Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​48 orë ndalim për drejtorin e përgjithshëm të KPK-së dhe asistenten e tij

Lajme
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se me urdhër të saj është shoqëruar për intervistim drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Të dy ata me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka sqaruar se procedura penale ndaj dy të dyshuarve nuk ka të bëjë me rastin e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë. KPK do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te ​48 orë ndalim për drejtorin e përgjithshëm të KPK-së dhe asistenten e tij Janë të Mbyllura

Koronavirusi, 20 të vdekur në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 20 persona nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 764 raste të reja dhe 640 të shëruar, ndërsa janë kryer gjithsej 2.714 testime. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14.295 vaksinime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelenë, 27 në Gjirokastër, ...
Komentet te Koronavirusi, 20 të vdekur në Shqipëri Janë të Mbyllura

Numërohen gjysma e votave me kusht, pastaj nis numërimi i 56. 610 votave të diasporës

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, e që prej 32 mijë fletëvotimeve, tashmë janë numëruar më shumë se gjysma e tyre. Pasi të përfundojë numërimi i tyre, në QNR do të fillojë numërimi i votave të diasporës, që shërbimi votues ka aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime. Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka 7689 vota, Partia Demokratike e Kosovës 2590, Lidhja Demokratike e Kosovës 1636, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1383. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se posa të përfundojë numërimi ...
Komentet te Numërohen gjysma e votave me kusht, pastaj nis numërimi i 56. 610 votave të diasporës Janë të Mbyllura

​Varhelyi: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, gati për konferencën e parë ndërqeveritare

Rajoni dhe Bota
Komisionari për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi deklaroi sot se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret. “Shqipëria është ai vend i cili, jo vetëm që ka vuajtur me pandeminë, por përpara pandemisë iu desh që të përballej edhe me një tërmet të fortë, kështu që sfidat janë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe ndoshta janë dhe më shumë në numër sesa gjetkë në rajon. Dhe vazhdojnë të jenë ...
Komentet te ​Varhelyi: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, gati për konferencën e parë ndërqeveritare Janë të Mbyllura

Nëse e përdorni këtë emoji, nuk jeni më “cool”

Lifestyle
Gjuhët nuk janë të pandryshueshme, ato evoluojnë: kuptimet e fjalëve pësojnë zhvendosje pak a shumë të padukshme me kalimin e kohës dhe preferencat e bashkësive i dallojnë vazhdimisht fjalët në përdorim nga ato të vjetruara, duke krijuar neologjizma dhe shprehje të reja kohë pas kohe dhe e njëjta gjë ndodh me edhe emoji-t. Nga viti në vit, katalogu i buzëqeshjeve shtohet me të reja, ndërsa disa dalin nga moda pas një të kaluare të lavdishme. Kjo është ajo që duket se po ndodh me “të qeshurën me lot”, që, sipas gjeneratave të reja, tani konsiderohet e vjetruar. Përdorimi i saj në një bisedë nuk ndihmon më për të përcjellë argëtim ...
Komentet te Nëse e përdorni këtë emoji, nuk jeni më “cool” Janë të Mbyllura

​Wigemark: EULEX do të mbështesë sistemin prokurorial

Lajme
Kryesuesi Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve që ata drejtojnë. Sipas një komunikate të KPK-së, Maloku dhe Wigemark diskutuar tema të interesit të përbashkët, që lidhen me mandatin e dy institucioneve. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Maloku, ka njoftuar shefin e EULEX-it, Wigemark, për punët dhe aktivitetet, që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Shefi i EULEX-it, Wigemark, duke uruar Kryesuesin Maloku ...
Komentet te ​Wigemark: EULEX do të mbështesë sistemin prokurorial Janë të Mbyllura

Osmani: Vettingu, ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e reja të Kosovës

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim shefin e EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe misionit evropian. Osmani njoftoi Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë. Ajo, në veçanti përmendi procesin e vettingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te Osmani: Vettingu, ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e reja të Kosovës Janë të Mbyllura

MSH deklarohet rreth sigurimit të vaksinës kundërCOVID-19

Lajme
MSH bashkë me IKSHPK, Zyrën e OBSH-së dhe Zyrën e UNICEF-it, pas përmbushjes së të gjitha kushteve, po pret konfirmimin final për marrjen e dozave të para të vaksinës kundërCOVID-19 përmes mekanizimit COVAX, pasi Kosova është kualifikuar në mesin e 92 shteteve për marrjen falas të kësaj vaksine. Në një komunikatë për media thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 8 janar është konfirmuar sërish se 500.000 vaksina të Pfizer janë ndarë për Kosovën, por pavarësisht kësaj ende nuk e ka pranuar marrëveshjen në fjalë, dhe nuk është bërë e ditur arsyeja e vonesës. Përtej negocimit me Pfizer, MSh ka arritur pajtimin edhe me shtetin e ...
Komentet te MSH deklarohet rreth sigurimit të vaksinës kundërCOVID-19 Janë të Mbyllura

​Kërkohet mbështetje institucionale për kompanitë e mbeturinave

Lajme
Asociacioni i kompanive të Menaxhimit të Mbeturinave (PAMKOS) me pjesëmarrje të kryeshefave ekzekutivë të ndërmarrjeve regjionale të mbeturinave kanë zhvilluar takim të përbashkët me ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, takim ky në të cilin janë paraqitur sfidat me të cilat përballen këto kompani. Gjatë takimit të zhvilluar, Nitaj është njoftuar me vështirësitë me të cilat po përballen Kompanitë Regjionale të Mbeturinave (KRM) dhe Kompania e Menaxhimit të Mbeturinave e Kosovës (KMDK), si rezultat i gjendjes së krijuar prej të hyrave të vitit 2020, si rrjedhojë e situatës ekonomike të krijuar nga pandemia, borxheve të akumuluara ndaj ATK dhe mosinkasimit të borxheve totale prej anës së qytetarëve ...
Komentet te ​Kërkohet mbështetje institucionale për kompanitë e mbeturinave Janë të Mbyllura

Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit. Tutje, Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Hoxhaj duke thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re. Ai ...
Komentet te Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja Janë të Mbyllura