Vetëm disa muaj kanë mbetur në kontratat e një mori yjesh të futbollit, duke përfshirë yllin e Barcelonës Lionel Messi dhe atë të Manchester Cityt Sergio Aguero. Ndërsa klubet e futbollit përballen me buxhete të kufizuara mes pandemisë së koronavirusit, fokusi është vendosur të koncentrohet tek lojtarët të cilët janë në dispozicion si agjentë të lirë. Ekziston një emër mbi të gjithë që do të fitojë vëmendjen më të madhe nëse ai nuk lidhet me një kontratë të re dhe ai është Lionel Messi, përcjell KosovaPress. David Beckham po përgatitet për sezonin e tij të dytë si bashkëpronar i Inter Miamit dhe ai refuzon të përjashtojë nënshkrimin potencial me Lionel ...
Komentet te Top-23 yjet e futbollit që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Drejtori i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, si dhe një zyrtar tjetër në të njëjtin institucion, janë shoqëruar në polici mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress, se Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. “Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë ai./KosovaPress ...
Komentet te Drejtori i Këshillit Prokurorial shoqërohet në polici, dyshohet për keqpërdorim të detyrës Janë të Mbyllura
Zyrtarët korrektues protestuan mesditën e sotme para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar shtesat në paga për shkak të angazhimit të tyre gjatë kohës pandemisë. Megjithatë, pas takimit që patën me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, ata e pezulluan protestën pasi morën premtime se shtesat do të ekzekutohen së bashku me pagën gjatë këtij muaji. Përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues, Frashër Rrecaj pas takimit me kryeministrin në detyrë Hoti, tha se morën premtime për realizimin e kërkesave dhe se shtesat do të përfshihen në pagën e muajit mars. Racaj: Shtesat do të përfshihen ne pagën bazë nga muaji mars Video: “Sapo përfunduam takimin me kryeministrin në detyrë (Hoti) ...
Komentet te Zyrtarët korrektues pezullojnë protestën, qeveria premton ekzekutimin e shtesave Janë të Mbyllura
Seanca gjyqësore në rastin e kishës Ortodokse të vendosur me dhunë në kampusin e UP-së nga regjimi i Millosheviqit, ka dështuar pasi gjykata ka bërë një lëshim duke mos dërguar në mënyrë të rregullt ftesa për pjesëmarrjen e palëve në procedurë. Seanca për këtë rast do të mbahet më 25 mars. Ndërkohë, ka reaguar Demokracia Studentore, duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb në rastin e kishës Ortodokse të vendosur në kampusin e UP-së, është skandal i radhës i shtetit të Kosovës! “Demokracia Studentore anulimin e seancës së sotme në rastin e kishes Ortodokse të vendosur me dhunë në kampusin e universitetit të Prishtinës nga regjimi i Millosheviqit e konsideron ...
Komentet te Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së Janë të Mbyllura
Ish sulmuesi i Interit , braziliani Eder ka sulmuar ashpër kompaninë Suning Group pasi FC Jiangsu pushoi së ekzistuari. 34-vjeçari u transferua nga Interi në JS Suning në korrik të vitit 2018 dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021. Ish-lojtari i Italisë ndihmoi klubin të fitojë Super Ligën e Kinës në sezonin 2019-20, por Jiangsu FC njoftoi se klubi ka pushuar funksionimin, përcjellë KosovaPress. “Për shkak të mbivendosjes së elementeve të ndryshëm të pakontrollueshëm, Klubi i Futbollit Jiangsu nuk mund të garantojë në mënyrë efektive vazhdimin e aktivitetit.Tani e tutje, Klubi i Futbollit Jiangsu nuk do të ekzistojë”, thuhej në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Sunning. Dhe ...
Komentet te Shpërthen ish-ylli i Interit: Ata të gjithë janë gënjeshtarë Janë të Mbyllura
Rreth 1mijë minatorë të minierës Trepça në Stantërg, por edhe të minierave të tjera të Trepçës, kanë ndërprerë punën sot dhe po qëndrojnë në hapësirat e restorantit të këtij kombinati, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre për pagat. Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, ka bërë të ditur për KosovaPress se një pjesë e punëtorëve kanë marrë 70 për qind të pagave të janarit, ndërsa një pjesë tjetër nuk kanë marrë fare. Sipas tij, tani punëtorët është dashur t’i marrin pagat për muajin shkurt, të cilat po ashtu nuk janë ekzekutuar. Ai theksoi se nëse nuk ka ndonjë përgjigje pozitive rreth kësaj çështje nga ana e ...
Komentet te Minatorët e Trepçës sërish në grevë pasi nuk morën pagat: Jemi lodhur, do nisemi në këmbë drejt Prishtinës Janë të Mbyllura
E ardhmja e Xherdan Shaqirit në Liverpool nuk është aspak e sigurt derisa gjatë këtij sezoni ka gjetur fare pak hapësira nën urdhrat e trajnerit gjerman Jurgen Klopp. Në rast të largimit të tij nga “Anfield Road” Liverpooli raportohet se tashmë ka filluar kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij, përcjellë KosovaPress. Sipas “Tutto Udinese”, “The Reds” janë duke përgatitur një ofertë prej 26 milion funte për Rodrigo De Paul. Kjo shifër thuhet se bie poshtë vlerësimit të Udineses, por interesi për mesfushorin argjentinas po rritet dhe anglezët synojnë të jenë në krye të garës për shërbimet e tij./KosovaPress ...
Komentet te Liverpooli targeton lojtarin që mund t’ia zë vendin Xherdan Shaqirit Janë të Mbyllura
Mbrëmë në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut një person është gjendur i vdekur dhe Policia e Kosovës është duke e hetuar si vdekje të dyshimtë. Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, teksa ka konfirmuar rastin, tha për KosovaPress, se viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Është dërguar për obduksion dhe pasi të del raporti vërtetohet se a është vrasje apo vetëvrasje, momentalisht është cilësuar si hetim i vdekjes”, tha ai. /KosovaPress ...
Komentet te Gjendet i vdekur një person në Istog, Policia po e heton rastin Janë të Mbyllura
Në kuadër të xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në basketboll, nesër dhe pasnesër do të zhvillohen edhe dy sfida shumë interesante, përcjellë KosovaPress. Të martën do të përballen skuadrat prizrenase, Ponte Prizreni me Bashkimin. Ponte Prizreni ka 13 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Bashkimi 10 fitore dhe 10 humbje. Takimet mes skuadrave prizrenase kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të martën mbrëma. Ndërkohë, të mërkurën do të përballen skuadrat verdh e zi, Peja dhe Golden Eagle Ylli. Pejanët kanë 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa therandasit 13 fitore dhe shtatë humbje./KosovaPress ...
Komentet te Basketboll, nesër dhe pasnesër zhvillohen dy sfida shumë interesante në Superligën e Kosovës Janë të Mbyllura
Sindikata e Pavarur e Shërbimit Korrektues të Kosovës proteston para Qeverisë së Kosovës (Video) Minatorët e Trepçës sërish në grevë, paralajmërojnë protesta edhe në Prishtinë (Video)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura