Pas barazimit befasues me Veronan, Juventusi është rikthyer te fitorja në xhiron e 26 të Serie-A duke e mposhtur Spezian me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën. Pas një pjese të parë jo produktive dhe pa gola, “zonja e vjetër” shënoi tri herë për të arkëtuar tri pikë të reja, përcjell KosovaPress. Fillimisht golin e parë e realizoi Alvaro Morata i cili realizoi në minutën e 62’ pasi u inkuadrua në lojë vetëm katër minutë më herët. Fitoren Juventusit ia siguruan më pas italiani Federico Chiesa me golin e tij në minutën e 71’ dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 89’. Me këtë fitore, Juventusi e ruan pozitën ...
Komentet te Juventusi kthehet te fitorja, merr tri pikë të reja ndaj Spezias Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një shofer shpërndarjesh u mbiquajt “super-hero” në kryeqytetin vietnamez Hanoi, pasi shpëtoi një dyvjeçare që ra nga një ballkon i katit 12. 31-vjeçari Nguyen Ngoc Manh, ishte ulur në makinën e tij teksa priste dërgesën e radhës dje pasdite, kur dëgjoi të qarat e fëmijës, tha ai pas ngjarjes për rrjetin vendas Anninhthudo. Një grua nisi të bërtasë dhe ai nxori kokën jashtë për të parë çfarë po ndodhte. Ai tha se fillimisht besonte se bebja ishte zemëruar, por shpejt e kuptoi se ishte diçka tjetër pasi ndodheshin rreth 50 metra në lartësi. “Pashë vajzën e vogël që u zvarrit jashtë ballkonit,” tha ai, duke shtuar se menjëherë ishte ngjitur ...
Komentet te Shoferi shpëton foshnjën e rënë nga ballkoni i katit 12 në Vietnam Janë të Mbyllura
Ndërsa mund të jeni duke përdorur vitamina të flokëve, trajtime ose duke shmangur ndonjë gjë që mund t’i dëmtojë ato, sekreti i flokëve me rritje të shpejtë qëndron në dietën tuaj. Për fat të mirë, duket se vitaminat që janë të mira për flokët funksionojnë po aq mirë në shëndetin dhe pamjen e lëkurës. “Shumica e lëndëve ushqyese që janë të mira për lëkurën dhe flokët përbëhen nga proteina të ngjashme. Zakonet e mira të jetës reflektohen më së shumti në lëkurë dhe flokë. Për shembull, nëse flini mirë dhe pini shumë lëngje, do të jetë e dukshme në lëkurën tuaj “, thotë nutricionisti Robin Foroutan, zëdhënës i Akademisë së ...
Komentet te Ushqimet që ndihmojnë flokët tuaj të rriten si të çmendura Janë të Mbyllura
Administrata e Përgjithshme e Policisë sllovene njoftoi sot se policia kufitare zbulon dhjetëra teste të falsifikuara PCR për virusin korona çdo ditë, të cilat udhëtarët i përdorin për të shmangur karantinën kur hyjnë në Slloveni. Në janar, policia sllovene zbuloi një numër në rritje të testeve PCR në kufirin me Kroacinë, të kryera kryesisht nga udhëtarët nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Edhe pse numri i sllovenëve të kapur me një provë false PCR nuk është i madh, fundjavën e kaluar 15 qytetarë u kapën duke u përpjekur të hynin në vend në kufirin me Kroacinë Dragoinja. Në shumicën e rasteve, dokumente false ishin zbuluar, pasi policia kontrolloi vërtetësinë e ...
Komentet te Slloveni: Numri i testeve false PCR është rritur që nga janari Janë të Mbyllura
Sot, 11.837 raste të reja të COVID-19 u regjistruan në Turqi, e cila, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, është numri më i madh i njerëzve të infektuar në një ditë që nga 7 janari. Në total, më shumë se 2.7 milionë njerëz janë infektuar deri më tani në vend, shkruan Guardian. Sipas të dhënave më të fundit, 68 pacientë të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të koronavirusit në 28.706. Natën e kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdogan lehtësoi disa nga masat kufizuese dhe hoqi bllokimin fundjavave në ato qytete ku rreziku i përhapjes së virusit u zvogëlua. Në zonat me rrezik të lartë, bllokimi ...
