Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një dëmtim të muskujve në kofshën e majtë dhe do të rivlerësohet brenda 10 ditësh, duke humbur katër ndeshje të rëndësishme. Sulmuesi i “rossonerëve” u zëvendësua në fitoren 2-1 ndaj Romës të dielën dhe raporti mjekësor zbuloi një dëmtim të aduktorit të majtë. Suedezi do të rivlerësohet brenda 10 ditësh dhe është i detyruar të qëndrojë jashtë disa lojërave të rëndësishme, duke përfshirë ndeshjet kundër Udineses, Hellas Veronas dhe Napolit, si dhe ndeshjen kundër ish-klubit Manchester United në Ligën e Evropës, përcjell KosovaPress. Nëse kontrolli brenda 10 ditësh jep lajme të mira, ai do të pasohet nga një program rehabilitimi dhe koha e ...
Komentet te Lëndohet Ibra, mungon në katër ndeshje kruciale për Milanin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Agjencia Kundër Korrupsionit ka deklaruar se sot ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre. Sipas AKK, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/51, për respektimin e masave të përgjithshme dhe specifike nga pandemia COVID-19, rekomandimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë do të bëhet nëpërmjet formës elektronike në email adresën akk.deklarimi@rks-gov.net, ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të dërgohen të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruse. “Agjencia ...
Komentet te Fillon procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik Janë të Mbyllura
Përkundër se momentalisht skuadra e tij ka mbetur 10 pikë prapa Interit në renditjen tabelare, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo thotë se ata janë ende në luftë për titull. Këto komente Pirlo i bëri para ndeshjes së radhës në kampionat ku do të përballet me Spezian, përcjellë KosovaPress. “Spezia po dëshmon se do të mbetet në Serie A, duke pasur një kampionat të shkëlqyeshëm,” tha Pirlo. “Ata kanë arritur rezultate të shkëlqyera edhe kundër ekipeve të mëdha. Do të jetë një ndeshje e vështirë.” “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse duhet të vazhdojmë të luftojmë për Scudetto. Ne do të duhet të luajmë një lojë intensive ...
Komentet te Pirlo paralajmëron Interin: Ne jemi aty dhe duam ta fitojmë titullin Janë të Mbyllura
Klubi futbollistik Barcelona sot është zgjuar nën bastisjet e policisë në lidhje me çështjen e disa shpifjeve për disa lojtarë dhe persona zyrtarë të klubit që thuhet se janë bërë përmes një kompanie të angazhuar brenda klubeve ku si përfundim është arrestuar ish-presidenti Bartomeu dhe disa zyrtarë të tjerë. Pas kësaj, ka reaguar klubi “katalanas” duke konfirmuar se ata kanë ofruar bashkëpunim të plotë me organet hetuese, përcjellë KosovaPress. “Lidhur me hyrjen dhe bastisjen nga forca e policisë “katalanase” këtë mëngjes në zyrat e “Camp Nou” me urdhër të Gjykatës Udhëzuese numër 13 në Barcelonë, e cila është përgjegjëse për çështjen në lidhje me kontaktimin e shërbimeve të monitorimit në ...
Komentet te Arrestimet brenda klubit, reagon Barcelona Janë të Mbyllura
Vizita e sotme në Kosovë e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po konsiderohet vetëm si e karakterit informues mbi procesin zgjedhor në Kosovë, formimin e institucioneve dhe këndvështrimet për vazhdimin e dialogut. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se nuk duhet pritur diçka të veçantë nga qëndrimi tre ditorë i Lajçak në Kosovë. Drejtori i instituti “Epik”, Demush Shasha thotë për KosovaPress se vizita e Lajçak në Kosovë është një mundësi e mirë për shkëmbimin e mendimeve për perspektivën e dialogut, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ndërkohë shton se pas konstituimit të institucioneve në vend, mund të ketë rifillim të dialogut, mirëpo pa ndonjë progres të ...
Komentet te Vizita e Lajçak shihet vetëm si e karakterit informues Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka janë raportuar 467 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. IKShPK ka shprehur ngushëllime familjarëve për 9 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. “Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. ...
Komentet te IKSHPK: Sot është numri më i madhi i rasteve me Covid në këtë vit, ka tendencë rritje Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 69.697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë ...
Komentet te Nëntë persona të vdekur dhe 467 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Është kompletuar sot xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës me dy ndeshjet e zhvilluara nga ora 13:00 ku u ballafaquan Arbëria me Feronikelin dhe Drenica me Gjilanin. Feronikeli ka siguruar një fitore të pastër më rezultat 3-0 ndaj Arbërisë. Golat për mysafirët u realizuan nga Malaj dhe Kojacevic, përcjellë KosovaPress. Ndërsa Drenica dhe Gjilanin i ndanë pikët pasi rezultati final i ndeshjes ishte 0-0./KosovaPress ...
Komentet te Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet Janë të Mbyllura
Protestuesit në Armeni kanë hyrë në ndërtesat qeveritare këtë të hënë duke kërkuar dorëheqjen kryeministrit Nikol Pashinyan. Protestat në vend kanë kohë që zgjasin, dhe arsyeja kryesore është mënyra se si kryeministri e menaxhoi konfliktin në Nagorno-Karabakh. Jerevani, kryeqyteti i Armenisë është i ndarë, sepse një pjesë protestojnë kundër qeverisë dhe një pjesë pro qeverisë. Më herët, në një dalje përpara qytetarëve, kryeministri foli për tentativë për grusht shteti nga ushtria. Në përgjigje të kërkesës së ushtrisë për të dhënë dorëheqje, kryeministri shkarkoi të enjten shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë. Presidenti vendas refuzoi që ta miratojë shkarkimin, çka e ka tensionuar edhe më tej situatën politike. Ushtarakët dhe ...
Komentet te Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë Janë të Mbyllura
Gjykata e Kukësit rikthen në burg këngëtaren e njohur Fjolla Morina, të paktën në letra. Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se Morina e shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur. Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares. Kujtojmë se këngëtarja, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinit, duke hyrë në Shqipëri, por në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë. Ndërkohë, në momentin e arrestimit, këngëtarja ishte e shoqëruar në makinë nga dy persona të tjerë, Fitim Muji shoferi personal dhe ...
Komentet te Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos burg për të Janë të Mbyllura