Dy persona kanë raportuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në një pompë të derivateve, kanë ardhur dy persona të maskuar, njëri ka pasur një armë gjuetie, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin para në vlerë 700 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime, nga njësitet policore./KosovaPress ...
Komentet te Grabitje me armë në Pejë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një person ka ndezur një zjarr në Ferizaj, me ç’rast është djegur një shtyllë elektrike të tensionit të lartë. Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se një shtyllë elektrike e tensionit të lartë është duke u djegur. Njësitë policore, zjarrfikësit dhe KEDS kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë evituar zjarrin. “Dyshohet se deri te incidenti ka ardhur pasi që një person i dyshuar mashkull kosovar kishte ndezur një zjarr afër shtyllës elektrike. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në kabllot të cilat ishin të vendosura në shtyllë elektrike. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te Një person djeg shtyllën elektrike e tensionit të lartë Janë të Mbyllura
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian dhe është bërë shtylla kryesore e Milanit në këtë edicion duke i ndihmuar “rossonerët” që të jenë në garë për titullin kampion duke luftuar kokë më kokë me rivalin e qytetit, Interin. Megjithatë, mosha e tij e shtyer, 39 vjeçar, ka bërë që shpeshherë Ibra të flas për të ardhmen e tij, duke mos e anashkaluar edhe pensionimin, përcjell KosovaPress. Por, rreth asaj nëse në të ardhmen mund ta shohim si trajner duke e drejtuar ndonjë skuadër, Ibrahimoviç ka përmendur një arsye interesante që ka të bëjë me temperamentin e tij dhe e cila ...
Komentet te Po shkon drejt fundit të karrierës, Ibra zbulon arsyen pse e ka të pamundur të bëhet trajner Janë të Mbyllura
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke komentuar vizitën e përfaqësuesit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai nuk ka kërkuar falje për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me të deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim. Sipas KMDLNj-së, me po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë ...
Komentet te Lajçak do të duhej të pritej me protesta të fuqishme Janë të Mbyllura
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka konfirmuar gjatë një konference për shtyp gjatë fundjavës se ai beson se Eric Garcia do të bashkohet me Barcelonën në fund të sezonit, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e qendërmbrojtësit. Guardiola kishte konfirmuar më herët se mbrojtësi i ri nuk do të nënshkruante një zgjatje të kontratës me Manchester Cityn dhe ish-trajneri i Barcelonës foli me pasion në lidhje me të ardhmen e Garcias, përcjell KosovaPress. “Ndoshta nuk e dini, por nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë Eric Garcia për mua. Ai është si një djalë i imi. Ai ishte djali që ishte mbrojtësi më i mirë ...
Komentet te Befason Guardiola: Më është thyer zemra sepse ylli i skuadrës sime po shkon te Barcelona Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë qytetarët për shkelje të ligjit kundër pandemisë COVID-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 504 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat anti-Covid. Po ashtu një numër i madh i tiketave është shqiptuar edhe ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor, gjithsej 1087 të tilla. Brenda 24 orëve kanë ndodhur 7 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te Mbi 500 tiketa për shkelje të ligjit anti-Covid Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati marrin pjesë në përurimin e urës së vendosur nga FSK. (Fshati Hajnoc i Kamenicës, ora 09:00) Do të ketë video Temë: Ideja për vlerësimin formativ për klasat 1-4 – flasin njohësit (Video) Temë: Premtimi i Kurtit për zhdukjen e varfërisë ekstreme, pak i besueshëm (Video) Intervistë: Rasim Thaçi flet për vlerësimin e fundit për kontributin e tij në sport (Video) PS. Do të ketë njoftime shtesë./KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 1 mars (Video) Janë të Mbyllura
Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa do të paraqitet para Dhomave të Specializuara më 5 mars. Kjo është data që është caktuar për konferencën e radhës për çështjen e Mustafës, seancë e cila është planifikuar të fillojë në ora 11:00. Ndryshe, Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në tetor të vitit të kaluar, por Specialja kishte vendosur t’ia vazhdonte paraburgimin./KosovaPress ...
Komentet te Më 5 mars mbahet konferenca e radhës për rastin e Mustafës Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje reagoi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin, një nga të dyshuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. LVV thotë se Radojçiqi në gjithë këto vite sfidon ligjin dhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës dhe se me veprimtarinë e tij terrorizon të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve. LVV shton se kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës. “Ky vendim i Gjykatës, i mbajtur heshtur, larg opinionit publik, përveç skandalit, përbën dhe rrezik e ...
Komentet te Revokimi i fletarrestit për Radojçiqin, reagon LVV: Veprim i dyshimtë Janë të Mbyllura
Nga sot kontingjentit të vaksinave në dispozicion të autoriteteve shëndetësore në Shqipëri iu shtohen edhe 15 mijë doza të tjera. Njoftimin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, sipas së cilës brenda 10 ditëve priten edhe 14 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës Astrazeneca në kuadër të programit Covax. “Duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu. Ndërkohë sot do të mblidhet ...
Komentet te Edhe 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer vijnë sot në Shqipëri Janë të Mbyllura