Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vijon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, prin LVV

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara. Deri në ora 10:00 janë numëruar 5116 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total. Prej votave të numëruara, 2230 prej tyre i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 1134 Partisë Demokratike të Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 695 vota ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 491 vota. Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike. Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja ...
Komentet te ​Vijon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, prin LVV Janë të Mbyllura

Lufta për titull, Real Madridi “testohet” sot përballë Real Sociedadit

Sport
Për t’u konfirmuar si skuadër e cila pretendon titullin kampion të La Ligas në këtë edicion, Real Madridi duhet të mposht sot Real Sociedadin. Kjo përplasje nuk pritet të jetë e lehtë për skuadrën e Zinedine Zidane pasi vizitorët e sotëm janë duke kaluar nëpër një seri të mirë të rezultateve dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë tri fitore dhe dy barazime, përcjell KosovaPress. Momentalisht Real Madridi renditet në vendin e tretë me 52 pikë, gjashtë më pak se Atletico Madridi që kryeson tabelën. Këto janë formacionet e mundshme: Real Madrid: Courtois; Vazquez, Nacho, Varane, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Isco, Vinicius Real Sociedad: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Le Normand, ...
Komentet te Lufta për titull, Real Madridi “testohet” sot përballë Real Sociedadit Janë të Mbyllura

​PD dhe LSI nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Rajoni dhe Bota
PD dhe LSI sot kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, me sloganin ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’. Marrëveshja është firmosur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Si opozitë e bashkuar, PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI). Në marrëveshjen mes dy forcave politike janë parashikuar 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Një pikë tjetër e marrëveshjes është përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim ...
Komentet te ​PD dhe LSI nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit Janë të Mbyllura

​E fundit: Policia spanjolle është duke bastisur zyrat e Barcelonës, mësohen detajet e para

Sport
Njësia policore spanjolle e njohur si “Mossos” kanë hyrë në orët e para të mëngjesit të së hënës në zyrat e Barcelonës në kërkim të informacioneve në lidhje me “Barçagate” që është ende i hapur siç tregohet nga “Cadena SER” para pak minutave Disa agjentë të trupit të sigurimit katalanas kanë hyrë në ambientet klubit këtë mëngjes dhe po kryejnë, sipas informacioneve, një inspektim edhe pse ata ende nuk kanë shumë detaje në lidhje me kontrollet që po kryejnë njësia “Mossos”, përcjell KosovaPress. Tani bëhet e ditur se regjistri është i lidhur me çështjen “Barçagate”, e zbuluar në shkurt, në të cilën një kompani e punësuar nga klubi do të ...
Komentet te ​E fundit: Policia spanjolle është duke bastisur zyrat e Barcelonës, mësohen detajet e para Janë të Mbyllura

​Rritje e infeksionit me COVID-19 në Gjilan

Lajme
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Ismajli tha se kemi një rritje të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, duke shtuar se kjo dëshmon që virusi është prezent në mesin tonë. “Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja pozitive dhe kjo dëshmon se virusi është ne mesin tonë. Andaj, apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës”, ka thënë Ismajli. Sipas njw njoftimit, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë ...
Komentet te ​Rritje e infeksionit me COVID-19 në Gjilan Janë të Mbyllura

​Rasim Thaçi zbulon skuadrën e preferuar në Superligë, ekipin, lojtarin dhe trajnerin në arenën ndërkombëtare

Sport
Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës, Rasim Thaçi, i njohur ndryshe si “Cima” nga skeçet e tij humoristike në një intervistë për KosovaPress, ka zbuluar më shumë nga preferencat e tij sa i përket ekipeve të futbollit dhe lojtarëve si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore. Sa i përket garës së ashpër për titull që po zhvillohet në këtë edicion të Superligës së Kosovës, Thaçi ka treguar hapur se ai dëshiron që skuadra e Prishtinës të dalë si kampione në fund të sezonit. Thaçi: Do të doja që Prishtina të shpallej kampione në Superligën e Kosovës VIDEO: “Unë me të vërtetë kam qenë pioner, junior, kam ngrënë bukë në ...
Komentet te ​Rasim Thaçi zbulon skuadrën e preferuar në Superligë, ekipin, lojtarin dhe trajnerin në arenën ndërkombëtare Janë të Mbyllura

​Tentim vrasje në veri të Mitrovicës

Lajme
Një person është arrestuar pasi në afërsi të një udhëkryqi në veri të Mitrovicës, me thikë ka goditur njërin nga viktimat, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Rasti kishte ndodhur më 22 shkurt, ku i dyshuari me thikë në dorë ka shkuar në drejtim të tre meshkujve kosovarë. I dyshuari gjatë marrjes në pyetje ka qenë agresiv. Me urdhër të prokurorit i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./KosovaPress ...
Komentet te ​Tentim vrasje në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura

Xhiro e 22-të e Superligës kompletohet sot me këto dy ndeshje

Sport
Superliga e Kosovës e vazhdon rrjedhën e saj edhe sot me dy ndeshje të tjera me të cilat edhe do të kompletohet xhiro e 22-të e saj. Me fillim nga ora 13:00 do të ballafaqohen Arbëria me Feronikelin si dhe Drenica me Gjilanin, raporton KosovaPress. Drita është lideri i tabelës deri ne këtë pikë të sezonit me 47 pika, e ndjekur nga Ballkani me 45 si dhe nga Prishtina me 44 pikë./KosovaPress ...
Komentet te Xhiro e 22-të e Superligës kompletohet sot me këto dy ndeshje Janë të Mbyllura

Premtimi i Kurtit për zhdukjen e varfërisë ekstreme, pak i besueshëm

Lajme
Për zhdukjen e papunësisë, si një nga premtimet e fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka pak optimizëm. Albin Kurti është zotuar se qeveria e tij nuk do të lejojë që 100 mijë qytetarë të Kosovës të jetojnë me më pak se 1 euro në ditë. Megjithatë, kjo po shihet përtej pritjeve që ka dikush në Kosovë. Kjo pasi që, siç po thuhet, qeveria nuk ka “shkop magjik” për të ndryshuar këtë gjendje. Fituesi i zgjedhjeve legjislative të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kurti jo rrallëherë ka deklaruar se Kosova është shkatërruar nga papunësia dhe korrupsioni. Për këtë, ai është zotuar se nuk do të lejojnë që qytetarët të jetojnë ...
Komentet te Premtimi i Kurtit për zhdukjen e varfërisë ekstreme, pak i besueshëm Janë të Mbyllura

Laporta mund ta sjellë edhe trajnerin e ri te Barcelona dhe ky është emri i preferuar i tij

Sport
Në këtë muaj Barcelona do të bëhet me president të ri sepse zgjedhjet janë të planifikuara të mbahen më 7 mars dhe njëri nga kandidatët që konsiderohen si favorit është edhe ish-presidenti Joao Laporta. Njëra nga premtimet kryesore të Laportas gjatë fushatës së tij për president është edhe mbajtja në skuadër e yllit argjentinas Lionel Messi i cili vitin e kaluar e kishte kërkuar me ngulm largimin nga “Camp Nou”, përcjell KosovaPress. Por jo vetëm kaq, sipas raporteve të fundit nga “Rac1”, Laporta po planifikon ndryshime edhe në stolin e klubit dhe nëse vie deri te largimi i Ronald Koeman dhe emri më i preferuar në listën e tij është ...
Komentet te Laporta mund ta sjellë edhe trajnerin e ri te Barcelona dhe ky është emri i preferuar i tij Janë të Mbyllura