Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19

Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se në këtë komunë në javën e fundit ka rritje drastike të infeksionit me COVID-19. “Sot i kemi 247 raste aktive dhe është rritje drastike e infeksionit me COVID-19 në javën e fundit. Kemi trefishim të rasteve të vizitave në shtëpi te pacientët e prekur nga virusi. Pra, janë deri në 50 vizita shtëpiake që ekipet e Qendrës së Mjekësisë Familjare i realizojnë. Ndërkohë, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 47 pacientë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë”, tha Haziri, pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes ...
Komentet te ​Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19 Janë të Mbyllura

Njoftime shtesë (Video)

Njoftime shtesë (Video)
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbahet konferencë lidhur me progresin në procesin e numërimit të votave nga jashtë vendit dhe procedurat e tjera (Ora 15:00) Do të ketë video – LIVE   Shoqata e Gastronomeve të Kosovës mban konferencë për medie (Hotel “Sirius”, ora 16:00) Do të ketë video – LIVE Intervistë: U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari rreth pagesave të avokatëve të të akuzuarve nga Specialja (Video) Intervistë: Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, rreth shtrenjtimit të çmimeve të derivateve (Video) PS. Do të ketë njoftime shtesë./KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura

​Premier Liga angleze, ndeshjet e xhiros së 29-të

Sport
Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 29-të. Këtë xhiro e hapi mbrëmë ndeshja mes Manchester Cityt e Wolverhampton, ku skuadra e Guardiolas triumfoi bindshëm me rezultat përfundimtar 4:1, përcjell KosovaPress. E njëjta xhiro do të vazhdoj edhe sot, ku ndeshja më interesante do të jetë mes Crystal Palace e Manchester United. Pas 26-të xhirosh, “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e dytë në tabelë, me 14 fitore, tetë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 50 pikë, 15 më pak se vendi i parë, dhe një pik më shumë se vendi i tretë, Leicester City. Në anën tjetër, skuadra e Crystal Palace pas ...
Komentet te ​Premier Liga angleze, ndeshjet e xhiros së 29-të Janë të Mbyllura

Është arrestuar një person në Pejë që ishte i dënuar me mbi një vit burg

Lajme
Një person në Pejës është arrestuar për vjedhje të rëndë. Ai ishte i dënuar me një vit e gjashtë muaj burg me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale “vjedhje e rëndë”. “Arrestohet një (1) person i dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burg me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021 në orën 00:05, ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore”, njofton Policia e Kosovës për rajonin e Pejës. Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej ...
Komentet te Është arrestuar një person në Pejë që ishte i dënuar me mbi një vit burg Janë të Mbyllura

Derivatet do të shtrenjtohen për 5 centë në Kosovë

Lajme
Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve, e rritje të çmimeve paralajmërohet se do të ketë edhe ditëve në vijim. Aktualisht çmimi i dizelit në Kosovë është 98 centë, ndërsa i benzinës 1 euro, e ky çmim pritet të rritet për 5 centë. Lirim të çmimit të derivateve deri në 80 centë kishte pasur një vit më herët kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19. Teksa pranon që ka rritje të çmimeve të derivateve ditëve të fundit, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se në këtë ndikon Berza dhe Organizata prodhuese OPEK, por që sërish potencon se në ...
Komentet te Derivatet do të shtrenjtohen për 5 centë në Kosovë Janë të Mbyllura

Superliga e Shqipërisë vazhdon me xhiron e 22-të

Sport
Xhiro e 22-të në Superligën e Shqipërisë vazhdon sot me disa ndeshje interesante. Këtë xhiro do ta hap ndeshja mes Apolonia Fier dhe Partizanit, ndërsa ndeshja më interesante e këtij programi do të jetë mes liderit Vllaznisë dhe vendit të tretë Teutës, përcjell KosovaPress. Pas 21 ndeshjeve, Vllaznia kryeson tabelën me 41 pikë, ku lë pas skuadrën e Partizanit me tre pikë më pak, dhe Top 4 e përmbyllin Teuta me Laçin që ndajnë pikët e njëjta, respektivisht nga 37 pikë. Në zonën e rrezikut gjenden Bylis, Apolonia Fier dhe Skënderbeu. Bylis gjendet në vendin e tetë me 18 pikë, katër më shumë se vendi i nëntë, Apolonia e Fierit, ...
Komentet te Superliga e Shqipërisë vazhdon me xhiron e 22-të Janë të Mbyllura

Tërmet në Greqi, ndihet edhe në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Një lëkundje e magnitudës 5.9 sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), është regjistruar pak minuta më parë në Greqi në orën 11.16. Epiqendra është identifikuar në afërsi të Larisës. Pak minuta më vonë, një pasgoditje e magnitudës 4.9 është regjistruar po aty, shkruan A2. Vendndodhja Nuk ka ende lajme nga autoritetet greke për dëme materiale, ose humbje jete./KosovaPress ...
Komentet te Tërmet në Greqi, ndihet edhe në Shqipëri Janë të Mbyllura

IKShPK: Cilësia jo e mirë e ajrit kontribuues kryesor i problemeve shëndetësore

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) thotë se cilësia jo e mirë e ajrit në vend është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore, si astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Për çka nëpërmjet një postimi në “Facebook”, thuhet se është e domosdoshme të dihet se kur dhe ku të dilet, për të cilin ka publikuar edhe linkun për të marrë detaje rreth cilësisë së ajrit. “Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim. ...
Komentet te IKShPK: Cilësia jo e mirë e ajrit kontribuues kryesor i problemeve shëndetësore Janë të Mbyllura

Orlando: Është bukur të dëgjosh nga Miroslav Lajçak se kishte takime shumë konstruktive në Kosovë

Lajme
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar tre ditë në Prishtinë ku ka takuar të gjithë liderët politikë e krerë institucional. Për të cilat takime ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se është e bukur të dëgjohet nga Lajçak se kishte takime konstruktive në Kosovë. Derisa shton se Ai nëpërmjet një shkrimi në Twitter se “Është bukur të dëgjosh nga Miroslav Lajcak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-së sapo të formohen institucionet”./KosovaPress ...
Komentet te Orlando: Është bukur të dëgjosh nga Miroslav Lajçak se kishte takime shumë konstruktive në Kosovë Janë të Mbyllura

​Avokati i Popullit kritikon institucionet për trajtimin e krimeve të luftës

Lajme
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka kritikuar institucionet e Kosovës se kanë bërë pak në trajtimin e krimeve të luftës. Në vizitën që i bëri sot ekspozitës për fëmijët e vrarë gjatë luftës, Qalaj kërkoi realizimin e një hulumtimi për të parë se ku dështoi shteti në ofrimin e drejtësisë për viktimat, ballafaqimin me të vërtetën dhe ndëshkimin e atyre që i bënë krimet. Qelaj: Duhet hulumtim për të parë ku dështuan institucionet në ofrimin e drejtësisë për viktimat Video: 0:54 “Puna e mirë e Bekimit dhe organizatës që përfaqëson është tërheqje e vëmendjes edhe për institucionet që kanë bërë pak në këtë drejtim. Institucioni i Avokatit të Popullit për ...
Komentet te ​Avokati i Popullit kritikon institucionet për trajtimin e krimeve të luftës Janë të Mbyllura