Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës Ambasadore Çitaku”, shkruhet në njoftimin e ministrisë. Njoftimin e ministrisë e ka publikuar edhe Çitaku e cila ka thënë se ishte nder për të që të shërbente ...
Komentet te Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore në ShBA Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi në një konferencë për media tha se sot kanë mbajtur një mbledhje emergjente, për kundërshtimin e masave antiCOVID-19. Kllokoqi tha se rritja e numrit të infektuar me COVID-19 nuk është për fajin e gastronomisë, por për shkak të tubimeve zgjedhore dhe për këtë janë kundër shtrëngimit të masave. Kllokoqi: Rritja e rasteve me virus është për fajin e partive politike Video “Konsultuam shumë ide për ...
Komentet te Gastronomët kundër masave shtrënguese: Rritja e rasteve për shkak të tubimeve zgjedhore Janë të Mbyllura
Albin Tahiri ka zënë vendin e 29-të në garën e Mariborit të Sllovenisë, disiplina e sllallomit të madh. Tahiri përfundoi me kohë 2:16.84 minuta pas dy lëshimeve. Atij për 0.12 të qindtat e sekondit nuk hyri në top-she edhe në lëshimin e parë. Në garë morën pjesë 43 garues, ku pesë prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Albini fitoi pikë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022. Ai u shpreh i lumtur me paraqitjen. “Pata një paraqitje të madhe sot. Mora 95 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), rezultat ky më i miri në disiplinat teknike për Kosovën këtë vit. Isha afër të hyja në top ...
Komentet te Albin Tahiri zë vendin e 29-të në garën e Mariborit Janë të Mbyllura
Barcelona është duke kaluar nëpër një sezon të komplikuar nën urdhërat e trajnerit Ronald Koeman. Edhe pse rezultatete e javëve të fundit janë shumë pozitive, klubi katalanas është pothuajse jashtë garës për titull në La Liga, e po ashtu ka pak gjasa që të vazhdojë tutje në Ligën e Kampionëve pas humbjes nga PSG në ndeshjen e parë me rezultat 4-1. Përtej rezultateve, klubi nuk po gjen rehati as në hierarkinë drejtuesve dhe se fundi ata ishin subjekt i një bastisjeje kur përfundoi në pranga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu. Barcelona si një klub duhet të shikojë në të ardhmen tani dhe sipas Pep Guardiolas, një ikonë e këtij klubi, ata ...
Komentet te Kriza e Barcelonës, reagon Guardiola: Kjo është zgjidhja që e shpëton klubin Janë të Mbyllura
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për pastrimin e parave, ndërsa e rendit Shqipërinë në vendet që bënë pak përpjekje për ta penguar fenomenin e paligjshëm dhe krimet financiare. “Shqipëria mbetet vulnerabël ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”, shkruhet në raport. DASH thekson se vendi ynë ka një ekonomi të gjerë të bazuar në para kesh dhe sektori informal, me remitanca të mëdha nga jashtë. “Të ardhurat kryesore gjenerohen nga krime si trafikimi i drogës, evazioni i taksave dhe kontrabanda”, thuhet më tej në raportin vjetor. Gjithashtu theksohet se organizatat shqiptare të krimit të organizuar ...
Komentet te Raporti për pastrimin e parave, DASH: Shqipëria bëri pak përpjekje për ta penguar Janë të Mbyllura
Një gjykatë në provincën lindore kineze Jiangsu ka vendosur sot në favor të një publicisti që e quante homoseksualizmi “çrregullim psikologjik” në një libër universitar. Sipas kopjeve të vendimit të 9 shkurtit, gjykata rajonale e Suyu në Suqian tha se përshkrimi vinte si rezultat i ‘diferencave të perceptimit’ por nuk ishte në fakt një gabim në trupin e njeriut. “Ndjehem e demoralizuar, sepse ata as nuk bënë një gjyq të vërtetë për ta vendosur” thotë aktivistja që ngriti padinë, e cila përdor vetëm pseudonimin XiXi. Në vitin 2017, XiXi paditi Shtypin Universitar të Jinan dhe rrjetin e publikimeve JD.com, për shpërndarje të informacioneve të rreme në një libër të 2013 ...
Komentet te Homoseksualizmi do të shpallet çrregullim psikologjik, vendos gjykata në Kinë Janë të Mbyllura
Banorët austriakë të moshës 65-vjeç e lart do të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca, pavarësisht pretendimeve fillestare për mungesë të dhënash në lidhje me efikasitetin e saj midis të moshuarve, njoftuan sot autoritetet shëndetësore. Vendimi vjen vetëm pak pasi Franca zgjeroi përdorimin e vaksinës për personat midis 65 dhe 75-vjeç. “Aktualisht, bëhet fjalë për shpejtësi dhe ne e dimë që vaksina AstraZeneca është gjithashtu efikase midis personave të moshuar”, tha për gazetarët Michael Binder, drejtori mjekësor i Shoqatës së Spitalit të Vjenës. Gjithashtu, sot, qeveria austriake tha se një shpërthim i variantit afrikano-jugor i COVID-19 në provincën Tirol do të luftohet nëpërmjet një vaksinimi masiv./Atsh/KosovaPress ...
Komentet te Edhe Austria fillon vaksinimin me AstraZeneca për mbi 65-vjeçarët Janë të Mbyllura
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, leku forcoi pozitat në raport me monedhën evropiane euron si dhe me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e “gjelbër” amerikane këmbehet me 102.27 lekë, ose 0.56 lekë më pak. Euroja u zhvlerësua lehtë me 0.01 lekë dhe këmbehet me 123.61 lekë. Ndërsa monedha britanike forcoi pozitat me 0.07 lekë, më shumë se ditën e martë, për t’u ngjitur sot në kuotën e 143.97 lekëve dhe franga zvicerane humbi 0.40 lekë duke zbritur në vlerën 111.64 lekë. /Atsh/KosovaPress ...
Komentet te Kursi i këmbimit, euroja dhe dollari zhvlerësohen në raport me lekun Janë të Mbyllura
Pas Francës me më shumë se 149.000 raste dhe Italisë me 112.000, Republika Çeke është vendi evropian që ka regjistruar numrin më të madh të infektimeve me COVID-19 (82.000) në javën deri më 28 shkurt, shtatë ditë që kanë shënuar një rritje të fortë të infektimeve në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas bilancit të fundit epidemiologjik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Republika Çeke ka një prej përqindjeve më të larta të infektimit në botë dhe ka kaluar pragun e 20.000 të vdekurve që prej fillimit të epidemisë. Këtë javë Praga është kthyer drejt Rusisë për të verifikuar mundësinë për marrjen e vaksinës Sputnik V. “Vaksinat nuk kanë ...
Komentet te Çekia, e treta në Evropë për numrin e infektimeve të reja Janë të Mbyllura
Në fshatin Shtedim të Podujevës është arrestuar i dyshuari për grabitje në Fushë Kosovë. 31 vjeçari A.H është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së konsiderueshme të parave në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovës më 26 tetor 2020. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot ka kryer një operacion të gjerë cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje. ...
Komentet te Arrestohet një person që grabiti pesë muaj më parë paratë që po transportoheshin në bankë Janë të Mbyllura