Disa fshatra të Gjakovës do të mbesin pa ujë për tetë orë. Kjo përshkak të defektit të një gypi që ka ndodhur mbrëmë në mes të fshatit Fortes dhe Celinë. KRU “Gjakova” ka njoftuar se pa ujë të pijes do të mbesin fshati “Fortes, Celin, Krushë, Nagavc, Hoqe e Vogël, Piaranë, Qëndres, Bregdri, Krajk, Zym. Nga KRU “Gjakova” thonë se ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe se janë duke marrë gjitha masat që të rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë. “Për shkak të defektit i cili ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në gypin fi 400 i cili ndodhet në mes të fshatit Fortes ...
Komentet te Disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
45 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 2 pacientë janë në respirator (CPAP), 36 janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 9 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218pacientë kanë marrë ...
Komentet te 45 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Qeveria australiane ka zgjatur mbylljen e kufijve ndërkombëtarë deri më 17 qershor, për shkak të shfaqjes jashtë vendit të varianteve të reja, më ngjitëse të Covid-9, duke lënë kështu të paktën 40 000 australianë të bllokuar jashtë vendit në pamundësi për t’u riatdhesuar. Kjo zgjatje e bllokimit, e njoftuar nga Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt, e çon në 15 muaj periudhën e mbylljes së kufijve të Australisë për pjesën tjetër të botës dhe ndalon qytetarët e saj të largohen nga vendi nëse nuk kanë arsye thelbësore. “Periudha emergjente e biosigurisë njerëzore” e vendosur në 17 mars 2020, po zgjatet “për të siguruar që qeveria australiane të marrë të gjitha masat ...
Komentet te Australia zgjat deri në fund të qershorit mbylljen e kufijve Janë të Mbyllura
Rritja e infektimeve, Ramadani: Mënyra për të ndaluar këtë trend është vaksinimi i popullatës Ditët e fundit në Kosovë janë rritur numrat e infektimeve dhe të viktimave nga pandemia e Covid-19. Infektologu Hamdi Ramandani thotë për Euronews Albania se në Kosovë treguesit e pandemisë janë përkeqësuar dhe kjo sipas tij reflektohet tek rastet e infektimeve dhe viktimave. “Situata në Kosovë është mjaft shqetësuese. Çdo ditë kemi rritje të numrit të infektuarve dhe një rritjet të rasteve që po përfundojnë me vdekshmëri”, tha infektologu Hamdi Ramadani. Ai shton se rastet kanë ardhur në rritje pasi as qytetarët nuk po i respektojnë masat anti-Covid. “Ky trend i rritjes së rasteve është një ...
Komentet te Rritja e infektimeve, Ramadani: Mënyra për të ndaluar këtë trend është vaksinimi i popullatës Janë të Mbyllura
Me kalimin e ditëve po shtohen edhe rastet me COVID-19 në vend. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 8236. Vetëm gjatë së martës u njoftua për 488 raste pozitive që paraqet numrin më të madh të rasteve ditore pozitive për këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim, ndërsa vetëm në Prishtinë janë raportuar 285 raste pozitive. Për IKSHPK numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe shifrat janë në nivelin shqetësues e sipas tyre është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të ...
Komentet te Mbi 8200 raste aktive me COVID Janë të Mbyllura
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasë vjedhje industriale të votave. Madje, ai ka thënë se në këtë proces zgjedhor janë kryer vepra të rënda penale për të cilat duhet të futen në burg ata që i kanë kryer, njofton Klan Kosova. Për vlerësimet se Kosova pati një proces të mirë zgjedhor, Kurteshi u përgjigj me një thënie të popullit. “Vetëm luga e di çka ka tenxherja. Atë çka ka tenxherja ne po e themi në mbledhje dhe kur s’po iu pëlqen po e lënë mbledhjen. Ne po themi ka shkelje, ka manipulim, ka vjedhje industriale të votave, ...
Komentet te Sami Kurteshi: Pati vjedhje industriale të votave dhe për këtë ka vend për burg Janë të Mbyllura
Pak njerëz kanë aq guxim sa të ngrisin zërin kur përballen me ngacmime seksuale, e aq më pak kur ngacmohen në vendet e tyre të punës, duke rrezikuar kështu shpeshherë edhe atë pozitë. Përballja me të bëhet më e vështirë kur nganjëherë nuk është e qartë për ta përkufizuar ndonjë fjalë a veprim si ngacmim seksual. Si pasojë, viktimat gjenden në situata të atilla, që sipas psikologëve, diagnozat më të shpeshta janë depresioni, ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik. Madje, disa hulumtime kanë zbuluar që ngacmimet seksuale, sidomos në fillimet e tyre, mund të shkaktojnë simptoma afatgjata depresive. Ngacmimet seksuale në vendet e punës në Kosovë Në bazë të një ...
Komentet te A po rritet vetëdijesimi i raportimit të ngacmimeve seksuale në vendet e punës në Kosovë? Janë të Mbyllura
Më 3 mars 1931, një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” himn kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimor të shtetit Maryland. Autori i tekstit ishte vetë dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valëvitej ende mbi fortesë. Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i ...
Komentet te SHBA u bë me himn kombëtar para 90 vjetësh Janë të Mbyllura
Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë, u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë ruse dhe asaj Osmane. Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore, Rusia ...
Komentet te 143 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit. Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./KosovaPress ...
Komentet te Mot pranveror, temperaturat deri në 18 gradë celsius Janë të Mbyllura