Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se 20 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 847 raste të reja dhe 777 pacientë janë shëruar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3268 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, ...
Komentet te Koronavirusi në Shqipëri, 20 viktima në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond të përbashkët për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave COVID-19. “Ne do të krijojmë një fond të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi dhe do të diskutojmë mundësinë e investimeve të përbashkëta në objektet e prodhimit të vaksinave,” tha ai në një konferencë shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrin danez Meta Frederiksen. Ai ftoi vendet e tjera të bashkohen me ta, raporton Reuters./KosovaPress ...
Komentet te Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond për zhvillimin e vaksinave Janë të Mbyllura
Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri tash janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm të subjekteve politike të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor. Mul Desku nga PZAP theksoi për KosovaPress, se deri në orën 17:00 në këtë Panel janë pranuar 15 ankesa kundër publikimit të rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja. Ai tha se pretendimet e këtyre kandidatëve janë se iu është bërë e pa drejtë me rezultatin zgjedhor. “Paraqitja e ankesave është në proces. Ankesa ka, deri tash i kemi pranuar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm për parregullsi eventuale nëse ka ...
Komentet te 15 ankesa adresohen në PZAP për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve Janë të Mbyllura
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi sot raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në raport theksohet fakti që shitblerja e votës të ndiqet penalisht, ndërsa po ashtu nënvizohet se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 do të jenë thelbësore për konsolidimin e demokracisë. Po ashtu më tej theksohet rëndësia e zbatimit të masave të reformës zgjedhore. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për integrimin në BE. Pretendimet për blerjen e votës duhet të ndiqen penalisht. Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej ...
Komentet te Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë Janë të Mbyllura
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso thuhet se është identifikuar si një shënjestër e mundshme për ta drejtuar skuadrën angleze Wolverhampton Wanderers. E ardhmja e trajnerit të Napolit në “Stadio Diego Maradona” duket e pasigurt dhe “Tuttomercatoëeb” pretendon se “Ujqërit” po studiojnë situatën dhe profilin e tij përpara sezonit 2021-22, përcjell KosovaPress. Gazeta pretendon se ish-trajneri i Milanit është më shumë se një ide për ekipin e Premier Ligës, i cili mund të jetë i gatshëm të zëvendësojë Nuno Espirito Santon pas fushatës aktuale. Gattuso zëvendësoi Carlo Ancelottin në dhjetor 2019 dhe fitoi Kupën e Italisë në sezonin e tij të parë me “Azzurrët”, por një sezon i vështirë dhe një ...
Komentet te Skuadra angleze e kërkon Gattuson si trajner Janë të Mbyllura
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ (AUV) ka ndërmarr një aksion në qytetin e Prizrenit për largimin nga tregu të mishit dhe produkteve të mishit pa kritere dhe dokumentacionin e duhur. Lamir Thaçi zëdhënësi i AUV-së tha për KosovaPress se kjo Agjenci sot ka konfiskuar rreth 800 kilogramë mish që nuk i plotësuan kushtet për tregtim. Ai tha se asgjësimi i këtyre produkteve do të bëhet në ditët në vijim. “Në një̈ koordinim të plotë të inspektorëve veterinarë të AUV-së dhe inspektorëve lokalë të komunës së Prizrenit u inspektuan të gjitha mishtoret në këtë qytet. Në secilin rast ku inspektorët hasen në mish dhe produkte mishi pa dokumentacion, i njëjti u ...
Komentet te AUV konfiskon rreth 800 kilogramë mish që nuk i përmbushin kriteret për tregtim Janë të Mbyllura
Një tërmet me fuqi 6.9 sipas shkallës Rihter tronditi Zelandën e Re sot, njoftoi Instituti Gjeofizik Amerikan, duke deklaruar se ishte lëshuar një paralajmërim për cunami. Tërmeti ndodhi 180 kilometra në verilindje të qytetit të Gisborne, në orën 2.27 të premten me kohën lokale (14.27 të enjten me kohën e Evropës Qendrore), në një thellësi relativisht të cekët prej dhjetë kilometrash. “Valët e cunamit që mund të arrijnë midis 0.3 dhe një metër janë të mundshme,” tha Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor, e cila është e vendosur në Havai, SHBA. Tërmeti u ndje fuqishëm në Ishullin Verior të Zelandës së Re dhe më shumë se 50.000 njerëz e ...
Komentet te Tërmet i fuqishëm në Zelandë të Re, alarm për cunami Janë të Mbyllura
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, në vazhdën e kauzës për të ndërtuar institucione demokratike që përfaqësohen nga politikanë që nuk kanë probleme me ligjin, ka identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë, të cilët kanë aktakuza aktive. Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë kandidatë. Prej tyre gjashtë kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ...
Komentet te IKD: Kuvendi do të përfaqësohet nga 14 kandidatë që kanë fituar vota për t’u bërë deputetë që kanë aktakuza aktive Janë të Mbyllura
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhje me kryetarë të degëve të kësaj partie. Pas takimit me kryetarët e degëve, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë favorit për liderin e ri të partisë. Mustafa para gazetarëve tha se nuk ka ende kandidaturë zyrtare për kryetar dhe se ato do të bëhen vetëm në Kuvendin e 14 marsit./KosovaPress ...
Komentet te Isa Mustafa: Nuk kam asnjë favorit për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura
Albin Tahiri ka kompletuar rezultatet e nevojshme për normën Olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, disiplina e sllallomit të madh në skijimin alpin. Skitari ynë doli i 23-ti në garën e sotme të mbajtur në Maribor të Sllovenisë. Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:16.76 minuta, për të fituar 82.24 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Në garë morën pjesë 50 garues, ku 10 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet. “Jam shumë i lumtur me garën e sotme. Kam përmirësuar rezultatin e sotëm për dallim nga dje (i 29-ti) dhe kam marrë 82.24 pikë të FIS-it, që është rezultati dukshëm më i mirë për Kosovën ...
Komentet te Albin Tahiri fiton normën Olimpike Pekin 2022, në disiplinën e sllallomit të madh Janë të Mbyllura