Napoli mposhti sonte Benevento me rezultat 2:0 në raundin 24 të Serie A. Belgu Dris Mertens shënoi golin e parë në minutën 35. Ky ishte goli i tij të 131-të në fanellën e Napolit, që është rekord për 10 më shumë se Marek Hamshik. Mateo Politano shënoi golin e dytë në minutën e 66-të, duke hequr të gjitha dilemat sa i përket fituesit të ndeshjes. Sidoqoftë, në fund, nikoqiri e përfundoi ndeshjen me dhjetë lojtarë në “San Paolo” për shkak të përjashtimit të Kalidu Coulibaly. Seria A, Raundi 24: Sampdoria – Atalanta 0:2 (0:1) Inter – Genova 3:0 (1:0) Udinese – Fiorentina 1:0 (0:0) Crotone – Cagliari 0:2 (0:0) Napoli ...
Komentet te Mertens shënon golin e tij të 131 për Napolin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Eksperti i sigurisë kibernetike Hekuran Doli ka ngritur dyshime lidhur me pohimet e Ministrisë së Financave se sulmi i sotëm kibernetik kundër sistemit informativ të tatimit në pronë ka përfunduar pa ndonjë dëm të madh. Ai në një postim në Facebook ka shtruar pyetjen sesi hakerët kanë arritur të kenë qasje në Regjistrin Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë. Postimi i plotë: I gëzuar të dëgjoj konstatimin e menjëhershëm se tentativa për sulm kibernetik nuk paska qenë e suksesshme, pavarësisht se një konstatim i tillë do të duhej të sillej në bazë të një analize të detajuar të ...
Komentet te Eksperti i sigurisë ngrit dyshime pas reagimit të MF-së për sulme kibernetike Janë të Mbyllura
Në kohën kur Kosova dhe Shqipëria po regjistrojnë ndër momentet më të vështira në luftën kundër pandemisë, ku rastet e reja me koronavirus dhe viktimat prej tij vijojnë të jenë shumë të larta, ndërgjegjësimi i qytetarëve le për të dëshiruar. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e dy vendeve për qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, duket se këto këshilla e paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër. Kjo situatë është konkretizuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Morinës, ku qindra makina me qytetarë nga Kosova kanë pritur në radhë për orë të tëra për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pas një fundjave në Shqipëri. Fluksi ...
Komentet te S’ka pandemi?! Radhë të gjatë në Morinë për t’u kthyer në Kosovë Janë të Mbyllura
Mali i Zi kaloi sot pragun e njëmijë vdekjeve nga efektet e infeksionit të koronavirusit, ndërsa në të njëjtën kohë, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, ai regjistroi një rritje natyrore negative në “vitin e COVID”. Sipas autoriteteve shëndetësore malazeze sot, 502 raste të reja të infeksionit janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa katër vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar. “Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1003”, njofton Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Mali i Zi do të shënojë përvjetorin e rastit të parë të konfirmuar ...
Komentet te Mbi 1.000 vdekje në Malin e Zi që nga fillimi i epidemisë COVID-19 Janë të Mbyllura
Agjencia e Shëndetit Publik të Anglisë (PHE) njoftoi sot se prania e llojit brazilian COVID-19 është konfirmuar në gjashtë pacientë në Britaninë e Madhe, raporton Guardian. Gazeta shkruan se tri raste të infektimit me llojin e ri P.1 u zbuluan në Angli dhe tri të tjera në Skoci. Lloji i ri COVID-19, i cili u konfirmua për herë të parë në Brazil, po shkakton shqetësim më të madh në mesin e ekspertëve shëndetësorë, pasi ekziston frika se vaksinat ekzistuese mund të jenë më pak efektive kundër tij./KosovaPress ...
Komentet te Konfirmohet prania e llojit të COVID-19 brazilian në Britani të Madhe Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Qeverisë greke Christos Tarantilis ka dhënë dorëheqjen, duke përmendur “arsye familjare”, ndërsa autoritetet janë në shënjestër për skandalet që përfshijnë përdhunimin e të miturve. Në një letër drejtuar kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Tarantilis (57), tha se ai nuk mund të ishte më zëdhënës i qeverisë për arsye familjare, por do të mbetej një deputet për konservatorin në pushtet Demokracinë e Re. Tarantilis u bë zëdhënës më pak se dy muaj më parë, në fillim të janarit, gjatë rindërtimit “kozmetik” të qeverisë dhe ai do të pasohet në këtë detyrë nga Aristotel Peloni, ish-zëvendësi i tij. Qeveria e krahut të djathtë po kritikohet nga opozita dhe media, të cilat akuzojnë ...
Komentet te Afera e përdhunimit të të miturve, dorëhiqet zëdhënësi i Qeverisë greke Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon verifikimi i të dhënave, dhe pas përfundimit të tyre do të fillojë edhe numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Edhe pse numërimi ishte paralajmëruar të fillonte në orën 18:00, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se kjo vonesë është bërë pasi që nevojitet më shumë kohë për vlerësimin dhe verifikimin e të dhënave të fletëvotimeve nga diaspora. Elezi: Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht është 31.427 Video: “Aktualisht shërbimi votues është duke bërë një verifikim të të dhënave dhe pas përfundimit të tij do të mund të fillojmë me numërimin e ...
Komentet te Ende nuk ka nisur numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara Janë të Mbyllura
Rreth 7 kilogramë narkotikë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në vendkalimin kufitar Vërmicë, me ç’rast dy persona janë ndaluar për 48 orë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:05, kur personat e dyshuar me automjetin e tipit “Renault Clio”, ngjyrë e kuqe, targat e njohura për policinë, kanë ardhur për të hyrë në territorin e Kosovës. Pas dyshimeve të ngritura, zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njësiti antikontrabandë i Doganës së Kosovës dhe policia. Gjatë kontrollit në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellë me ...
Komentet te Kapen rreth 7 kilogramë drogë në Vërmicë Janë të Mbyllura
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni ka thënë se fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Quni, i cili kandidaturën e tij për të parin e LDK-së e konfirmoi për media pas dorëheqjes së Isa Mustafës, shkruan në një postim në Facebook, se nuk duhet lejuar që LDK-ja të bëhet “relikt”. “Ky “relikt” nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së”, shkruan Quni krahas një fotoje të postuar në Facebook me një relikt. Ndryshe, LDK në zgjedhjet e 14 ...
Komentet te Anton Quni: Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt” Janë të Mbyllura
Futbollistët e Betis fituan sonte në udhëtim kundër Cadiz me 1:0, në ndeshjen e raundit të 25-të të kampionatit spanjoll. Golin e vetëm e shënoi Juanmi në minutën e 84-të. Betis arriti fitoren e tretë radhazi, gjithsej 12 në Primera dhe është e gjashta në tabelë me 39 pikë. Cadiz, i cili javën e kaluar befasoi Barcelonën duke i marrë një pikë si mysafir, renditet në pozitën e 15-të në tabelë me 25 pikë, tri më shumë se Alaves, në vendin e 18-të, në zonën e rënies. Më herët sot, Celta dhe Valladolid barazuan 1: 1. LaLiga, Raundi 25 E diel: Celta – Valladolid 1: 1 (0: 0) Cadiz – ...
Komentet te Betis mposht ekipin që befasoi Barcelonën Janë të Mbyllura