Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë parandalohet futja e substancave narkotike

Lajme
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë kapur substanca të dyshuara narkotike. Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) kanë njoftuar se “Sot, rreth orës 11: 00h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës ) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të Zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike”. Nëpërmjet një komunikate për media thuhet se brenda qeses së dyshuar ishin vendosur 61 qese të cilat dyshohet se janë substancë narkotike. “Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç ...
Komentet te Në Qendrën Korrektuese në Dubravë parandalohet futja e substancave narkotike Janë të Mbyllura

Digjet automjeti që shërben për bartjen e parave

Lajme
Në Autostradën “Ibrahim Rugova” është djegur një automjet i kompanisë “Besa Security”. Veturë kjo e cila shërben për transportin e parave të gatshme. Nëpërmjet një komunikate për media, “Besa Security” njofton se ekipa e cila ishte në automjet janë mirë. Po ashtu njoftojnë se nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme. “Sot para pak kohësh, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së transportit të parave të gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i transportit të parave të gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në komunikatën ...
Komentet te Digjet automjeti që shërben për bartjen e parave Janë të Mbyllura

​Kurti: Duam gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës

Lajme
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën me gazetarë në Tiranë ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Kurti ka thënë se në qeverisjen e re të drejtuar nga ai do të “rregullojmë imazhin e Kosovës duke sjellë drejtësi për qytetarët dhe me gjykatat tona normale do t’i trajtojmë të gjitha pretendimet që bëhen ndaj kujtdo qoftë, kurdo qoftë”. Kurti ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër dhe nëse ka pretendime nga ndërkombëtarët për individë të UÇK-së, do të ketë sistem të ri të transformuar të drejtësisë në Kosovë që do t’i trajtojë të gjithë ato raste. Në konferencën për media të mbajtur para selisë ...
Komentet te ​Kurti: Duam gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës Janë të Mbyllura

​Kurti: Do t’i kemi rreth 60 deputetë, nuk do të ketë nevojë për kompromise me regjimin e vjetër

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, partia e të cilit ka dalë fituese nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se nuk do të kenë nevojë për kompromise me ata që ai i quajti regjim i vjetër, për të formuar qeverinë e re. Sipas Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me iniciativën e Vjosa Osmanit do të kenë afër 60 deputetë dhe me përkrahjen e disa deputetëve egjiptian dhe boshnjakë do të kalojnë numrin 61. Kurti ka folur para gazetarëve në Tiranë, në kuadër të vizitës së tij tre ditore të cilën po e realizon në mbështetje të kandidatëve që i përkrah për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Kurti është shprehur ...
Komentet te ​Kurti: Do t’i kemi rreth 60 deputetë, nuk do të ketë nevojë për kompromise me regjimin e vjetër Janë të Mbyllura

​Serie A, Milan do të kërkoj fitoren që të ruaj hapin drejt titullit me Interin

Sport
Liga kryesore e Italisë, e njohur ndryshe edhe si Serie A, do të vazhdoj sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 25-të. Fokusi do të jetë tek ndeshja AC Milan kundër Udineses, ku “Rossonerët” do të kërkojnë me ngulm fitoren, për të qëndruar në garë për titullin e “Scudettos”, dhe për të ruajtur hapin ndaj rivalit, Interit, që ka katër pikë më shumë se ta. Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Fiorentinas dhe Romës, përcjell KosovaPress. Pas 24 ndeshjeve, Inter kryeson tabelën e Serie A me 56-të pikë, ku ndiqet nga rivali Milano, që ka 52 pikë, dhe Top 4 e përmbyllin Juventus me ...
Komentet te ​Serie A, Milan do të kërkoj fitoren që të ruaj hapin drejt titullit me Interin Janë të Mbyllura

Komuna e Podujevës ushtron padi ndaj MEA-së për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandolli

Lajme
Ndërtimi i hidrocentralit në lumin Kaçandolli është kundërshtuar nga Komuna e Podujevës. Kjo komunë ka njoftuar se është ushtruar padi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA). Sot kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në debatin publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandolli në pjesën e Komunës së Vushtrrisë dhe Podujevës. Në debatin e sotëm me përfaqësues të Kompanisë “Hidrocom” sh.p.k., përfaqësues të komunitetit, grupeve të interesit, anëtarë të ekzekutivit të Komunës së Podujevës, kryetari Shpejtim Bulliqi tha se kompania “Hidrocom” sh.p.k., duke shpërfillur plotësisht vendimet e Komunës, e cila dy herë ka refuzuar ta pajisë këtë kompani ...
Komentet te Komuna e Podujevës ushtron padi ndaj MEA-së për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandolli Janë të Mbyllura

​Ambasadori britanik: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime

Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar vizitën treditore të Miroslav Lajçak. Për vizitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak, Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuara ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe Sh.B.A “Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajčák për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis ...
Komentet te ​Ambasadori britanik: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime Janë të Mbyllura

MKRS shpërndan nga 210 tituj të rinj për 37 biblioteka komunale, përfiton edhe Lugina e Preshevës

Lajme
Bibliotekat komunale në vend, por edhe ato në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, do të pasurohen me nga 210 tituj të rinj të librave. 38 bibliotekë komunale përfituan nga titujt të cilët janë botuar dhe blerë me financimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht Departamenti për Kulturë në këtë ministri. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre librave, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, tha se është e njoftuar me problemet që ballafaqohen komunat e sidomos bibliotekat komunale. Ajo tha se gjatë vitit si ministri kanë rritur buxhetin dhe se mbështetja ka qenë shumë e madhe për librin. Dumoshi: Këtë fond e shpërndajmë në 37 komuna Video  ...
Komentet te MKRS shpërndan nga 210 tituj të rinj për 37 biblioteka komunale, përfiton edhe Lugina e Preshevës Janë të Mbyllura

​Lajçak: Dialogu i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Rajoni dhe Bota
Përfaqësuesi i Posaçёm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pasi ka përfunduar vizitën treditore në Kosovë thotë t’i ketë informuar shtetet anëtare të BE-së për këtë vizitë. Ai thotë të kenë rënë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë në BE. “Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar Lajçak në Twitter./KosovaPress Before leaving Pristina today, I debriefed EU Member States about my visit. We agreed that ...
Komentet te ​Lajçak: Dialogu i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë Janë të Mbyllura

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak viziton Beogradin: Dialogu do të vazhdojë

Rajoni dhe Bota
Përfaqësuesi i Posaçёm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak,ka përfunduar sot vizitën e tij tre-ditore në Kosovë. Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon. Gjatё vizitёs sё tij nё Kosovë menjëherë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd që nga rifillimi i tij në korrik 2020. Ata diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm përpara. “Z. Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që Z. Kurti do ...
Komentet te Pas vizitës në Kosovë, Lajçak viziton Beogradin: Dialogu do të vazhdojë Janë të Mbyllura