Komentet te Rekord infektimesh me COVID-19 në Turqi Janë të Mbyllura
Bllokimi shëndetësor i vendosur në Portugali që nga mesi i janarit ka bërë të mundur ndalimin e valës së tretë të dhunshme të epidemisë COVID-19, por duhet të mbetet në fuqi për të shmangur tragjeditë e reja, tha sot kryeministri portugez Antonio Costa. “Ideja që tragjeditë nuk përsëriten është e gabuar. Ato përsëriten kur qeniet njerëzore ribëjnë gabimet që shkaktuan këto tragjedi”, shtoi Costa, në ditën që shënon një vit nga raportimi i rastit të parë të koronavirusit të ri në Portugali. “Unë i bëj thirrje përgjegjësisë qytetare të të gjithëve, në mënyrë që kjo mbyllje të vazhdojë të respektohet me maksimumin e rreptësisë”, theksoi kreu i qeverisë socialiste. Është ...
Komentet te Portugali, Costa: Bllokimi antiCOVID-19 efikas dhe mbetet i domosdoshëm Janë të Mbyllura
Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici është ndalur të flas për situatën nëpër të cilën po kalon Juventusi si dhe ka komentuar edhe të ardhmen e Andrea Pirlos. “Fatkeqësisht, për ata që nuk punojnë në futboll, rezultati është e vetmja gjë që vlen. Për ne, e dimë se është e rëndësishme, por gjithashtu duhet të ndjekim disa hapa për të arritur atje, të tilla si trajnimi mirë, etj.”, tha fillimisht Paratici para ndeshjes me Spezian, përcjell KosovaPress. Pirlo nuk ka pasur fillimin më të mirë të karrierës së tij në stolin e “Bianconerëve” duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me mungesën e përvojës së tij si trajner. “Andrea është ...
Komentet te Rezultatet jo të mira, Paratici reagon për të ardhmen e Andrea Pirlos Janë të Mbyllura
Italia ka zgjatur masat kryesore të kufizimeve të saj pandemike edhe për një muaj tjetër, deri në Pashkë, njoftoi sonte qeveria italiane, menjëherë pasi kryeministri Mario Draghi firmosi dekretin ministror të masave. Kjo do të thotë se ndalimet e brendshme të udhëtimit mbeten në fuqi. “Gjithashtu, shkollat në zonat e përcaktuara me rrezik të lartë, të njohura si zona të kuqe, duhet të mbyllen”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Sipas masave ekzistuese, italianët nuk do të mund t’i kalojnë kufijtë e brendshëm të 20 rajoneve të vendit para 6 prillit, një periudhë që përfshin Pashkën, një nga datat më të njohura për udhëtime. Përjashtime lejohen për punë dhe raste ...
Komentet te Italia vazhdon kufizimet pandemike deri në Pashkë Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministrie Albin Kurti deklaroi se Besëlidhja e Lezhës paraqet një nga datat më të rëndësishme të kombit shqiptar në historinë e tij. Gjatë një tribune organizuar sonte nga Lëvizja Vetëvendosje në platformën online, me rastin e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Kurti foli për rëndësinë e kësaj ngjarjeje në historinë e kombit shqiptar. “Besëlidhja e Lezhës shënon një pikët të rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Politikisht, na nevojitet një Skënderbe që është kompleks e madhështor, shumë më tepër se i thjeshtë dhe i madh, dhe në këtë mënyrë i kontribuojmë edhe historisë dhe ardhmërisë me politikën e hollë midis të dyjave këtyre”, tha Kurti. Besëlidhja e Lezhës shënon ...
Komentet te Besëlidhja e Lezhës, Kurti: Politikisht na nevojitet një Skënderbe madhështor Janë të Mbyllura
Klubi i Futbollit FC Ferizaji i cili garon në Ligën e parë, Grupin B ka bërë të ditur se është në prag të shuarjes për shkak të krizës financiare që e ka kapluar. Sipas njoftimit të këtij klubi të lëshuar në faqen e tyre në “Facebook”, ky klub është në gjendje të mjerueshme dhe si pasojë do të largohen nga garat, përcjell KosovaPress. FC Ferizaji, një klub me histori 98 vjeçare i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Ferizajit, Agim Aliut dhe aksionerëve që t’i dalin në ndihmë klubit për të tejkaluar këtë moment shumë të vështirë./KosovaPress ...
Komentet te Klubi kosovar i futbollit në prag të shuarjes Janë të Mbyllura