Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Lajçak: Dialogu është i pashmangshëm, presim vazhdimin e tij

Lajme
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, deklaroi se në Serbi nuk po shkon me një ultimatum dhe se vendi fqinj nuk ka pse të ketë frikë nga angazhimi i BE-SHBA rreth çështjes së dialogut. Në një intervistë për Tanjug, Lajcak tha se shpreson që pas vizitës në Kosovë e Serbi të ketë një përgjigje se kur do të fillojë dialogu mes dy palëve. “Nuk është sekret se BE-ja pret një vazhdim të dialogut dhe se dialogu është i pashmangshëm për Beogradin dhe Prishtinën në rrugën drejt anëtarësimit të BE-së. BE-ja është këtu, ne jemi gati t’i marrim dy udhëheqësit në Bruksel dhe tani është çështja se ...
Komentet te ​Lajçak: Dialogu është i pashmangshëm, presim vazhdimin e tij Janë të Mbyllura

​Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore

Lajme
Klinika e Neurologjisë në QKUK, ndonëse e ngarkuar me trajtimin e personave të prekur me COVID -19, në një pjesë të konsiderueshme të vitit 2020, ka arritur me sukses të aktivizojë hapësira dhe shërbime të reja, shumë të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore neurologjike. Sipas një njoftimi të QKUK-së, është funksionalizuar reparti për trajtimin e pacientëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok. “Janë funksionalizuar ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese. Gjithashtu, është ...
Komentet te ​Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore Janë të Mbyllura

Hoti premton pagesë shtesë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, pezullohet protesta

Lajme
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, pezulluan protestën të cilan e nisën me kërkesa për pagesë shtesë. Frashër Racaj, zv.kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues, tha se qeveria u premtoi në realizimin e kërkesave të tyre dhe se shtesat do t’u jepen gjatë muajit mars./KosovaPress ...
Komentet te Hoti premton pagesë shtesë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, pezullohet protesta Janë të Mbyllura

​Protestojnë zyrtarët e Shërbimit Korrektues, kërkojnë shtesat sipas ligjit anti-Covid

Lajme
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës po protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar shtesat për të cilat thonë se i meritojnë. Të njëjtit thonë se Shërbimi Korrektues është në vijën e parë të luftës me pandeminë dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për trajtim ligjor për shtesat sipas Ligjit anti-COVID. Ata thonë se kërkesën për shtesa iu kanë dërguar që kur hyri në fuqi Ligji anti-COVID dhe se kanë marrë premtime se do të trajtohen njëjtë sikurse Policia e Kosovës. Mirëpo, sipas tij, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për të ekzekutuar shtesat dhe kështu janë detyruar të ...
Komentet te ​Protestojnë zyrtarët e Shërbimit Korrektues, kërkojnë shtesat sipas ligjit anti-Covid Janë të Mbyllura

​Numërohen mbi 8 mijë vota me kusht, gati gjysmën i merr LVV

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara. Deri në ora 12:00 janë numëruar 8135 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total. Prej votave të numëruara, 3775 prej tyre i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 1526 Partisë Demokratike të Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 853 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 865 vota. Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike. Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja ...
Komentet te ​Numërohen mbi 8 mijë vota me kusht, gati gjysmën i merr LVV Janë të Mbyllura

​Detaje të reja, kjo është arsyeja e arrestimit të Bartomeut

Sport
Policia spanjolle sot është duke kryer një aksion të gjerë brenda klubit të Barcelonës ku ka përfunduar në pranga edhe ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Ish – presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu u arrestua nga policia spanjolle në shtëpinë e tij të hënën në mëngjes, përcjell KosovaPress. Ish-drejtori gjeneral Oscar Grau dhe shefi i Legal Roman Gómez Ponti janë arrestuar gjithashtu për shkak të skandalit të njohur si “Barca Gate”, ku klubi pretendohet se punësoi dhe pagoi më shumë se një kompani për të shpifur për disa nga lojtarët e tyre (përfshirë Messin) dhe kundërshtarët politikë./KosovaPress ...
Komentet te ​Detaje të reja, kjo është arsyeja e arrestimit të Bartomeut Janë të Mbyllura

Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu

Sport
Njësiti i policisë spanjolle “Mosses” të cilët bastisën zyrat e klubit të futbollit spanjoll, Barcelona tashmë raportohet se e kanë arrestuar ish- presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu, përcjell KosovaPress. Arrestimet dhe kërkimi janë të lidhura me “Barçagate”. Çështja, e zbuluar në muajin shkurt e cila denoncon që një kompani që dyshohet se është punësuar nga klubi do të kishte kryer në rrjetet sociale një fushatë shpifjesh për njerëz dhe subjekte që nuk lidhen me bordin e drejtorëve të Josep Maria Bartomeut, duke përfshirë disa lojtarë nga ekipi i parë, si Leo Messi dhe Gerard Piqué, dhe familjet e tyre./KosovaPress ...
Komentet te Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu Janë të Mbyllura

Britanikët çelin shkollat nga 8 marsi, testim dy herë në javë për çdo nxënës e prind

Rajoni dhe Bota
Britanikët kanë në plan që të çelin dyert e shkollave më datën 8 mars. Ata kanë ndërmarrë politika të testimit të shpejtë dy herë në javë për nxënësit, prindërit e tyre, dhe stafin shkollor, që kolegjet të jenë sa më të sigurtë. Britanikët kanë në plan që të hapin dyert e shkollave në datën 8 mars. Për këtë nismë, autoritetet që marrin vendime për masat publike ndaj Koronavirusit, kanë thënë se do të ketë testime dy herë në javë për të gjithë nxënësit. Prindërit, por po ashtu edhe stafet shkollore, mësuesit dhe shoferët do të jenë gjithashtu të detyruar që të bëjnë dy testime në javë me çeljen e shkollave. ...
Komentet te Britanikët çelin shkollat nga 8 marsi, testim dy herë në javë për çdo nxënës e prind Janë të Mbyllura

​Vdes futbollisti legjendar i Kroacisë

Sport
Futbollisti dhe trajneri legjendar kroat i futbollit Zlatko Cico Kranjčar ka ndërruar jetë. Ai vdiq në KBC Merkur pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë. Shëndeti i Zlatko Kranjčar u përkeqësua rreth dhjetë ditë më parë në Zadar, ku ai përfundoi në spital. Ai u transferua me urgjencë në Zagreb, por mjekët nuk ishin në gjendje t’ia shpëtonin jetën Në karrierën e tij në futboll, Kranjčar ishte i njohur si një nga sulmuesit më të mirë të Dinamos së Zagrebit. Ai mori pjesë në kampionatin e famshëm Jugosllav në vitin1982, si dhe dy Kupa Marshall Tito më 1980 dhe 1983. Ai shënoi 98 gola për “Blutë” në 261 ndeshje, ...
Komentet te ​Vdes futbollisti legjendar i Kroacisë Janë të Mbyllura

​Përurohet ura e vendosur nga FSK në Hajnoc të Kamenicë

Lajme
Është përuruar ura e vendosur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Hajnoc të Kamenicës, pas shembjes që kishte pësuar muajin e kaluar, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Përurimi i saj u vlerësua si një ditë e veçantë që do t’i lidhë dhe afrojë banorët e kësaj ane. Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke u shprehur falënderues ndaj FSK-së, tha se operacionet e tyre si gjithherë po bëjnë krenar të gjithë. Kastrati: Si gjithherë operacionet e FSK-së na bëjnë krenar Video: “Sot është në ditë e veçantë ku po inaugurojmë këtë urë të ndërtuar nga FSK-ja. Jemi shumë falënderues ndaj secilit që ishte në ...
Komentet te ​Përurohet ura e vendosur nga FSK në Hajnoc të Kamenicë Janë të Mbyllura