Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​KOK-u ndan edhe 22 bursa “Shpresa Olimpike 2021”

Sport
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar me shpërndarjen e bursave “Shpresa Olimpike 2021”, ku sot ka ndarë edhe 22 bursa të reja. Në krahasim me vitin kaluar, ku janë ndarë 10 bursa, kësaj radhe janë shpërndarë 22 sosh, dhe përfitues të këtyre do të jenë sportistë nga mosha 15 deri në moshën 21 vjeçare, përcjell KosovaPress. 22 bursistët janë nga 16 federata të ndryshme olimpike, duke përfshirë këtu edhe federatat ekipore. Duke u bazuar në arritjet e tyre, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut i ka ndarë në tri grupe bursistët, dhe ata do të përfitojnë shumat në vlerë prej 100 deri në 150 euro në muaj, gjatë vitit 2021. Më ...
Komentet te ​KOK-u ndan edhe 22 bursa “Shpresa Olimpike 2021” Janë të Mbyllura

​Manchester City në kërkim të fitores së 19-të radhazi

Sport
Borussia Monchengladbach do të zhvillojë ndeshje kundër Manchester Cityt në stadiumin “Puskas Arena”, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminatorëve. Kjo është hera e parë që Monchengladbach arrin të prek fazën e eliminatorëve në Ligën e Kampionëve, edhe pse në vitin 1977 ishin finalistë të Ligës së Kampionëve, atëkohë e njohur edhe si Kupa e Evropës, përcjell KosovaPress. Skuadra e Pep Guardiolas do të shikojë të regjistrojë fitoren e 19-të radhazi këtë sezon, ku janë duke kaluar nëpër një formë tejet fantastike, dhe aktualisht shihen si favoritë në këtë ndeshje, pavarësisht faktit që luajnë si mysafirë. Në anën tjetër, Borussia Monchengladbach që nga konfirmimi se trajneri Marco ...
Komentet te ​Manchester City në kërkim të fitores së 19-të radhazi Janë të Mbyllura

Michel: Kufizimet e udhëtimeve ende të nevojshme

Rajoni dhe Bota
Mund të ketë akoma nevojë për masa kufizuese në udhëtimet jothelbësore për frenimin e përhapjes së virusit, ndërkohë që qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve në tregun unik mbeten thelbësore, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në letrën drejtuar 27 krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së në kuadër të Këshillit të jashtëzakonshëm. “Është thelbësore të tregojmë solidaritet me partnerët tanë, gjithashtu përmes programit Covax”, shtoi Michel duke kërkuar që të 27 anëtarët të vlerësojnë mësimet e marra nga përvoja jonë e deritanishme, raporton ATSh. Michel njoftoi se ”me krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojmë se si të reagojmë ndaj kërcënimeve shëndetësore në të ardhmen” dhe se ...
Komentet te Michel: Kufizimet e udhëtimeve ende të nevojshme Janë të Mbyllura

​Atalanta-Real Madrid, formacionet e mundshme

Sport
Një përballje tejet interesante do të zhvillohet sot në kuadër të fazës së eliminimit, ku Atalanta pret në shtëpi, në stadiumin “Gewiss”, gjigantin spanjoll Real Madrid. Skuadra e Gian Piero Gasperini arriti të pozicionohet e dyta në Grupin D, vetëm për tu kualifikuar drejt fazës së 1/16-ës, kurse Real Madrid befasisht arriti të kryesoj Grupin B pas një starti jo të mirë, përcjell KosovaPress. Forma momentale e të dy ekipeve është e mirë, ku në gjashtë xhirot e fundit, Atalanta ka regjistruar tre fitore, dy barazime dhe një humbje, kurse në anën tjetër “Galaktikët” brenda gjashtë ndeshjeve kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje. Gasperini nuk do të ketë probleme ...
Komentet te ​Atalanta-Real Madrid, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

