Sot shënohet Dita Ndërkombëtarë për Zero Diskriminim, ku bëhet thirrje për t’i dhënë fund diskriminimit dhe për të kremtuar diversitetin, tolerancën dhe gjithëpërfshirjen. Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Diskriminim është bërë gjithkund ndaj njerëzve autoktonë dhe ndaj minoriteteve, diskriminimi ndodh ndaj fëmijëve, femrave të cilat trajtohen si qenie njerëzore më pak të vlefshme, njerëzve të infektuar me HIV/AIDS, kundër atyre që kanë të meta fizike dhe psikike, si dhe kundër atyre me orientime të tjera seksuale. Kjo shfaqet madje edhe në fjalorin tonë të përditshëm, përmes së cilit ndonjëherë, me qëllim ose pa qëllim e veçojmë veten nga të ...
Komentet te Dita për Zero Diskriminim Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kur dëshironi më shumë se vetëm një letër falënderimi pas një interviste pune, atëherë është lloji tjetër i letrës e quajtur letra e ndikimit. Kjo është më e gjatë dhe më detajuese, duke i dhënë mundësi kandidatit t’i tregojë punëdhënësit përse jeni kandidati i duhur. Në një letër të tillë kandidati përqendrohet në bisedën që kanë pasur gjatë intervistës, duke i shpjeguar çdo dyshim që punëdhënësi mund të ketë në lidhje me kualifikimet si dhe duke theksuar se si kandidati do të plotësojë nevojat e atij vendi të punës. Një letër ndikuese është më e gjatë se një letër falënderimi (rreth 300 fjalë) dhe duhet të jetë gjithmonë e shtypur, ...
Komentet te Gjithçka që duhet të dini se si të shkruani një letër ndikuese Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do të zhvillojë disa takime në Bruksel. Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme. Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Evropian. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim. Vizita në Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga kryeministri Rama në adresë të BE-së për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës antiCOVID dhe lënien në harresë të ...
Komentet te Rama sot në Bruksel Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor. Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren./KosovaPress ...
Komentet te Lajçak sot nis vizitën treditore në Kosovë Janë të Mbyllura
Nëse jeni prej atyre personave që në punën e kaluar keni dhënë dorëheqja, apo planifikoni që të jepni në punën aktuale, duhet të bëheni gati se si të përgjigjeni në intervistën e radhës, kur aplikoni për punë. Punëdhënësit potencialë patjetër që do t’ju pyesin për arsyet e dorëheqjes, në mënyrë që të shohin nëse përshtateni me kompaninë e tyre dhe sa janë gjasat që një ditë ta bëni të njëjtën gjë edhe me ta. Gjatë kohës sa përgjigjeni në këtë pyetje duhet të mundoheni që atë ta mbani sa më pozitive të jetë e mundur. Arsyet tuaj të dorëheqjes mund të jenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Disa ...
Komentet te Si të përgjigjeni në pyetjen: Përse keni dhënë dorëheqje nga puna e kaluar? Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë celsius. Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende – vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s. Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, pasi ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në ...
Komentet te Moti, java e parë e marsit relativisht e ngrohtë Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati marrin pjesë në përurimin e urës së vendosur nga FSK. (Fshati Hajnoc i Kamenicës, ora 09:00)/KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 1 mars Janë të Mbyllura
Franck Kessie ka sjellë në epërsi skuadrën e Milan me rezultat 1:0, në ndeshjen kundër Romës në “Olimpico”. Goli u shënua nga penalltia në minutën 43, pas tre golave të anuluara në këtë ndeshje. Ndeshja e javës 24 në Serie A nisi furishëm nga mysafirët të cilët shënuan dy gola për nëntë minuta, por që të dy ata u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje. Në minutën e katërt Milan shënoi përmes Tomorrit, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Edhe goli i Ibrahimoviq pesë minuta më vonë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Mbrojtësi Kjaer në minutën 27 pati një rast të mirë ...
Komentet te Kessie sjell Milan në epërsi kundër Romës Janë të Mbyllura
Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë hedhur poshtë pohimet për një incident fizik ndërmjet këtyre dy zyrtarëve të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ditën e djeshme në njërin nga portalet vendore u publikua artikulli me titull “Plas grushti: Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrahën mes vete në zyrat e FFK-së”. Në reagimin e tyre Ademi e Salihu thonë se artikulli në fjalë është gënjeshtër dhe kërkojnë nga opinioni i gjerë të mos të bie pre e lajmeve të tilla. “Ne, do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për t’i realizuar objektivat tona të FFK-së, për aq kohë sa do ta kemi mbështetjen e ...
Komentet te “Plas grushti”, vjen reagimi i përbashkët i Agim Ademit dhe Eroll Salihut Janë të Mbyllura
Roma dhe Milan takohen sonte në ndeshjen e raundit 24 të Serie A të Italisë. Mysafirët nisën furishëm takimin dhe për nëntë minuta shënuan dy gola, të cilët u anuluan nga gjyqtari i ndeshjes. Në minutën e katërt Milan shënoi përmes Tomorrit, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Edhe goli i Ibrahimoviq pesë minuta më vonë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Ndryshe, Milani vazhdon ndjekjen për Interin e vendit të parë, i cili tani ka 7 pikë më pak se rivali i tij më i madh. “Rossonerët” janë në gjendje të keqe dhe pas humbjeve nga Spezia dhe Inter në “derbin e punës ...
Komentet te Milanit i anulohen dy gola për 9 minuta Janë të Mbyllura