Qeveria italiane ka bllokuar eksportimin e vaksinave të zhvilluara nga Oksfordi dhe AstraZeneca për në Australi. Vendimi prek 250 mijë doza, që janë prodhuar në këtë shtet. Italia bëhet kështu vendi i parë i Bashkimit Evropian që përdor rregulloren e re, që lejon ndalimin e dërgesave nëse kompanitë nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj bllokut. Kjo lëvizje e qeverisë italiane është mbështetur nga Komisioni Evropian. AstraZeneca është drejt dorëzimit të vetëm 40% të vaksinave të dakorduara me BE-në për tre muajt e parë të këtij viti. Kompania thotë se problemet në prodhimin e dozave kanë shkaktuar këtë mungesë në plotësimin e kontratës./A2/KosovaPress ...
Komentet te Beteja për vaksinat, Italia bllokon dërgimin e mijëra dozave në Australi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Greqia konfirmoi 2.219 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 21 u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Deri më tani, Greqia ka një total të konfirmuar prej 199 496 infektimesh me SARS-CoV-2. Sipas të dhënave të konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 70 prej tyre janë të lidhur me udhëtimet nga jashtë dhe 2.695 me raste tashmë të regjistruara. EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 35 vdekje të tjera të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga shpërthimi i parë, në 6.632. Numri i pacientëve në ...
Komentet te Greqi: 2.219 raste të reja dhe 35 vdekje nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Suedia njoftoi sot se do të lejojë vaksinën antiCOVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike AstraZeneca për të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart, duke cituar të dhëna të reja. Muajin e kaluar, Agjencia suedeze e Shëndetit Publik tha se nuk do ta miratonte vaksinën për personat mbi 65-vjeç, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme nga kompania britanike-suedeze në lidhje me efikasitetin e vaksinës për këtë grup-moshë. Disa vende të tjera kanë miratuar një qëndrim të ngjashëm. “Tri studime të mëdha britanike sugjerojnë se vaksina e AstraZeneca ka një efekt të mirë mbrojtës edhe për personat e moshës 80-vjeç e lart dhe se efekti mbrojtës është i njëjtë me ...
Komentet te Suedia gati miratimin e vaksinës AstraZeneca për personat mbi 18-vjeç Janë të Mbyllura
Kina ka miratuar tri produkte të ilaçeve tradicionale kineze (TCM) për shitje për të ndihmuar në trajtimin e COVID-19. Sipas CNN, agjencia përdori një procedurë të posaçme miratimi për tri produktet, të cilat “ofrojnë më shumë mundësi për trajtimin COVID-19. Produktet bimore vijnë në formë të grimcuar dhe kanë origjinën e tyre në “recetat e lashta kineze”, thuhet në deklaratë. Ato u zhvilluan nga mjetet shëruese TCM që ishin përdorur herët në pandemi dhe që “u kontrolluan nga shumë akademikë dhe ekspertë në vijën e frontit”. Megjithatë, siguria dhe efektiviteti i tyre ende debatohet në Kinë, ku ka edhe mbështetës dhe skeptikë. Megjithëse shumë prej mjeteve shëruese në TCM janë ...
Komentet te Kina miraton shitjen e produkteve të mjekësisë tradicionale për të trajtuar COVID Janë të Mbyllura
Një grua e tronditur po kërkon ndihmë për të gjetur bashkëshortin e saj të humbur, i cili doli nga shtëpia për të shkuar në farmaci tre muaj më parë dhe nuk është parë më prej atëherë. 29-vjeçari Joshua Jones, punonjës pastrimi në Derbyshire, Britani, doli nga shtëpia mëngjesin e 12 dhjetorit për të shkuar në farmaci, por nuk u kthye më kurrë. Ai i kishte dhënë puthjen e lamtumirës djalit të tij Luke dhe i dërgoi një mesazh gruas Talia për t’i thënë “të dua pafundësisht”, para se të fikte telefonin e tij në ditën e zhdukjes. Burri ishte parë në një supermarket pak më vonë dhe më vonë nuk ...
Komentet te Gruaja kërkon ndihmë për burrin që u zhduk kur doli për ‘të shkuar në farmaci’ Janë të Mbyllura
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se përfaqësimi i një numri të madh të femrave në parlamentin e ardhshëm është për t’u përshëndetur, megjithatë ajo konsideron se duhet punë më e madhe që ky përfaqësim të mbërrij deri në 50 për qind. Ajo në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se Vetëvendosje do të ketë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, por ky numër, shtoi ajo, do të rritej nëse do të ishin eliminuar disa parregullsi me votat e mërgatës që janë identifikuar. Kusari-Lila tha se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të mirë demokratike dhe këtu qytetarët por edhe partitë politike, kanë luajtur ...
Komentet te Kusari-Lila: LDK e zgjodhi Thaçin president, tash duhet ta votojë Osmanin Janë të Mbyllura
Linja ajrore gjermane Lufthansa raportoi se e përfundoi vitin 2020 me një humbje rekorde neto prej 6.7 miliardë eurosh. Kompania tregoi se pas krizës së koronavirusit, ajo mund të ulte përgjithmonë të gjithë aeroplanët e vjetër. Të ardhurat e saj në vitin pandemik janë më shumë se përgjysmuar, në 13.59 miliardë euro. Humbja e rregulluar para interesit dhe taksave arriti në 5.45 miliardë euro. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, Lufthansa operoi me një humbje neto prej 1.14 miliard euro. Të ardhurat e saj u fundosën 71 për qind, në 2.59 miliardë euro. Kompania mori 9 miliardë euro ndihmë nga qeveria në Berlin në vitin 2020 dhe në fund ...
Komentet te Lufthansa me humbje rekorde prej 6.7 miliardë eurosh Janë të Mbyllura
Çmimet e naftës u ngritën më shumë se një dollar për fuçi sot pasi ministri saudit i Energjisë princi Abdulaziz bin Salman bëri thirrje për kujdes dhe vigjilencë rreth ndërprerjeve të furnizimit në të ardhmen në fillim të një takimi ministror midis Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj. Çmimet e naftës së papërpunuar brent të Detit të Veriut u rritën me 1.01 dollarë, ose 1.6 për qind, në 65.08 dollarë për fuçi në tregtinë deri në 14:43, ndërsa nafta e papërpunuar e WTI e SHBA u shtrenjtua me 84 centë ose 1.4 për qind, në 62.12 dollarë për fuçi, raporton Reuters. Ministrat e OPEC dhe ...
Komentet te Shtrenjtohet nafta pas apelit të ministrit saudit për kujdes Janë të Mbyllura
Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë favorit për liderin e ri të partisë. Duke i quajtur gënjeshtra të gjitha deklaratat se janë duke shtyrë përpara një kandidaturë të caktuar, Mustafa tha se vetëm në Kuvendin e 14 marsit do të zyrtarizohen pretedentët për të parin e LDK-së. Pas takimit me kryetarët e degëve, Mustafa para gazetarëve, tha se preferenca e vetme e tij është që kryetari i ardhshëm ta çojë LDK-në përpara si forcë fituese. Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së Video “S’ka preferenca, me çfarë të drejte jap preferenca një kandidati. Preferenca do të jap Kuvendi dhe ju ...
Komentet te Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Presidenti shkruan më tej se e ardhmja e Shqipërisë në BE kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. “Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes evropiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore ...
Komentet te Raporti për progresin, Meta: S’ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore Janë të Mbyllura