Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë

Lajme
Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë, libra të cilët janë botuar dhe blerë me financimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përkatësisht Departamenti për Kulturë në këtë ministri. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre librave, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se është e njoftuar me problemet që ballafaqohen komunat e sidomos bibliotekat komunale. “Këtë fond e shpërndajmë në 37 komuna, e shpërndajmë edhe në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe kjo më bënë të ndjehem shumë mirë. Ne sivjet e kemi rritur buxhetin dhe kemi mbështetur librin”, tha ajo. Drejtoresha e Departamentit të Kulturës në MKRS, Jehona Shyti, tha se do ...
Komentet te ​Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë Janë të Mbyllura

​Vihet gurthemeli i objektit shtesë të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

Lajme
Në Lipjan është vënë gurthemeli i objektit shtesë të shkollës “Vëllezërit Frashëri” , ndërtimi i secilës pritet të përfundojë në shtatorin e këtij vitin. Nisja e ndërtimit të këtij objekti shkollor është mirëpritur nga nxënësit e mësimdhënësit pasi që aktualisht në këtë shkollë në një klasë mësojnë 40-42 nxënës. Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka treguar se ndërtimi i shkollës bëhet me financim të komunës. Ahmeti shton se ky objekt krijon mundësi të reja pasi shkolla e tanishme është e ngarkuar me numër të madh të nxënësve. Ahmeti: Ndërtimi i shkollës i nevojshëm, me 1 shtator finalizohet VIDEO “Kemi filluar një objekt shtesë të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ ...
Komentet te ​Vihet gurthemeli i objektit shtesë të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan Janë të Mbyllura

Mbi 464 mijë euro pagesa për avokatët e të akuzuarve nga Specialja

Lajme
Mbi 464 mijë euro nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar për mbështetjen financiare për avokatët për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuar me seli në Hagë. Në Ministrinë e Drejtësisë në fund të vitit të kaluar janë shqyrtuar katër kërkesa të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve për krime lufte nga Gjykata Speciale. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari i cili tha se pas shqyrtimit të këtyre kërkesave ato janë aprovuar pasi i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me ligj. Duke mos dhënë detaje se për kë bëhet fjalë, Bajraktari tha se ekzekutimi i fundit ...
Komentet te Mbi 464 mijë euro pagesa për avokatët e të akuzuarve nga Specialja Janë të Mbyllura

Avokati i Popullit: Momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë

Lajme
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vizituar sot ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. Ai tha se është momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë. Falënderues për këtë vizitë u shpreh edhe drejtori i Qendrës për të drejtën humanitare, Bekim Blakaj./E.Zeqiri/KosovaPress                     ...
Komentet te Avokati i Popullit: Momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë Janë të Mbyllura

​Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 09:00 janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës. Nga ky numërim më së shumti vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). E treta është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26 mijë e 79 (26079) vota, LDK ka marrë 2 mijë e 829 vota, Partia Demokratike e Kosovës 2 mijë e 486 (2486). Ndërsa Aleanca ka marrë 944 vota nga votat e diasporës./KosovaPress ...
Komentet te ​Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës Janë të Mbyllura

Me 100 euro false tentoi të blinte gjësende në një market në Prizren

Lajme
Me 100 euro false një person tentoi që të blej gjësende në një market në Lubizhdë të Prizrenit. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Ndërsa, monedha e falsifikuar është konfiskuar nga policia. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me një monedhë prej 100 euro të falsifikuar, ka tentuar të blej gjësende në një market. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./KosovaPress ...
Komentet te Me 100 euro false tentoi të blinte gjësende në një market në Prizren Janë të Mbyllura

Kurti ua kthen letrat Netanyahut e Erdoganit, s’përmend ambasadën në Jerusalem

Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka kthyer letrat e urimit që i erdhën ditë më parë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Në letrën falënderuese që Kurti i ka kthyer Erdoganit dhe Netanyahut nuk ka përmendur çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Izrael. Çështje kjo për të cilën Kurti pak ditë pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ftuar nga Netanyahu që ai si kryeministër të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por që në anën tjetër Erdogani i kërkoi që të shmangë marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ...
Komentet te Kurti ua kthen letrat Netanyahut e Erdoganit, s’përmend ambasadën në Jerusalem Janë të Mbyllura

​Ish-deputeti i LDK-së: Isa Mustafa po synon klane të kryetarëve

Lajme
Në prag të zgjedhjeve për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë vazhduar akuza ndaj kryetarit të deritanishëm, Isa Mustafa. Sëfundmi akuzat vijnë nga ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova. Ai thotë se e gjitha që po shihet është se Isa Mustafa po synon ta ketë kryetar klanesh. “Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka shkruar Rugova./KosovaPress ...
Komentet te ​Ish-deputeti i LDK-së: Isa Mustafa po synon klane të kryetarëve Janë të Mbyllura

Osmani takon përfaqësuesin e Partisë së Gjelbër në Zvicër: Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë

Lajme
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë zyrtare të Zvicër. Osmani ka takuar përfaqësuesin e Ueil Leuenberger nga Partia e Gjelbër në Zvicrës për të cilin thotë të jenë dakorduar të vazhdojnë bashkëpunimin dhe se ka falënderuar për atë për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve në kohët të vështira. Osmani madje thotë se “Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë”. “Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë. Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universitetin Popullor Shqiptar. z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar ...
Komentet te Osmani takon përfaqësuesin e Partisë së Gjelbër në Zvicër: Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë Janë të Mbyllura

​Ngjarjet e datës 3 mars (Video

​Ngjarjet e datës 3 mars (Video
Avokati i Popullit Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” lagjja “Dardania” Prishtinë, ora 10:00) Do të ketë video Fillojnë punimet për ndërtimin e objektit të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan (Ora 10:00) Do të ketë video – LIVE Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) shpërndan libra të botuar dhe të blerë për të gjitha bibliotekat komunale. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00) Do të ketë video   Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mban konferencë për media (LVV Tiranë, ora 11:00) Do të ketë video PS. Do të ketë njoftime shtesë./KosovaPress ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 3 mars (Video Janë të Mbyllura