Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Koronavirusi në Shqipëri, 19 të vdekur në 24 orët e fundit

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 3897 testime janë konfirmuar 1021 raste të reja. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit 906 të shëruar, ndërsa 19 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antiCOVID. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste ...
Komentet te ​Koronavirusi në Shqipëri, 19 të vdekur në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

​Largim rekord i punëtorëve të huaj nga Britania në pandeminë e vitit 2020

Rajoni dhe Bota
Britania e Madhe humbi një numër rekord të punëtorëve të huaj në pandeminë e vitit 2020, sipas të dhënave nga zyra britanike e statistikave ONS. Në periudhën tetor-dhjetor 2020, numri i punëtorëve të huaj në Britani u ul me 795 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të ONS, të botuara të martën. Raporti gjithashtu tregoi një dalje të gati një milion qytetarëve mbi moshën 16- vjeç, të lindur jashtë Britanisë. Sipas ONS, shumica e daljeve vitin e kaluar ishin punëtorë të lindur në vendet e Bashkimit Evropian. Britania regjistroi vdekjet më të larta të lidhura me koronavirusin në Evropë dhe rënien më ...
Komentet te ​Largim rekord i punëtorëve të huaj nga Britania në pandeminë e vitit 2020 Janë të Mbyllura

KFOR-i nesër zhvillon një stërvitje me helikopterë të shumtë në mbarë Kosovën

Lajme
KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë./KosovaPress ...
Komentet te KFOR-i nesër zhvillon një stërvitje me helikopterë të shumtë në mbarë Kosovën Janë të Mbyllura

Shqipëri, qeni ngordhi pasi u tërhoq zvarrë me motor – policia identifikon pronarin

Rajoni dhe Bota
Policia e Shtetit ka dhënë detajet pasi në rrjete sociale qarkulluan pamjet e një qeni, i cili kishte ngordhur pasi u tërhoq zvarrë me motor në aksin rrugor Cermë-Lushnje. Forcat policore kanë identifikuar pronarin, i cili është 64-vjeç, banues në Zhamë, Lushnje. Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Njoftimi i policisë Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motor në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e ...
Komentet te Shqipëri, qeni ngordhi pasi u tërhoq zvarrë me motor – policia identifikon pronarin Janë të Mbyllura

Largohet monumenti i fundit i diktatorit Franco në Spanjë

Rajoni dhe Bota
Një monument i gjeneral Francisco Franco, monumenti i fundit i ish-diktatorit në Spanjë, u hoq në qytetin spanjoll të Melilla, në Afrikën e Veriut, të martën, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE. Statuja e Franco, i cili drejtoi diktaturën ushtarake në Spanjë nga 1939 deri në vdekjen e tij në vitin 1975, është hequr nga hyrja në port. Një ditë më parë, një votim u mbajt në parlamentin lokal në Melilla, gjatë së cilit shumica e deputetëve mbështetën heqjen e monumentit. Ai u hoq në 40-vjetorin e grusht-shtetit të dështuar, kur në vitin 1981 një pjesë e ushtrisë, e pakënaqur me ndryshimet që kishin ndodhur, pushtoi përkohësisht parlamentin spanjoll në ...
Komentet te Largohet monumenti i fundit i diktatorit Franco në Spanjë Janë të Mbyllura

​Vëllanzimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Sport
Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 74:86 (13:19, 24:24, 21:24, 16:19), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas shkëputen mysafirët në 7:19, derisa çereku i parë përfundon 13:19. Kuqezinjtë edhe në periodën e dytë kishin epërsi në nëntë pikë, 19:28, por një seri e mirë e vendasve bën që bardhekaltrit të kalojnë në epërsi 30:29. Pas loje të barabartë, skuadra nga Gjakova ishte më e mirë në fund dhe përfundoi pjesën e parë në të mirë të saj 37:43. Vëllaznimi e nisi pjesën e dytë shumë më mirë, duke pasur epërsi në 13 ...
Komentet te ​Vëllanzimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës Janë të Mbyllura

13 të vdekur dhe 725 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Rajoni dhe Bota
Në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 215 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 13 pacientë. Në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 100632 persona, ndërsa janë shëruar 90.311. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 3.098 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7223./KosovaPress ...
Komentet te 13 të vdekur dhe 725 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

OBSH: Rënia e rasteve të reja po ngadalësohet

Rajoni dhe Bota
Numri global i rasteve të reja Covid-19 ra me 11% në 2,4 milion javën e kaluar, një normë më e ulët se katër javët e mëparshme, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Rënia nga java në javë është ngadalësuar ndjeshëm në Europë, Afrikë dhe rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa numrat javorë u rritën në Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme, raporton ATSh. Amerika ishte rajoni i vetëm në botë ku rastet vazhduan të bien me ritëm dyshifror. OBSH nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë zhvillim. Raporti vë në dukje, megjithatë, se variante të koronavirusit që besohet të jenë më infektive gjenden në një numër në rritje të ...
Komentet te OBSH: Rënia e rasteve të reja po ngadalësohet Janë të Mbyllura

Greqi, transporti detar paralizohet nga greva e marinarëve

Rajoni dhe Bota
Një grevë e marinarëve në Greqi bëri që shumica e trageteve të mbeten në porte për të dytën ditë radhazi. ”Ishuj të shumtë që nuk kanë një aeroporte janë shkëputur nga bota e jashtme”, njoftoi televizioni shtetëror grek, ERT, ndërsa sindikatat e detarëve kërcënojnë të zgjasin grevën edhe për 48 orë të tjera. Sindikatat po kërkojnë paga më të mira dhe mbështetje për kolegët që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë, e cila ka sjellë industritë vitale të transportit dhe turizmit të Greqisë në prag të kolapsit, raporton ATSh. Shumë pak turistë preken nga greva, pasi gjithsesi udhëtimi brenda Greqisë është i kufizuar. Nëse greva ...
Komentet te Greqi, transporti detar paralizohet nga greva e marinarëve Janë të Mbyllura

Parlamenti Europian: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Lajme
Deputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme mirëpritën angazhimin e vazhdueshëm dhe të fortë të Kosovës për të përparuar në rrugën e saj europiane si dhe mbështetjen e fortë për integrimin europian të qytetarëve të Kosovës, në raportin e miratuar nga ky komision. Deputetët shprehën keqardhjen që Kosova vazhdon me paqëndrueshmëri politike dhe u bëjnë thirrje të gjitha forcave politike në vend që të reformojnë sistemin politik në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë ligjore dhe procesin e formimit të një qeverie të re. Në raportin e komisionit për Kosovën, eurodeputetët mirëpresin progresin e bërë në përshtatjen e kornizës ligjore për shtetin e së drejtës, por shprehin keqardhjen për “nivelin e ...
Komentet te Parlamenti Europian: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme Janë të Mbyllura