal e mundëson një gjë të tillë. Sot ka pasur të mbahet seanca, mirëpo është shtyrë për datën 11 mars 2021 bë ora 10:15 meqë mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual i Kujtimit nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ndodhte neglizhenca e skajshme e zyrtarëve policorë”, tha ajo. ...
Komentet te Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit Janë të Mbyllura

AKI ende pa drejtor, njohësit e sigurisë thonë se jo stabiliteti politik po dëmton çështjet e sigurisë

Lajme
Ka një muaj prej kur ka kaluar afati ligjor për emërimin e drejtorit Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, por pozita ka mbetur ende e lirë meqë kryeministri në detyrë dhe ushtruesja e detyrës së presidentit nuk janë pajtuar rreth emrit që duhet të udhëheqë me këtë institucion. Hoti e Osmani shkelën ligjin për AKI-në duke e lënë të zbrazët këtë pozitë për më shumë se 20 ditë, siç e përcakton ligji. Ekspertët e sigurisë po vlerësojnë se jo stabiliteti politik po dëmton edhe sigurinë në Kosovë. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani e cila ushtron postin e presidentit të vendit ende nuk kanë arritur konsensus për emërimin e ...
Komentet te AKI ende pa drejtor, njohësit e sigurisë thonë se jo stabiliteti politik po dëmton çështjet e sigurisë Janë të Mbyllura

Irlanda zgjat kufizimet antiCOVID-19

Rajoni dhe Bota
Irlanda do të mbetet nën masa kufizuese për të paktën edhe 40 ditë të tjera, njoftoi kryeministri i Republikës, Micheal Martin duke konfirmuar në Parlamentin e Dublinit mbajtjen në nivelin maksimal të kufizimeve të vendosura në ishull rreth dy muaj më parë, si pasojë e varianteve kërcënuese, deri më 5 prill, raporton ATSh. Pasi kishte regjistruar një prej niveleve më të ulëta në Europë të viktimave nga COVID-19 deri në fund të 2020, ndryshe nga fqinji britanik, Irlanda arriti rekorde botërore të numrit ditor të vdekjeve në raport me popullsinë, para se të fillonte marrjen nën kontroll të situatës./KosovaPress ...
Komentet te Irlanda zgjat kufizimet antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

26 qytetarë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim

Lajme
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Siç thuhet në njoftimin e Komunës, nënkryetari Ismajli bëri të ditur se aktualisht 26 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11560 mostra, 3680 kanë rezultuar pozitivë, 3425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 145 raste janë aktive, të ...
Komentet te 26 qytetarë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim Janë të Mbyllura

Prezantohet projekti që synon të përmirësojë cilësinë në arsim

Lajme
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë prezentimin e Manualit për Ekspertë të mbështetur nga HERAS Plus. Ky projekt u vlerësua i një rëndësie të veçantë që përmirëson cilësinë në arsim dhe përmbush disa kritere të ENKA-së dhe EQAR. Drejtori i AKA-së, Naim Gashi tha se përmes këtij projekti do të përmirësohet kualiteti i shërbimeve të tyre. “Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm se përmirëson kualitetin e shërbimeve tona dhe plotëson edhe një kriter për përfshirjen në ENKA dhe EQAR. Ky projekt flet për një manual për ekspertë e jashtëm që të bëjnë vlerësime dhe të njëjtit kanë informata të rëndësishme para se të bëjnë procesin e vlerësimit”, tha ...
Komentet te Prezantohet projekti që synon të përmirësojë cilësinë në arsim Janë të Mbyllura

Arrestohen disa zyrtarë të AZHB-së

Lajme
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Jo zyrtarisht mësohet se katër këta zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim. Në mesin e tyre edhe kreu i këtij agjencioni Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020. Katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit. Përveç në ABZH, Policia e Kosovës po kryen operacione edhe në rajone të tjera të Kosovës. “Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione ...
Komentet te Arrestohen disa zyrtarë të AZHB-së Janë të Mbyllura

Miratohen aplikacionet për grante investuese dhe të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor

Lajme
Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, i kryesuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Në takim u miratuan tri aplikacione me të cilat Kosova do të aplikojë në raundin e 25-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), për të zhvilluar projektet sikurse “Rehabilitimi dhe ndërtimi i infrastrukturës për mbrojtjen nga vërshimet përgjatë lumenjve Drini i Bardhë, Sitnica dhe Morava e Binçës”, “Ndërtimi i hidro sistemit “Ibër-Lepenc”, dhe për “Përmirësimin e infrastrukturës në institucionet e arsimit të lartë”. Po ashtu, u miratua edhe aplikacioni për raundin 6-të të granteve investuese të WBIF, për Autostradën e Paqes, seksionin Besi-Merdar, në vlerë prej 38 ...
Komentet te Miratohen aplikacionet për grante investuese dhe të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor Janë të Mbyllura