Tashmë dihet që Google mbledh shumë të dhëna për secilin prej nesh, por sa dhe çfarë, më në fund u zbulua pasi që Apple prezantoi rregulla të reja të privatësisë. Në fakt, si pjesë e sistemit operativ iOS 14, u prezantuan rregulla të reja të privatësisë, të cilat tronditën industrinë e reklamave. Edhe pse Apple nuk do të bllokojë reklamuesit nga gjurmimi i përdoruesve gjatë shfletimit të internetit dhe përdorimit të shërbimeve të ndryshme, ajo i detyroi zhvilluesit të tregojnë se çfarë të dhënash mbledh aplikacioni dhe për çfarë i përdor, por gjithashtu të marrë aprovimin nga përdoruesit për një koleksion të tillë. Sigurisht, kompanive të mëdha si Facebook dhe ...
Komentet te Apple vë Google në pozitë të vështirë: Ata zbuluan më shumë sesa donin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Rikonfirmimi erdhi sërish nga dy përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, Joseph Borrell dhe Oliver Varhely pas përfundimit të takimi të radhës të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. “Nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. E kemi diskutuar këtë çështje dhe kemi shprehur dëshirën tonë që kjo konferencë ndërqeveritare të ndodh sa më parë të jetë e mundur”, u shpreh Joseph Borrell. “Sot ne kemi diskutuar ecurinë e Shqipërisë dhe gjetja jonë është që Shqipëria i ka përmbushur kushtet”, tha Varhely. Pavarësisht lëvdatave, vendi ka një sfidë përpara që ...
Komentet te Brukseli zyrtar: Shqipëria ka përmbushur kushtet, testi mbeten zgjedhjet Janë të Mbyllura
Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një reagim në Twitter. Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, ndaj sipas tij, PE mbështet caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare. “Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, tha Sassoli./KosovaPress ...
Komentet te Sassoli: Shqipëria po zbaton reformat kyçe, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Janë të Mbyllura
Disa pamje të pabesueshme tregonin peshkatarë që tërhiqnin në barkën e tyre të vogël një peshkaqen më shumë se 400 kilogramë, pasi kishin luftuar me të për 45 minuta derisa ngordhi në brigjet e Sydney, Australi. Pamjet tregonin një prej tyre që lidhte peshkaqenin tigër, koka e të cilit varej nga fundi i barkës së peshkatarëve. Pesë peshkatarët australianë kishin kapur bishën e egër në det dhe e peshuan në portin e Port Hacking. Peshkaqenët tigër njihen për natyrën e tyre të egërsuar, dhe për nga numri i vrasjeve të njerëzve renditën të dytët, vetëm pas peshkaqenëve të bardhë. Tufat e tyre janë vendosur tashmë gjatë brigjeve lindore të Australisë ...
Komentet te Peshkatarët kapin peshkaqenin 400 kg pas betejës 45 minuta Janë të Mbyllura
Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka zgjatur për një orë dhe ata nuk janë prononcuar për mediat. Ky është takimi i parë i diplomatit sllovak në vizitën treditore që ka nisur sot në Kosovë. Ai nesër në orën 08:00 do të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për të vijuar me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe më pas me liderët e partive politike. Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars./M.Duraku/KosovaPress ...
Komentet te Lajçak nuk prononcohet për media pas takimit me Kurtin Janë të Mbyllura
Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Gjermani, sipas shifrave zyrtare. Instituti Robert Koch njoftoi sot për 4.732 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2.447.068. Autoritetet raportuan gjithashtu 60 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 70.105. Megjithatë shifrat janë gjithnjë më të ulëta në fundjavë, pasi testohen një numër më i vogël njerëzish. Instituti tha se niveli i incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë është rritur në 65.8, që përfaqëson numrin e rasteve për 100.000 banorë. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, përsëriti shqetësimet se variantet e reja ...
Komentet te Mbi 70 mijë viktima nga COVID në Gjermani, shqetësim për variantet e reja Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka cilësuar ditën e sotme në Bruksel mjaft produktive dhe me vlerësime pozitive për vendin. Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me ta. “Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama./Tch/KosovaPress ...
Komentet te Rama nga Brukseli: Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani do të takohet nesër me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimi mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë, gjatë së cilës sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti./KosovaPress ...
Komentet te Konfirmohet takimi Osmani – Lajçak Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Ndër tjerash, u theksua roli që kanë luajtur gratë në këto zgjedhje dhe pjesëmarrja e lartë e tyre në votim, gjë të cilën të dy palët e konsideruan si mesazh të fuqishëm për angazhim konkret të institucioneve të reja në drejtim të garantimit dhe promovimit të barazisë gjinore në vend në të gjitha fushat. Në takim u tha gjithashtu se të rinjve duhet ofruar perspektivë dhe ...
Komentet te Osmani takohet me ambasadoren finlandeze Pia Stjernvall Janë të Mbyllura
Ka nisur takimi i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Njëherësh ky është takimi i parë i diplomatit sllovak gjatë vizitës treditore në Kosovë./M.Duraku/KosovaPress ...
Komentet te Nis takimi Kurti-Lajçak Janë të Mbyllura