Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Pakënaqësitë e shkarkimeve çojnë policinë në Ministrinë e Infrastrukturës

Lajme
Policia e Kosovës gjendet brenda objektit të Ministrisë së Infrastrukturës, ministri kjo që drejtohet nga ministri në detyrë, Arban Abrashi. Siç mëson KosovaPress, arsyeja e prezencës së Policisë është kthimi i sekretarëve të kësaj ministrie në objekt. Ndërsa sot Ministria e Infrastrukturës ka njfotuar se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është inicuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore. Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe ...
Komentet te ​Pakënaqësitë e shkarkimeve çojnë policinë në Ministrinë e Infrastrukturës Janë të Mbyllura

Numërohen mbi 41 mijë vota nga diaspora, LVV i merr mbi 31 mijë

Lajme
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Nga 41 mijë e 244 vota nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 31 mijë e 807 vota, pasuar nga PDK me 3773 mijë vota dhe LDK 3383 mijë vota. Ndërsa e katërta është AAK me 998 vota. Gjithsej vota nga jashtë Kosovës që janë aprovuar nga KQZ-ja janë rreth 56 mijë sosh/KosovaPress ...
Komentet te Numërohen mbi 41 mijë vota nga diaspora, LVV i merr mbi 31 mijë Janë të Mbyllura

Nesër pritet shpallja rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së nesërme pritet të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 14 shkurtit. Kjo, pasi gjatë mbrëmjes sotme pritet të përfundojë edhe numërimi i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se pas përfundimit të numërimit, QNR-së do t’i duhet disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve. Elezi: Në mbrëmje pritet të përfundojë numërimi i fletëvotimeve   Video:     “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet. Pas ...
Komentet te Nesër pritet shpallja rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve Janë të Mbyllura

Sindikata e Doganës: Qeveria po na diskriminon, duam shtesat në të kundërtën marrim veprime sindikale

Lajme
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) thonë se vendimet e Qeverisë në detyrë kanë qenë diskriminues dhe se janë përjashtuar nga pagesa shtesë për punën e bërë në kohën e pandemisë COVID-19. Nëpërmjet një komunikate për media, SPDK ka kërkuar nga Ministria e Financave që të ndaloj diskriminimin ndaj punonjësve të Doganës së Kosovës, në të kundërtën paralajmërohen veprime të tjera sindikale. “Andaj mbi bazën e kësaj SPDK (Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës), kërkon nga Ministria e Financave që të ndaloj diskriminimin ndaj punonjësve të Doganës së Kosovës dhe në vendimet e ardhshme të kthej punonjësit e Doganës ashtu siç ka qenë e paraparë në vendimin ...
Komentet te Sindikata e Doganës: Qeveria po na diskriminon, duam shtesat në të kundërtën marrim veprime sindikale Janë të Mbyllura

Konfirmohet mega-meçi Joshua – Fury

Sport
Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të njoftojnë për zhvillimin e mega-luftës së tyre në vlerë prej 200 milionë funteve pasi raportohet se tashmë kanë rënë dakord për kushtet financiare. Të dy kampionët e botës në pesha të rënda do të takohen këtë verë, në qershor ose korrik, për të përcaktuar sundimtarin e parë të padiskutueshëm të divizionit që nga Lennox Lewis në vitin 1999. Lufta ka të ngjarë të zhvillohet në Lindjen e Mesme me Arabinë Saudite si vendin që është në pole pozicion që kishte pritur revanshin e Joshuas me Andy Ruiz Jr në vitin 2019, përcjell KosovaPress. Joshua dhe Fury ranë dakord për kushtet financiare vitin e ...
Komentet te Konfirmohet mega-meçi Joshua – Fury Janë të Mbyllura

Njoftim shtesë (Video)

Njoftim shtesë (Video)
Lavdim Krasniqi dhe Marigona Berisha dolën para Gjykatës së Prishtinës për t’u përballur me kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj tyre si të dyshuar për keqpërdorim detyre. Do të ketë video/KosovaPress ...
Komentet te Njoftim shtesë (Video) Janë të Mbyllura

Alaba në bisedime me klubet angleze, nuk e kënaq oferta e Real Madrid-it

Sport
PSG është gjithashtu në garë për të nënshkruar me yllin e Bayern-it. David Alaba është në bisedime me klube nga Premier Liga angleze, pasi që oferta që i ka bërë Real Madrid po konsiderohet e ulët nga ai, raporton “Sport Bild”. Po ashtu, bisedime janë duke u mbajtur edhe me kampionët francez Paris Saint-Germain, ku Alaba ende nuk ka marrë vendim se cili do të jetë klubi i tij i radhës pas largimit nga Bayerni, përcjell KosovaPress. Kontrata aktuale e austriakut do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe shumë klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e 28 vjeçarit, ndër to edhe dy gjigantët e ...
Komentet te Alaba në bisedime me klubet angleze, nuk e kënaq oferta e Real Madrid-it Janë të Mbyllura

​4 të vdekur dhe 568 raste me COVID-19

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste pozitive. Ky numër paraqet shifrën më të madhe të rasteve pozitive ditore këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 233 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë ...
Komentet te ​4 të vdekur dhe 568 raste me COVID-19 Janë të Mbyllura

Kupa e Mbretit, Barcelona kërkon ‘remontadan’ kundër Sevillës

Sport
Barcelona dhe Sevilla do të takohen për herë të dytë brenda katër ditëve, ndërsa brenda këtij muaji ky do të jetë takimi i tretë i tyre, ku sot zhvillohet ndeshja e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit. 30-të herë fituesit e kësaj gare do të kërkojnë të bëjnë “remontadan” kundër Sevillës, ku kjo e fundit udhëheq me rezultat 0:2, nga ndeshja e parë, përcjell KosovaPress. Pas humbjes në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së me rezultat 4:1, skuadra e Ronald Koeman shpresat i ka tek Kupa e Mbretit, që këtë sezon të sigurojnë të paktën një ...
Komentet te Kupa e Mbretit, Barcelona kërkon ‘remontadan’ kundër Sevillës Janë të Mbyllura

​Izedin Bytyqi lirohet nga detyra e sekretarit në MI

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është liruar nga kjo detyrë dhe ndaj tij është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore. Kështu kanë njoftuar MI nëpërmjet një komunikate për media. “Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin publik se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore”, thuhet në komunikatë. Tutje në komunikatë thuhet se “Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. ...
Komentet te ​Izedin Bytyqi lirohet nga detyra e sekretarit në MI Janë të Mbyllura