Ekzaminimet mjekësore të kryera për Matthijs de Ligt këtë mëngjes përjashtuan një dëmtim të muskujve, ka njoftuar skuadra e Juventusit. Mbrojtësi holandez nuk luajti në ndeshjen Juventus – Spezia të martën dhe u zëvendësua nga Gianluca Frabotta. “Ekzaminimet mjekësore të Matthijs De Ligt të kryera sot në J Medical kanë përjashtuar dëmtimet e muskujve dhe gjendja e tij do të monitorohet dita ditës,” thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit. Juventusi po përballet me një krizë dëmtimesh në mbrojtje pasi Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci janë të dëmtuar dhe Merih Demiral dhe De Ligt ishin mbrojtësit e vetëm në dispozicion përpara ndeshjes së mbrëmshme me Spezia, përcjellë KosovaPress. Është ...
Komentet te Lëndimi i De Ligt, dalin ekzaminimet mjekësore Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me biznesin anëtar “Vala Consulting” organizoi Sesionin Informues lidhur me raportimet financiare. Organizimi i Sesionit Informues erdhi si rezultat i kërkesave të vazhdueshme që Oda e Afarizmit të Kosovës ka pranuar nga bizneset anëtare, të cilat konsideruan që kanë nevojë të marrin më shume informata nga ekspertët për raportet financiare. Gjatë Sesionit Informues bizneset u informuan më detajisht për obligimet e bizneseve për raportime financiare pranë autoriteteve shtetërore në përmbledhje të vitit dhe cilat janë raportimet sipas tipit të bizneseve pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjithashtu, në fund të sesionit u sigurua hapësirë kohore për diskutim, në mënyrë që të trajtohen ...
Komentet te OAK organizoi Sesion Informues për raportimet financiare Janë të Mbyllura
Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19. Petrit Kllokoqi nga Shoqata e gastronomëve të Kosovës në një konferencë për media tha se sot kanë mbajtur një mbledhje emergjente, për kundërshtimin e masave antiCOVID-19. “Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19, është si pasojë e fushatës zgjedhore nga partitë politike dhe gastronomët nuk janë fajtorë. Kanë mbyllur sallat për dasma, dhe i kanë hapur vetë në fushatë për kalkulime politike”, tha ai. Kllokoqi tha se të hënën do të mbajnë një ...
Komentet te Gastronomët protestë të hënën, kërkojnë faljen e dënimeve Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në Magjistralen Gjilan-Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë. Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura ku edhe janë lënduar katër persona. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tregon se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor. “Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira 4 vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK ...
Komentet te Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit A.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. I pandehuri A.B dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar ka përfituar vlera të mëdha të parave duke i dëmtuar përfituesit e subvencioneve të cilëve Republika e Kosovës ua ka siguruar me qëllim të zhvillimit të bujqësisë. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 12 persona janë arrestuar më 24 shkurt, në aksionin policor që është zhvilluar ...
Komentet te Arrestimet për subvencione, një muaj paraburgim për njërin nga të pandehurit Janë të Mbyllura
Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqit dhe zyrtarja e lartë ekzekutive e KPK-së Marigona Berisha sot kanë dal para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinës. Seanca u mbajt në lidhje me kërkesën e Prokurorisë që të dyve t’i caktohet masa e paraburgimit si të dyshuar për veprat penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale dhe moslajmërim të veprës penale. E mbrojtja e dy të dyshuarve e ka kundërshtuar masën e paraburgimit, madje Prokurori gjatë kësaj seanca e ndryshoi kërkesën për të dyshuarën, Marigona Berisha nga ajo për paraburgim në atë për arrest shtëpiak pas ...
Komentet te Mbrojtja kundërshton masat e kërkuara nga Prokuroria për drejtorin e KPK-së dhe zyrtaren tjetër Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në Zyrën e OKB-së në Kosovë. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova. “Takova sot Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë. Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së. Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera”, ka shkruar Haradinaj./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj takon Ulrika Richardson: Bisedojnë për sfidat që po kalon vendi Janë të Mbyllura
Ish-Emisari Special i Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi ka goditur sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti. Grenell thotë se Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan duke përmendur George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Tuje ai nëpërmjet një shkrimi në Twitter thotë se Kurti është kundër Amerikës. “Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell. Grenell edhe të martën edhe të ...
Komentet te Grenell godet sërish Kurtin: Ai do të jetë sërish kundër Biden, është kundër Amerikës Janë të Mbyllura
Gigi Buffon thotë se ai mund të vazhdojë të luajë deri në vitin 2023, por nuk përjashton mundësinë e pensionit në fund të sezonit. Buffon u kthye në Juventus në vitin 2019 dhe kontrata e tij me “zonjën e vjetër” skadon në muajin qershor. “Shikoni, në kokën time, ka me të vërtetë një shenjë të ndalimit përfundimtar, një shirit maksimal, i cili është qershori i vitit 2023,” tha 43-vjeçari për “Guardian”. “Ky është maksimumi, me të vërtetë maksimumi. Por gjithashtu mund të ndaloj së luajturi pas katër muajve.” “Ata thonë se kur të arrish moshën time, rënia ndodh njëkohësisht, nga një moment në tjetrin. Nuk e besoj këtë. Unë ndiej ...
Komentet te Buffon zbulon kohën kur pritet te pensionohet Janë të Mbyllura
Lionel Messi tashmë është duke kërkuar një shtëpi në Francë përpara një lëvizje të mundshme në PSG, sipas raporteve më të fundit nga mediat franceze. Ylli i Barcelonës ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke shënuar 23 gola dhe regjistruar gjashtë asistime në të gjitha garat. Sidoqoftë, një largim nga “Nou Camp” mund të konkretizohet verën e ardhshme. Pasi arritën ta mbanin Messin në klub, me 33-vjeçarin që verën e kaluar shfaqi dëshirën e tij për t’u larguar, drejtuesit e Barcelonës shpresonin në një sezon pozitiv nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman, përcjell KosovaPress. Por megjithëse Barcelona është përmirësuar kohët e fundit, ata janë ende një ekip në ...
Komentet te Lionel Messi është duke kërkuar shtëpi në Paris Janë të Mbyllura