​Derbi Prishtina-Drita, formacionet zyrtare

Sport
Sot do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës. Kjo ndeshje mund të përcaktoj edhe liderin e kësaj xhiroje, ku në rast fitoreje të Dritës, gjilanasit do të lëviznin nga pozita e dytë në të parën, pasi që kanë pikët e njëjta me liderin, Ballkanin, përcjell KosovaPress. Më poshtë mund të gjeni formacionet zyrtare të dy skuadrave. Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi; Abazi, Shillova, Kryeziu Drita: Maloku; Blakqori, Cuculi, Gërbeshi, Henry; Vucaj, Namani; Ajzeraj, Fazliu, Xh.Shabani; Haxhimusa./KosovaPress ...
Komentet te ​Derbi Prishtina-Drita, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

BE: Vaksinimi nuk duhet të jetë detyrim për të udhëtuar

Rajoni dhe Bota
Me certifikatën e vaksinimit ne duam të kemi një qasje dixhitale europiane për përdorim mjekësor, deklaroi komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders. ”Në muajt e ardhshëm do të shohim nëse do të jetë mundësia e përdorimit të saj për qëllime të tjera, siç janë udhëtimet”, shtoi ai, raporton ATSh. ”Por, vaksinimi nuk mund të bëhet një detyrim për të udhëtuar. Edhe ata që nuk kanë pësuar imunizim duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë të lëvizin, duke respektuar karantinat”, theksoi Reynders./KosovaPress ...
Komentet te BE: Vaksinimi nuk duhet të jetë detyrim për të udhëtuar Janë të Mbyllura

​Certifikohen 53 auditorë të energjisë

Lajme
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj dhe rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Naser Sahiti, sot kanë ndarë certifikatat e auditorëve të energjisë. Sipas komunikatës ministrore, Nitaj njoftoi se janë trajnuar 53 kandidatë, por në pa mundësi që të jenë të pranishëm të gjithë kandidatët për shkak të gjendjes me pandeminë, kanë ftuar tre nga ta që në mënyrë simbolike t’u ndahen certifikatat. “Ministria e Ekonomisë dha Ambientit ka angazhuar Universitetin e Prishtinës për trajnimin e auditorëve për procesin e përformancës të vlerësuesve dhe certifikuesve të ndërtesave, projekt ky jashtëzakonisht i rëndësishëm që është ndihmuar nga GIZ-i gjerman, në këtë fazë të parë me punën e ...
Komentet te ​Certifikohen 53 auditorë të energjisë Janë të Mbyllura

​Prokuroria thërret konferencë lidhur me aksionin policor në disa institucione shtetërore

Lajme
Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar në disa institucione shtetërore. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19./KosovaPress ...
Komentet te ​Prokuroria thërret konferencë lidhur me aksionin policor në disa institucione shtetërore Janë të Mbyllura

​Mungon mbrojtja e të akuzuarit për vrasjen e Kujtim Veselit, shtyhet seanca

Lajme
Seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit është shtyrë për datën 11 mars. Në mungesë të mbrojtësit të akuzuarit, Sefedin Osmani kjo seancë e paraparë për sot është shtyrë për disa ditë më vonë. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 25 vjet burgim, por që kërkesa e familjes është të rritet masa e burgimit në 35 vjet. Madje, familja e të miturit vazhdon të ketë tri kërkesa, por që për asnjërën nuk kanë marrë përgjigje. Avokatja e familjes së Veselit të vrarë në korrik të vitit 2019, Rina Kika tha se mbrojtja e të akuzuarit ka ...
Komentet te ​Mungon mbrojtja e të akuzuarit për vrasjen e Kujtim Veselit, shtyhet seanca Janë të Mbyllura

Agjencia Kadastrale e Kosovës demanton lajmin për bastisje në këtë institucion

Lajme
Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka demantuar lajmin e publikuar në disa media për bastisjet në këtë institucion. Përmes një reagimi, AKK thotë se bastisje në Agjencinë Kadastrale të Kosovës nuk ka pasur, duke kërkuar nga mediat që kanë publikuar lajmin ta përmirësojnë një gabim të tillë. Ky është reagimi i plotë: Demant mbi lajmin për bastisjet e policisë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës Shumë nga mediat sot shpërndanë një informacion të gabueshëm mbi një aksion policie të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, respektivisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës nuk është e sistemuar brenda Ministrisë së Bujqësisë, dhe lajmi në fjalë nuk ka të bëjë me Agjencinë ...
Komentet te Agjencia Kadastrale e Kosovës demanton lajmin për bastisje në këtë institucion Janë të Mbyllura